“Punë ka, por nuk ka profesionistë” - I njëjti refren edhe në Maqedoninë e Veriut

Paradoksi i tregut të punës në Maqedoninë e Veriut po bëhet çdo vit e më i dukshëm me papunësi e lartë nga njëra anë dhe mijëra vende të lira pune nga ana tjetër. Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave për tremujorin e tretë tregojnë se janë regjistruar 10.033 vende të lira pune, me një shkallë prej 2.02%, megjithëse qindra mijëra njerëz mbeten të papunë.
Referuar shifrave, numri më i madh i vendeve të lira është në industrinë përpunuese, e cila regjistron 103.821 vende të plotësuara, por kërkon ende fuqi punëtore. Në të njëjtën kohë, grupi më i madh i vendeve të lira 2.052 bie te profesionet elementare. Kjo sinjalizon qartë se tregu kërkon punëtorë për profesione bazike, manuale, teknike, ndërsa një pjesë e të papunëve kërkon punë që përputhet me arsimin e tyre formal ose pretendime më të larta për pozita administrative.
Në këtë drejtim papunësia nuk është vetëm mungesë e punës, por shpesh mungesë e aftësive të duhura. Mijëra persona nuk posedojnë trajnimin teknik që kërkohet në industrinë përpunuese, shërbimet ushqimore, apo zanate të caktuara. Arsimi profesional mbetet i nënvlerësuar dhe i pazhvilluar, duke prodhuar gjenerata me diploma por me aftësi të kufizuara praktike.
Sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka shkallën më të lartë të vendeve të lira pune 3.69%, ndoshta ngaqë ky sektor ka paga të ulëta, orare të gjata dhe kushte stresuese. Shumë qytetarë preferojnë të presin më gjatë për një punë më të mirë, të emigrojnë, ose të qëndrojnë në ekonominë joformale, sesa të punojnë në kushte që nuk ofrojnë dinjitet ekonomik.
Kërkesa e punëdhënësve për punëtorë “me përvojë”, por ofrimi i pagave minimale e thellon edhe më shumë hendekun apo këtë diskrepancë. Punëkërkuesit nuk janë të gatshëm të pranojnë një vend pune me pagë të ulët, ndërsa punëdhënësit shpesh nuk janë të gatshëm të ofrojnë kushte më të mira.
Maqedonia e Veriut ka një prej normave më të larta të migrimit të fuqisë punëtore në rajon. Shumë prej atyre që posedojnë aftësitë më të kërkuara zanatlinj, kuzhinierë, teknikë, punëtorë prodhimi, e deri tek mjekët, largohen drejt vendeve të BE-së për paga më të larta dhe kushte më të qendrueshme.
Ky trend e lë vendin me mungesë të punëtorëve në sektorët kyç dhe prodhon efektin paradoksal vendet e lira rriten, ndërsa cilësia e ofertës së punëtorëve bie.
Ekonomia e vendit mbështetet ende fort në sektorë si industria përpunuese apo shërbimet ushqimore, të cilat nuk gjenerojnë paga të larta. Inovacioni, teknologjia e lartë dhe industritë kreative janë të pazhvilluara. Për pasojë, vendi prodhon shumë vende pune por pak vende të mirëpaguara duke krijuar pakënaqësi dhe rezistencë te punëkërkuesit.
Edhe politikat e shtetit kanë rolin e tyre. Programet e trajnimit shpesh nuk janë të koordinuara me nevojat reale të tregut, ndërsa ka mungesë të orientimit profesional në shkolla dhe një distancë mes arsimit dhe industrisë.
Meta, nën “lupën” e BE-së - Kompania do të hetohet për përdorimin e IA në Whatsapp
Brukseli ka nisur një hetim të ri ndaj Meta Platforms për mënyrën se si kompania ka vendosur funksionet e inteligjencës artificiale në WhatsApp, njoftoi......
Bonusi i pensionistëve, Rama: Në 3 ditët e para 96.292 qytetarë tërhoqën përfitimin
Në 3 ditët e para 96.292 pensionistë kanë tërhequr përfitimin e fundvitit, I njohur ndryshe edhe si bonusi I pensionistëve. SHifërn e ka publikuar nërrjetet......
“Cashless Albania 2030”, nisma synon të rrisë përdorimin e pagesave digjitale nga qytetarët dhe bizneset
Shqipëria po hedh hapat drejt një ekonomie gjithnjë e më digjitale, përmes një programi kombëtar që synon të lehtësojë pagesat për qytetarët dhe bizneset dhe......
Kreditë për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë, Malaj: Investim strategjik për lidhje ndërkombëtare
Kuvendi pritet të miratojë sot dy marrëveshje kredie dhe një marrëveshje granti për financimin e një prej projektet më të rëndësishme hekurudhore, siç është......
Parku fotovoltaik solar i KESH-it në Belsh, marrëveshja e garancisë kalon në Kuvend
Ministri I Financave Petrit Malaj, u ka kërkuar deputetëve në Kuvend miratimin e marrëveshjes së garancisë me BERZH për ndërtimin e një parku fotovoltaik......
Ministri Salla takim me përfaqësues të Bankës Botërore për ecurinë e projektit CRAD
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, zhvilloi sot një takim pune me z. Sameh Naguib Wahba, Drejtor Rajonal i Praktikës për Planetin në......
Adoleshentët, përballë teknologjisë - A është zgjidhje bllokimi i rrjeteve sociale?
Përdorimi I rrjeteve sociale nga adoleshëntët është kthyer në një problem global. Shumë vende po tentojnë t’i ndalojnë për të miturit, duke vendosur limit......
Cilat janë katër prioritetet e tregtisë rajonale? - Shqipëria merr drejtimin e CEFTA-s në 2026
Shqipëria pritet të marrë Presidencën e Radhës së CEFTA-s në vitin 2026. Por cfarë është CEFTA? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë për Evropën Qendrore (CEFTA),......





