“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, financim për bizneset - Rama: Deri në 2 mln euro mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Mbështetje financiare për bizneset e vogla dhe të mesme, me synimin që ato të zgjerojnë aktivitetin dhe të kalojnë në një nivel të ri investimesh.
Ky është objektivi i programit të qeverisë “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, i prezantuar gjatë një takimi të kryeministrit Edi Rama me sipërmarrës dhe përfaqësues të sistemit bankar. Kreu i qeverisë deklaroi se një risi e programit do të jetë financimi i shoqërive të përbashkëta mes bizneseve, ndërsa rezultatet e tij do të monitorohen nga një grup i posaçëm pune.
“Element i ri i programit është mbështetja e shoqërive të përbashkëta. Taskforcë e përbërë nga përfaqësues së qqeverisë, nga shoqata e bankace, për të anbalizuar në mënyrë periodike rezultatet dhe për të parë se ku ka nevojë për ndërhyrje programi. Ne jemi gati të shkojmë deri në 1 miliardë euro mbështetje. Ne jemi gati të shkojmë deri në 1 miliard euro mbështetje. 1 miliard euro për sipërmarrjen e vogël dhe të mesme, që askush mos të thotë se nuk kam mbështetje financiare, për të bërë plan. Ama duhet të ketë plan. Këto janë para njësoj si ato që vijnë nga BE. Kushdo që ka një ide biznesi, të aplikojë e do marrë 2 milionë euro me kredi me interes vetëm 2-3%. Ajo që ne synojmë me këtë program është që t'u japim krah ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që të dyfishohen. Ato që janë të mesme të rriten dhe të bëhen thuajse të mëdha, ato që janë të vogla të bëhen të mesme”.
Bizneset që plotësojnë kriteret do të mund të përfitojnë financim me kushte të lehtësuara dhe mbulim deri në 70% të kredisë përmes garancisë sovrane të qeverisë.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se është zgjatur edhe afati i financimit deri në 10 vjet, ndërsa norma e interesit do të jetë favorizuese.
“Janë 250 milionë lekë në dispozicion për të mbështetur bizneset e vogla dhe të mesme dhe pritet që kjo shumë të rritet. E rishikuam programin në drejtim të afatit, duke e zgjatur atë në 10 vjet. Norma e interesit është favorizuese. Bizneset që plotësojnë kriteret do të kenë mbështetje deri në 70% nga garancia sovrane e qeverisë.”
Për t’u ardhur në ndihmë sipërmarrjeve, do të krijohet edhe një faqe e posaçme online, e shoqëruar me një chatbot. Platforma do të bashkëveprojë me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe do t’u ofrojë bizneseve informacion për kriteret, procedurat dhe mundësitë e financimit.
Shqipëria përgatitet për lekun digjital - Monedha e re do të ketë të njëjtën vlerë si leku i zakonshëm, por do të ekzistojë elektronikisht
Leku digjital mund të jetë një nga risitë më të mëdha që sjell projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë. Për herë të parë, ligji parashikon që, krahas......
Shqipëria mbi mesataren e BE-së, inflacioni arrin 3.2%/ Argëtimi shtrenjtohet me mbi 10%, ushqimet japin goditjen kryesore
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, i cili mundëson matjen e inflacionit sipas metodës europiane, u regjistrua në 3.2% në Shqipëri gjatë muajit......
Shqipëria priti 12.4% më shumë vizitorë në maj/ Rajoni jugor shënoi rritje të lartë të numrit të turistëve. Kryesojnë italianët
Sektori i turizmit në Shqipëri vijoi të shënojë rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve......
Si arriti Shqipëria të mbyllte negociatat për 3 kapituj me BE? - Kërkohet që vendi të rrisë shpenzimet publike për arsimin, kërkimin dhe shkencën
Para pak ditësh, Shqipëria do të shënonte mbylljen e negociatave për 3 kapituj të trupës së legjislacionit evropian, kërkimin dhe shkencën, arsimin dhe......
Rriten eksportet, por tekstilet mbeten pika e dobët/ Karburantet “i japin frymë” tregtisë së jashtme. Deficiti zgjerohet më tej në qershor
Eksportet shqiptare shënuan një përshpejtim më të fortë në muajin qershor, të mbështetura kryesisht nga karburantet, metalet dhe makineritë. Megjithatë, edhe......
Si do administrohen pasuritë e sekuestruara? - Nga ndërtimet pa leje, tek kriptomonedhat. Agjencia administruese do të kryejë edhe shitjen
Qeveria do të ndryshojë rregullat për pasuritë e sekuestruara apo të konfiskuara, duke synuar administrimin më të mirë të tyre, përmes një institucioni të......
Finalja e Kupës së Botës në tym? - Situata e pazakontë në Nju Jork. Shiu në fundjavë do të pastrojë ajrin
Një shtresë e dendur tymi nga zjarret në Kanada ka përkeqësuar cilësinë e ajrit në Nju Jork dhe Nju Xhersi, ku Spanja dhe Argjentina do të takohen në finalen......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pasi kaloi një javë relativisht pozitive pësoi zbritje ditën e djeshme duke e mbyllur këtë javë negativisht edhe pse pa luhatje të ndjeshme......

