Bota Postuar më 18 Korrik 2026, 11:09

Apple kalon Nvidia si kompania më e vlefshme në botë - Investitorët besojnë te strategjia e kompanisë për Inteligjencën Artificiale

Nga Lidion Kulla

Apple kalon Nvidia si kompania më e vlefshme në botë -

Apple ka rifituar titullin si kompania më e vlefshme në botë, duke kaluar Nvidia ndërsa investitorët u bënë më të sigurt për strategjinë e saj të inteligjencës Artificiale. Aksionet e Nvidia ranë deri në 4% në sesionin e së premtes, pasi shqetësimet për vlerësimin e aksioneve të inteligjencës artificiale nxitën tregun, duke i dhënë kompanisë një vlerësim prej rreth 4.8 trilion dollarë, pak më poshtë se 4.9 trilion dollarë që vlerësohet Apple.

Më vonë, kompania i rikuperoi humbjet, ndërsa në orën e mbetura të tregtisë Apple dhe Nvidia konkurronin kokë më kokë për vendin e parë. Aksionet e Nvidia janë rritur me më shumë se 1,200% që nga janari i vitit 2023, duke u rritur nga 14.86 dollarë, që është çmimi i rregulluar pas ndarjes së aksioneve, në rreth 205 dollarë aktualisht. Kompania realizoi një ndarje të aksioneve në raportin 10 me 1 në qershor të vitit 2024.

Nvidia u bë kompania më e vlefshme në botë në vitin 2025, e nxitur nga bumi i inteligjencës artificiale, pas lançimit të ChatGPT në nëntor të 2022. Fillimisht të projektuara për videolojëra, njësitë e përpunimit grafik (GPU) të Nvidia janë bërë hardueri kryesor i përdorur në qendrat e të dhënave të inteligjencës artificiale për të trajnuar modele të mëdha gjuhësore të zhvilluara nga kompani të tilla si OpenAI, Anthropic dhe Google.

Megjithatë, në javët e fundit, analistët kanë filluar të dyshojnë nëse investimet masive në çipat dhe softuerët e Nvidias do të japin rezultate, ndërsa produktet e reja të inteligjencës artificiale do të dalin në treg. Këto pikëpyetje janë intensifikuar ndërsa krijuesi i ChatGPT, OpenAI, dhe rivali i tij Anthropic, dy nga kompanitë private më të vlefshme në histori, kanë aplikuar që të bëhen publike.

Ndërkohë, besimi i investitorëve tek Apple është forcuar në javët e fundit, duke i rritur aksionet e saj me rreth 20% që nga fundi i qershorit. Apple gjithashtu prezantoi një version të ridizajnuar të Siri, duke marrë vlerësime shumë pozitive.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat