Mbështetje teknike të programit “100 Fshatrat” - FSHZH hap garën për projektimin dhe mbikëqyrjen e investimeve

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e garës për mbështetje për programin operacional 2025-2028: Shërbime Konsulence, projektimi dhe mbikëqyrje për investimet e programit “100 Fshatrat”. Fondi limit i përllogaritur arrin 56 milionë e 630 mijë lekë.
Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, do të përcaktohen hapat dhe standardet për ofrimin e shërbimeve të projektimit dhe mbikëqyrjes, me qëllim garantimin e cilësisë së investimeve, përputhshmërinë me legjislacionin në fuqi dhe realizimin korrekt të projekteve që do të financohen në zonat rurale.
Ndërkohë, do të mbështetet zbatimi i Programit Operacional për periudhën 2026-2029, duke financuar shërbimet teknike dhe procedurale të nevojshme për realizimin e investimeve të planifikuara. Në dokument theksohet se, paketa e shërbimeve synon maturimin e ideve të projekteve dhe transformimin e kërkesave të identifikuara në projekte të zbatueshme, në përputhje me standardet teknike dhe kërkesat e planifikimit, si dhe me nevojën për garantimin e cilësisë së investimeve publike.
Referuar dokumentit, shërbimet e projektimit dhe mbikëqyrjes do të përcaktohen në fazën e dytë të minikonkurseve, çka do të thotë se jo të gjitha shërbimet e parashikuara në kontratën kuadër do të aktivizohen domosdoshmërisht. Në varësi të nevojave konkrete, paketat e shërbimeve do të ndahen sipas fazave specifike të projekteve dhe mund të përfshijnë vetëm projektim, vetëm mbikëqyrje ose një kombinim të të dyja këtyre komponentëve.
Në pjesën e projektimit, do të përfshihet hartimi i masterplaneve, përgatitjen e termave të referencës, projekte teknike të detajuara për investimet në infrastrukturë dhe zhvillim urban, përmirësim tw konektivitetit, ndërtim dhe rehabilitim tw rrugëve dhe urave, furnizim me energji elektrike, rrjetet telefonike dhe teknologjitë e informacionit. Gjithashtu bëjnë pjesë edhe ndërhyrjet në rikualifikimin e shesheve urbane, si dhe projekte për mbrojtjen nga erozioni detar dhe lumor apo trajtimin e ujërave.
Paketa përfshin gjithashtu projektimin e objekteve civile dhe publike, duke filluar nga ndërtesat rezidenciale dhe industriale deri te objektet sportive, kulturore dhe publike.
Një tjetër komponent i rëndësishëm lidhet me teknologjinë dhe inovacionin. Dokumentet parashikojnë mbështetje për projektimin e objekteve industriale dhe teknologjike, sistemeve të informacionit, objekteve ekologjike dhe miqësore me mjedisin, si dhe investimeve me eficiencë energjetike. Në fokus do të jenë edhe impiantet industriale e mekanike, sistemet e automatizuara, impiantet e trajtimit të ujërave, si dhe projektet që lidhen me përpunimin e bimëve medicinale, përpunim qumështi, blegtori, bujqësi etj.
Nxehtësia mund të shkaktojë ndërprerje të energjisë - Cilat vende janë më të ekspozuara në Evropë?
Rrjeti energjetik i Evropës po vihet në provë, ndërsa kontinenti po përjeton valën e tretë të të nxehtit të vitit. Parashikuesit e motit paralajmërojnë se......
Makinat kineze “pushtojnë” Evropën - Kërkesa për automjete elektrike fuqizon tregun
Kërkesa për makina elektrike vijoi të mbështesë rritjen në tregun e automjeteve në Evropë në maj, duke u lejuar markave kineze të zgjerojnë pjesën e tyre,......
Brexit pas 10 viteve - Si ndryshoi ekonomia dhe politika e Mbretërisë së Bashkuar
Më 23 qershor 2016, britanikët iu drejtuan kutive të votimit për të votuar nëse do të qëndronin. ose jo në Bashkimin Evropian. Një rezultat tronditës doli......
Konkurrencë e fortë për energji nga Azia - Evropa mund të përballet me çmime më të larta të gazit natyror
Evropa po përballet me konkurrencë në rritje nga Azia për furnizime të kufizuara me gaz natyror, ndërsa rezervat kombëtare po pakësohen dhe kërkesa rritet......
Cila do të jetë sfida e bizneseve për në BE? Bajraktari: Tregu europian kërkon cilësi të qëndrueshme, jo vetëm certifikata
Anëtarësimi në Bashkimin Europian do t’u hapë bizneseve shqiptare akses në një treg me qindra milionë konsumatorë, por do t’i vendosë ato përballë kërkesave......
Sa birrë prodhon Shqipëria në vit? Renditemi në vend të 110-të në botë me mbi 75 milionë litra
Shqipëria prodhoi rreth 75.3 milionë litra birrë gjatë vitit 2024, duke u renditur në vendin e 110-të në botë sipas raportit më të fundit për vitin......
Kuvendi, 11 rekomandime për BSH - Fokus tek përshtatja me acquis europian dhe siguria kibernetike
Kuvendi i ka bërë 11 rekomandime Bankës së Shqipërisë, për t’u plotësuar gjatë vitit 2026. Kryetarja e Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave,......
Sa kushton teknologjia në Shqipëri? Indeksi i Eurostat tregon një treg me kosto më të ulët se mesatarja europiane
Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, niveli i çmimeve për kategorinë Software në Shqipëri rezulton më i ulët se mesatarja e Bashkimit Europian.......



