Meta prezanton asistentin e ri të “IA” - Kompania sfidon rivalët me mjetet e reja inovatore
Meta, kompania mëmë e Facebook, ka prezantuar hapat e saj të ardhshëm në fushën e inteligjencës artificiale. Kreu Mark Zuckerberg u shfaq në skenë gjatë konferencës së parë të kompanisë në Kaliforni për zhvilluesit e inteligjencës artificiale.
Ai zbuloi një ndërfaqe të re programimi aplikacionesh, ose API, e cila u lejon programuesve të ndërtojnë më lehtë produkte të inteligjencës artificiale, duke përdorur modelin Llama të Meta-s.
Zuckerberg tha se ata do të jenë në gjendje të personalizojnë dhe integrojnë pjesët më të mira të chatbot-ëve rivalë. "Pra, nëse një model tjetër si DeepSeek është më i mirë, nëse Qwen është më i mirë në diçka, atëherë tani si zhvillues, ju keni mundësinë të merrni pjesët më të mira të inteligjencës nga modelet e ndryshme dhe të prodhoni pikërisht atë që ju nevojitet."
Meta nuk tha se sa do të kushtonte mjeti i ri, që aktualisht është i disponueshëm për klientë të zgjedhur. Rivali OpenAI, krijuesi i ChatGPT, siguron pjesën më të madhe të të ardhurave të tij nga ndërfaqe të tilla.
Meta gjithashtu lançoi një aplikacion të ri të që do të shërbejë si asistent i inteligjencës artificiale. Drejtori i Produkteve Chris Cox tha se një përparësi ishte që bot-i i ri të tingëllonte natyrshëm:
“Ne ishim shumë të përqendruar në përvojën e zërit, ndërfaqen më natyrale të mundshme, kështu që u përqendruam shumë në vonesën e ulët dhe zërin shumë ekspresiv. Përvoja është e personalizuar, kështu që ju mund të lidhni llogaritë tuaja në Facebook e Instagram dhe asistenti do të ketë një ide të përafërt të interesave tuaja, bazuar në historikun tuaj të ndërveprimit.”
Reuters ka raportuar më parë se Meta planifikon të testojë një shërbim abonimi me pagesë për chatbot-in e saj të inteligjencës artificiale në tremujorin e dytë.
Sondazh

Si është mbyllur ky muaj për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë muaj negativisht pasi ka pësuar në mënyrë të vazhdueshme zbritje të kuotës teksa është blerë këtë mëngjes me 86.1 lekë dhe......

Drejtësi miqësore ndaj fëmijëve/ Premtimi i PS: Një institut për t’i kthyer të miturit në rrugën e drejtë
Partia Socialiste ka premtuar gjatë fushatës se do të vërë në funksion Institutin e të Miturve në konflikt me ligjin, si pjesë e angazhimit për një drejtësi......

KQZ nis testimin e votimit dhe numërimit elektronik - Celibashi: Mbërrijnë mbi 70 mijë vota të emigrantëve
“Në bashkinë e Vorës dhe Njësinë 10 në Tiranë, në zgjedhjet paralemtare të 11 majit, qytetarët do të kenë mundësinë të votojnë përmes procesit elektronik.......

Trump u jep një “dorë” prodhuesve të makinave - Planifikon të lehtësojë ndikimin e tarifave mbi industrinë vendase
Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të ndërmarrë veprime për të lehtësuar ndikimin e tarifave të tij mbi prodhuesit amerikanë të makinave, thotë një......

Zhvillimi i sektorit energjetik - Rama: Investimet në centrale dhe rrjet elektrik garantojnë pavarësinë energjetike
Arritjet dhe planet për zhvillimin e sektorit energjetik ishin në fokus të një takimi të zhvilluar me investitorë në burime të rinovueshme të energjisë,......

Maturantët, në proces simulimi për zgjedhjet - Nxënësit e “Qemal Stafës” ushtrohen në prani të ndërkombëtarëve
Nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa”, në Tiranë, të cilët janë votues për herë të parë organizuan një proces të simuluar votimi. Përmes këtij procesi, nxënësit......

Makinat kineze “shkelin gazin” - Modelet e reja dominojnë tregun vendas, Evropa pëson rënie të shitjeve
Gjithçka erdhi për shkak të pandemisë. Nëse para Covid vetëm 36% e kinezëve zgjidhnin makina nga markat kombëtare, në më pak se tre vjet ka ndodhur një......

Kredia për ekonominë arrin në 864 mld lekë - BSH: Bizneset kontribuan më tepër në rritjen e stokut
Kredia për ekonominë ka vijuar të rritet me ritme të shpejta edhe në 3 muajt e parë të 2025. Sipas shifrave të sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë, kredia......