Bota Posted on 2024-12-23 14:01:00

Trump kërkon kontrollin e Kanalit të Panamasë - Presidenti i SHBA-së, i shqetësuar për tarifat e larta dhe ndikimin kinez

From Kristi Ceta

Trump kërkon kontrollin e Kanalit të Panamasë - Presidenti i

Presidenti i zgjedhur Donald Trump kërcënoi të rikthejë kontrollin e SHBA-së mbi Kanalin e Panamasë, duke akuzuar Panamanë për tarifa të tepërta gjatë kalimit në atë zonë të Amerikës Qendrore.

Trump tha gjithashtu se nuk do të lejojë që kanali të bjerë në "duart e gabuara", duke paralajmëruar për ndikimin e mundshëm kinez.

"A ka dëgjuar dikush ndonjëherë për Kanalin e Panamasë? Sepse po na vjedhin në Kanalin e Panamasë, ashtu si kudo tjetër”. Komentet e tij ishin një shembull jashtëzakonisht i rrallë i një lideri amerikan që thoshte se mund të shtynte një vend sovran të dorëzonte territorin. Deklarata gjithashtu nënvizoi një ndryshim të pritshëm në diplomacinë amerikane nën drejtimin e Trump, i cili historikisht nuk i është shmangur kërcënimit të aleatëve dhe përdorimit të retorikës luftarake me homologët.

“Kanali iu dha Panamasë dhe popullit të Panamasë, por ka dispozita”, tha Trump për kanalin, i cili dikur ishte në pronësi të Shteteve të Bashkuara, por që iu dorëzua Panamasë dekada më parë. “Nëse nuk ndiqen parimet morale dhe ligjore të këtij gjesti madhështor të dhënies, atëherë ne do të kërkojmë që Kanali i Panamasë të na kthehet plotësisht, shpejt dhe pa diskutim,” shtoi presidenti amerikan.

Kina nuk ka kontoll mbi kanalin, por një degë e CK Hutchison Holdings me bazë në Hong Kong, ka menaxhuar prej kohësh dy porte të vendosura në hyrjet e Karaibeve dhe Paqësorit.

Shtetet e Bashkuara ndërtuan pjesën më të madhe të kanalit dhe administruan territorin përreth për shumë dekada. Por SHBA dhe Panamaja nënshkruan një marrëveshje në 1977 që hapi rrugën për kthimin e kanalit në kontrollin e plotë të Panamasë. Uashingtoi dorëzoi kontrollin e kalimit në 1999 pas një periudhe administrimi të përbashkët.

Rruga ujore, e cila lejon kalimin e deri në 14,000 anijeve në vit, përbën 2.5% të tregtisë globale në det dhe është kritike për importet amerikane të makinave dhe mallrave komerciale nga Azia, si dhe për eksportet e mallrave të SHBA-së, duke përfshirë gazin natyror të lëngshëm.

Poll

Poll

Live TV

Latest news
All news

Most visited