Europa Postuar më 23 Qershor 2026, 10:56

Dëshirojnë ribashkimin me BE - 3 në 5 britanikë të gjeneratës Z do të donin një votim të ri

Nga Dorian Koça

Dëshirojnë ribashkimin me BE - 3 në 5 britanikë të

Një brez britanikësh të rinj që u përjashtuan nga referendumi i vitit 2016 për shkak të moshës së tyre, tani besojnë se Brexit ka dështuar, me shumicën që kërkon një votim të ri për t'u ribashkuar me BE-në, tregojnë sondazhet. Britanikët e Gjeneratës Z shfaqin pakënaqësi të thellë me largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, sipas një sondazhi me të rinjtë e moshës 18 deri në 28 vjeç të kryer nga organizata thinktank “More in Common”.

Të dhënat tregojnë se 60% e këtij grupi do të votonin për t'u ribashkuar me bllokun nëse do t'u jepej mundësia, krahasuar me 9% që do të votonin për të qëndruar jashtë. Kur filtrohen rezultatet për t’u përqendruar vetëm tek ata që mund të hedhin votën në një referendum të dytë hipotetik, diferenca bëhet e thellë, me kampin pro-BE që dëshiron të qëndrojë/ribashkohet me BE-në duke marrë 81% të votave kundrejt vetëm 19% për qëndrimin jashtë.

Studimi “More in Common”, i cili anketoi 440 të rinj në të gjithë Britaninë, tregon se 50% e britanikëve të gjeneratës Z e kategorizojnë Brexit-in si një dështim. Në të kundërt, vetëm 16% e shohin projektin si një sukses, ndërsa 34% mbeten të pavendosur.

Ndërsa ekziston një konsensus se gjendja aktuale nuk po funksionon, të rinjtë britanikë janë të ndarë nëse projekti kishte të meta konceptuale apo ishte shkatërruar nga klasa politike. Rreth 37% besojnë se Brexit mund të kishte funksionuar mirë, por u “shkatërrua nga politikanët” që e trajtuan keq, ndërsa 29% argumentojnë se projekti “nuk do të funksiononte kurrë” që nga fillimi.

Vetëm 11% pohojnë se Brexit ka funksionuar mirë deri më tani, dhe 23% nuk ​​shprehën asnjë mendim.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat