Pasojat e tarifës 100,000 USD për vizat H-1B - India, vendi më i prekur nga vendimi i Trump. Kompanitë kërkojnë lehtësime
“Nëse diplomohesh në një kolegj, mendoj se duhet të marrësh automatikisht si pjesë të diplomës tënde, edhe “kartën jeshile” apo ‘green card’, që do të thotë qëndrim të përhershëm në SHBA”, premtoi Donald Trump gjatë fushatës zgjedhore vitin e kaluar. Por si president, më 19 shtator, Trump zgjodhi një drejtim krejt të kundërt. Ai propozoi një tarifë prej 100,000 dollarësh për aplikimet e reja për vizat H-1B, një praktikë e preferuar nga kompanitë e teknologjisë, që punësojnë të diplomuar të huaj. Çdo vit 85,000 viza lëshohen me lotari, ndërsa kërkesa e tejkalon shumë këtë shifër. Deri më tani, kostoja e sigurimit të një vize të tillë ka qenë rreth 2,500 dollarë në tarifa ligjore dhe të regjistrimit.
Firmat e mëdha të teknologjisë dominojnë këtë kategori vizash. Vetëm Amazon mori më shumë se 14,000 miratime në vitin 2025, ndërsa rinovimet e vizave nuk llogariten në kuotën prej 85,000. Gjigantët indianë të shërbimeve të IT-së, si Infosys, Wipro dhe Tata Consultancy Services, gjithashtu renditen rregullisht midis sponsorëve kryesorë. Qytetarët indianë marrin shumicën e vizave, rreth tre të katërtat e tyre, sipas shifrave të vitit 2023. Përveç Kinës që përfaqëson rreth 12%, asnjë vend tjetër nuk siguron më shumë se 2%. Shumë nga mbështetësit e Trump ankohen se vendet e punës që mund t'u jepen amerikanëve të talentuar u shkojnë të diplomuarve indianë.
Megjithatë, disa ditë më vonë, më 23 shtator, Shtëpia e Bardhë publikoi një propozim që do të riformatojë procesin e përzgjedhjes së vizave H-1B, për të favorizuar punëtorët me aftësi më të larta dhe më të paguar. Procesi i ri, nëse finalizohet, do t'u japë peshë më të madhe aplikimeve nga punëdhënësit që paguajnë paga të larta, nëse kërkesa vjetore për viza tejkalon limitin prej 85,000 aplikime, thuhet në njoftim. Masa synon të mbrojë më shumë punëtorët amerikanë nga konkurrenca e padrejtë në paga nga punëtorët e huaj.
Për tu finalizuar i gjithë procesi mund të kërkojë muaj ose edhe vite. Njoftimi sugjeron që rregullat e reja mund të jenë në fuqi për lotarinë e vitit 2026, që do të thotë përpara periudhës së regjistrimit që fillon në mars. Pagat totale të paguara punonjësve me vizë H-1B pritej të rriteshin në 502 milionë dollarë në vitin fiskal 2026, i cili fillon më 1 tetor, sipas vlerësimeve të Departamentit të Sigurisë Kombëtare në SHBA.
Pas njoftimit, shumë nga gjigantët amerikanë të teknologjisë u përpoqën ti këshillonin punonjësit me viza H-1B të mos largoheshin nga vendi derisa të sqaroheshin rregullat, ndërsa mbetet e pasigurt nëse do të bëhen përjashtime për disa grupe. Megjithatë, njoftimi është ndjerë më shumë në Indi. Në gusht, Trump vendosi një tarifë prej 50% për mallrat indiane, duke kursyer vetëm artikujt thelbësorë si elektronika dhe farmaceutika. Tani ai ka goditur sektorin më të suksesshëm të vendit. Sipas Goldman Sachs, eksportet e shërbimeve u rritën nga 53 miliardë dollarë në 338 miliardë dollarë midis viteve 2005 dhe 2023, pothuajse dyfishi i normës globale. Kjo rritje u nxit nga një bum në popullsinë e inxhinierëve në Indi, veçanërisht në shkencat kompjuterike. Firmat e IT mbështeteshin në dërgimin e inxhinierëve në Amerikë sipas programit H-1B për t'u shërbyer klientëve, një gur themeli i modelit të tyre të biznesit. Për dekada, vizat H-1B u ofruan teknologëve indianë një rrugë drejt vendeve të punës më të paguara në Amerikë. Kjo rrugë tani duket shumë më pak e sigurt.
Për firmat indiane të Teknologjisë së Informacionit, të cilat punësojnë më shumë se 5 milionë njerëz, tarifat e vizave janë një dhimbje koke. Rritja e inteligjencës artificiale e ka shqetësuar tashmë industrinë. Mjetet e inteligjencës artificiale gjeneruese kërcënojnë të ulin kërkesën për disa nga punët e tyre kryesore. Gartner, një firmë kërkimore, llogarit se deri në vitin 2029 më shumë se gjysma e ndërveprimeve të përdoruesve të lidhura me proceset e ndërmarrjeve, që përbëjnë të ardhura të konsiderueshme për bizneset, do të automatizohen nga AI. Disa kompani kanë filluar tashmë shkurtimin e stafit. Në korrik, Tata Consultancy Services, njoftoi planet për të shkurtuar 12,000 punonjës, rreth 2% të fuqisë së saj punëtore, duke përmendur një “mospërputhje të aftësive”.
Megjithatë, industria është në një pozicion më të mirë për t'u përshtatur sesa në të kaluarën. Në mandatin e parë të Trump, shqyrtimi i aplikimeve për viza u shtrëngua dhe normat e refuzimit për firmat indiane të IT-së u rritën më shumë se katërfish. Shumë prej tyre reaguan duke ulur varësinë nga vizat, duke zhvendosur më shumë punë jashtë vendit dhe duke rekrutuar më shumë vendas. Vetëm rreth 8% e stafit të Infosys tani janë të vendosur në Amerikë. Që nga viti 2018, më shumë se 90% e të punësuarve të rinj kanë qenë vendas. Investitorët gjithashtu dukeshin të relaksuar: indeksi NIFTY IT, një pikë referimi për firmat kryesore të shërbimeve, ra me vetëm 3% më 22 shtator, sesioni i parë tregtar në bursa, pas njoftimit.
Edhe punëtorët e sektorit të teknologjisë në Indi kanë alternativa përtej firmave të mëdha. “Qendrat globale të aftësive”, të ngritura nga kompani shumëkombëshe për të zhvendosur gjithçka jashtë vendit, nga analiza e të dhënave deri te kërkimi dhe zhvillimi, janë bërë një shtyllë e sektorit të shërbimeve të Indisë. Eli Lilly, një prodhues amerikan i barnave, dhe Rolls-Royce, një prodhues britanik i motorëve, janë ndër kompanitë që mbështeten tek këto qendra për punë gjithnjë e më komplekse. Sipas NASSCOM, një organ i industrisë, numri i “qendrave globale të aftësive” është rritur nga 700 në vitin 2010 në më shumë se 1,700 vitin e kaluar. Së bashku ato gjeneruan 64 miliardë dollarë të ardhura dhe punësuan 1.9 milionë njerëz.
Tarifa e re e vizave prej 100,000 dollarësh mund të përshpejtojë zhvendosjen e kompanive shumëkombëshe drejt zgjerimit të operacioneve në Indi. Megjithatë, startup-et më të vogla mund ta kenë më të vështirë të punësojnë staf. Sipas një studimi, firmat që mbështeteshin shumë te vizat H-1B rritën punësimin e tyre jashtë shtetit me rreth një të katërtën krahasuar me ato që vareshin më pak prej tyre. Vendet e punës me intensitet kërkimor dhe zhvillimor ishin ndër të parat që u zhvendosën, dhe përfituesit kryesorë ishin Kanadaja, Kina dhe India.
Megjithatë, si tarifa ashtu edhe propozimi për të riformatuar procesin e lotarisë ka të ngjarë të përballen me sfida në gjykatë. Gjithmonë e më shumë njerëz, si në të majtë ashtu edhe në të djathtë thotë se mbështetja e tepërt te vizat nga firmat amerikane, i ka vënë punëtorët e lindur në SHBA në disavantazh. Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick e ka quajtur programin e vizave H-1B një “mashtrim”, ndërsa Instituti i Politikave Ekonomike me prirje të majta ka pohuar se disa nga kompanitë që mbështeten më shumë te vizat H-1B, të tilla si Amazon dhe kompania mëmë e Facebook, Meta, kanë pasur gjithashtu shkurtime të konsiderueshme vendesh pune, megjithëse nuk citoi prova nëse janë të lidhura me vizat.

Zbulohet “superushqimi” për bletët - Rrit shkallën e lindjeve, pritet ti japë fund rënies alarmante të popullatës
Një studim i udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit ka zhvilluar një suplement ushqimor të modifikuar, që mund të ndihmojë në parandalimin e rënies alarmante......

Rama: Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s!
Kryeministri Edi Rama publikoi sot vendimin e njoftuar gjatë Kongresit Botëror mbi Rezervat e Biosferës në Kinë ku Lumi Vjosa u përfshi zyrtarisht në......

"Kurseni para’ për kohën e krizës" - BQE: Familjeve duhet të mbajnë cash në shtëpi për raste urgjente
Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka theksuar rëndësinë e parave të gatshme si një mjet për përgatitjen kombëtare për kriza, duke u kërkuar familjeve të mbajnë......

Zvicra, shteti i dytë më i pasur në botë - Me të ardhura për frymë rreth 270,000 euro, renditet pas SHBA-së
Popullsia globale është pasuruar gjatë vitit 2024, ndërsa Zvicra ka mbetur vendi i dytë më i pasur në botë për nga pasuria neto për frymë. Sipas raportit të......

Në “lupë” ndërtimet me fonde publike - Muçaj: Të jenë subjekte shembullore, do të penalizohen për leje zhvillimore
Inspektorati Shtetëror i Punës ka vendosur në fokus sektorin e ndërtimit, duke nisur një fushatë të thelluar inspektimesh në të gjitha projektet që......

Rreth 112 mijë kontrata të reja sigurimi në 2025 - AMF: Tregu i sigurimeve rrit perfomancën edhe në primet e arkëtuara
Megjithëse me një ritëm të ngadaltë ose me luhatje të herëpashershme, nga viti në vit po kultivohet një kulturë më e madhe sigurimi te shqiptarët. Kjo......

Humbjet e energjisë në rrjet do ulen nën 12% - Objektivi i qeverisë për 4-vjeçarin: Bazohemi në teknologjitë e reja të matjes
Qeveria synon që brenda 4 vitesh të ulë humbjet e energjisë në shpërndarje në më pak se 12%. Në programin qeverisës 2025 -2029 thuhet se ky rezultat do të......

Greqi, rritje 1 mld euro në depozitat e familjeve - Pasuria bruto për frymë u vlerësua në 33,190 euro për vitin 2024
Flukset neto mujore në gusht në llogaritë e depozitave të familjeve greke në banka vlerësohen në 1 miliard euro, me bilancin e tyre që qëndron në 151.3......