Shqipëria Postuar më 17 Korrik 2026, 14:16

Shtohen fondet për programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” - Malaj: Garancia Sovrane është rritur nga 3 miliardë lekë në 5 miliardë lekë

Nga SCAN TV

Shtohen fondet për programin “Dyfisho Sipërmarrjen

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në aktivitetin e prezantimit të Programit Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Malaj vlerësoi suksesin e Garancisë Sovrane në Bujqësi, e cila u lançua në muajin gusht të vitit 2025 si një instrument për të rritur aksesin në financim për sektorët e nënfinancuar të ekonomisë, ku vetëm në gjashtë muaj zbatim rreth një e treta e fondit prej 3 miliardë lekësh u përdor për financimin e fermerëve. Interesi i lartë dhe rezultatet e arritura, tha z. Malaj, dëshmuan se Garancia Sovrane ishte instrumenti i duhur për t'i dhënë akses në financim një sektori me potencial të madh zhvillimi dhe solli zgjerimin e skemës për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në sektorë të tjerë të ekonomisë.

Ministri bëri të ditur se, me ndryshimet e miratuara përmes Aktit Normativ të buxhetit 2026, Garancia Sovrane zgjeroi fushën e saj të mbulimit dhe u rishikuan edhe termat financiarë, duke e kthyer atë në një instrument kombëtar mbështetjeje për sipërmarrjen.

Ministri theksoi se me ndryshimet e fundit fondi i Garancisë Sovrane është rritur nga 3 miliardë lekë në 5 miliardë lekë; vlera maksimale e huasë së garantuar për çdo përfitues është rritur nga 25 milionë lekë në 200 milionë lekë; afati maksimal i shlyerjes është zgjatur deri në 10 vjet; ndërsa norma e interesit mbetet e favorshme, në 2–3%, ndërsa shteti garanton deri në 70% të kredisë.

Në fjalën e tij, Ministri Malaj theksoi se Qeveria Shqiptare mbetet e angazhuar për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në procesin e integrimit në tregun europian, duke i ndihmuar të rrisin produktivitetin, kapacitetet njerëzore dhe nivelin e investimeve.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat