Grekët pensionohen të “rinj” - Mosha e daljes në pension mbetet nën mesataren evropiane

Mosha e daljes në pension në Greqi ka qenë deri më sot një nga më të ulëtat në botë. Reformat e zbatuara vitet e fundit në sistemin e sigurimeve shoqërore të vendit, të nxitura nga kriza e borxhit dhe plakja e popullsisë, po çojnë tani në një rritje të konsiderueshme të moshës. Megjithatë, duke nisur nga një bazë e ulët, duket se ajo do të vazhdojë të mbetet nën mesataren ndërkombëtare.
Punëtorët që dolën në pension në vitin 2022 me vite të plota pune ishin 62 vjeç. Ndërsa ata që hynë në tregun e punës në vitin 2022 do të dalin në pension në moshën 66-vjeçare. Edhe pse do të kërkohen 44 vite pune për t’u tërhequr nga tregu, në vend të 40 viteve aktuale, mosha e daljes në pension në Greqi do të jetë e 13-ta më e ulët ndër 29 vendet e përfshira në raportin e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).
Kufiri i moshës 62 vjeç në Greqi ka qenë më i ulëti deri më tani, së bashku me atë të Sllovenisë dhe Luksemburgut. Rritjen e moshës së pensionit e udhëheq Danimarka, që do ta çojë kufirin nga 67 në 74 vjeç. Italia dhe Estonia ndjekin nga pas, me një rritje nga 64 në 71 vjeç.
Për shkak të ndryshimeve demografike të popullsisë në dekadat e fundit, shpenzimet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta për pensione në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian përbëjnë një pjesë gjithnjë e më të madhe të shpenzimeve totale qeveritare.
Ruajtja e popullsisë së Evropës në nivelet aktuale dhe rrjedhimisht qëndrueshmëria e përgjithshme e sistemeve të sigurimeve shoqërore është arritur falë emigracionit, që nga vitet 1990 ka kompensuar rënien natyrore të popullsisë. Sipas një studimi të qendrës kërkimore Bruegel, pa emigracion, popullsia e BE-së tashmë do të ishte në rënie të shpejtë.
Kompanitë gjermane “financojnë” luftën në Ukrainë - I kanë paguar 1.7 miliardë euro taksa Kremlinit që nga fillimi i konfliktit
Kompanitë gjermane kanë paguar pothuajse 1,72 miliardë euro taksa për Kremlinin që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, mjaftueshëm për të financuar......
Rritet deficiti tregtar në Malin e Zi - Eksportet mbulojnë vetëm 12,6% të importeve
Tregtia e jashtme totale e Malit të Zi për periudhën janar-shtator 2025 arriti në 3,69 miliardë euro, sipas të dhënave paraprake nga Administrata e......
Investimet në ndërtim marrin “hov”/ Fluksi i huave arrin nivel të lartë në shtator të vitit 2025
Sektori i ndërtimit në Shqipëri po dëshmon vitalitet, duke reflektuar një besim të shtuar nga bizneset private në potencialin e tij afatgjatë. Të dhënat më......
Operacioni “Posta e Rreme”/ Arrestohen 2 shtetas kinezë. Mashtronin qytetarët shqiptarë
Goditet një grup i huaj që mashtronte qytetarët shqiptarë përmes faqeve të falsifikuara të Postës Shqiptare. Vihen në pranga dy shtetas kinezë. Sekuestrohen......
“Sigurimet në rritje, por tregu mbetet i përqendruar”/ AMF: Ai i detyrueshëm përbën 61.8% të totalit. Jo-jeta, po ashtu dominon
Tregu i sigurimeve në Shqipëri po njeh rritje të qëndrueshme, por mbetet thellësisht i varur nga sigurimi i detyrueshëm i automjeteve. Të dhënat më të fundit......
Një vit nga aksidenti i Novi Sadit në Serbi Qytetarët shpërthejnë në protesta. Vuçiç: Nuk do të ketë ndryshim qeverie
Dhjetëra mijëra studentë dhe kundërshtarë të presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u mblodhën në qytetin verior të Novi Sadit për të zhvilluar një......
Doganat, për çdo procedurë shpenzohet 0.23 ditë më pak/ Ulet koha e përpunimit në kufi, 41 shërbime ofrohen online
Procedurat doganore janë lehtësuar ndjeshëm për bizneset, duke reduktuar burokracitë dhe kohën e tyre të pritjes. Dogana Shqiptare ka njoftuar përmirësime......
Mali i Zi, anëtarësimi në SEPA kursen 38 mln euro/ Transferta më të shpejta e më të lira për individët, bizneset
Duke u bashkuar me Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), Mali i Zi është bërë pjesë e bërthamës financiare të Bashkimit Evropian. Kjo i lejon qytetarët......





