6,500 vende pune të lira në të gjithë vendin - Nga inxhinierët, te kamarierët. Punë për çdo nivel kualifikimi

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se janë 6,500 vende të lira pune të shpallura në portalin puna.gov.al.
Qindra pozicione pune në sektorë të ndryshëm janë të hapura për aplikim, duke krijuar mundësi punësimi për individë me nivele të ndryshme arsimore dhe profesionale.
Sipas AKPA- së, mes vendeve të lira të punës përfshihen pozicione si ekonomist, menaxher, specialist komunikimi, inxhinier mekanik, zhvillues softuerësh, nëpunës zyre, inxhinier civil, nëpunës finance, drejtues në tregti dhe inxhinier i elektroteknologjisë.
Ndërkohë, kërkesa e tregut të punës mbetet e lartë edhe për profesione të tjera që nuk kërkojnë një nivel të lartë kualifikimi apo një diplomë universitare, ku renditen zanate e profesione, si punonjës pastrimi, punëtor ndërtimi, ndihmës-kuzhinier, rrobaqepës, sistemues malli, prodhues këpucësh, kamarier, shitës në dyqane, shofer i mjeteve të rënda, kuzhinier dhe banakier.
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë online në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë përmes portalit puna.gov.al, ku mund të konsultojnë ofertat e punës sipas profilit dhe kualifikimeve që zotërojnë.
Për qytetarët që kanë nevojë për mbështetje gjatë procesit të aplikimit, ofrohet asistencë pranë zyrave të punës në të gjithë vendin. Gjithashtu, të interesuarit mund të kontaktojnë institucionin përmes emailit ose WhatsApp-it për çdo informacion.
Portali i punësimit është një nga instrumentet kryesore për ndërmjetësimin mes punëkërkuesve dhe bizneseve, duke lehtësuar aksesin në mundësi të reja punësimi në sektorë të ndryshëm.
Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen monedhat e huaja
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rritje të vlerës edhe këtë të martë pasi krahasuar me një ditë më parë është blerë këtë mëngjes me 81.8 lekë dhe është......
Mbështetje teknike të programit “100 Fshatrat” - FSHZH hap garën për projektimin dhe mbikëqyrjen e investimeve
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e garës për mbështetje për programin operacional 2025-2028: Shërbime Konsulence, projektimi dhe mbikëqyrje për......
Nxehtësia mund të shkaktojë ndërprerje të energjisë - Cilat vende janë më të ekspozuara në Evropë?
Rrjeti energjetik i Evropës po vihet në provë, ndërsa kontinenti po përjeton valën e tretë të të nxehtit të vitit. Parashikuesit e motit paralajmërojnë se......
Makinat kineze “pushtojnë” Evropën - Kërkesa për automjete elektrike fuqizon tregun
Kërkesa për makina elektrike vijoi të mbështesë rritjen në tregun e automjeteve në Evropë në maj, duke u lejuar markave kineze të zgjerojnë pjesën e tyre,......
Brexit pas 10 viteve - Si ndryshoi ekonomia dhe politika e Mbretërisë së Bashkuar
Më 23 qershor 2016, britanikët iu drejtuan kutive të votimit për të votuar nëse do të qëndronin. ose jo në Bashkimin Evropian. Një rezultat tronditës doli......
Konkurrencë e fortë për energji nga Azia - Evropa mund të përballet me çmime më të larta të gazit natyror
Evropa po përballet me konkurrencë në rritje nga Azia për furnizime të kufizuara me gaz natyror, ndërsa rezervat kombëtare po pakësohen dhe kërkesa rritet......
Cila do të jetë sfida e bizneseve për në BE? Bajraktari: Tregu europian kërkon cilësi të qëndrueshme, jo vetëm certifikata
Anëtarësimi në Bashkimin Europian do t’u hapë bizneseve shqiptare akses në një treg me qindra milionë konsumatorë, por do t’i vendosë ato përballë kërkesave......
Sa birrë prodhon Shqipëria në vit? Renditemi në vend të 110-të në botë me mbi 75 milionë litra
Shqipëria prodhoi rreth 75.3 milionë litra birrë gjatë vitit 2024, duke u renditur në vendin e 110-të në botë sipas raportit më të fundit për vitin......



