Shqipëria Postuar më 22 Gusht 2022, 12:17

Energjia, miliona euro humbje nga rrjeti i amortizuar - Përllogaritjet/ Vetëm në 6 muaj, 128.9 milionë euro. Bashkë me vjedhjet shkon në 194 milionë euro!

Nga SCAN TV
Energjia, miliona euro humbje nga rrjeti i amortizuar - Përllogaritjet/

Humbjet e energjisë në rrjetin e shpërndarjes kushtojnë miliona euro shtesë, teksa plani për reduktimin e tyre në 14% deri në vitin 2019 nuk u arrit, duke u përkthyer në kosto tejet të larta për shtetin. Sipas të dhënave zyrtare, për 6 muajt e parë rreth 842 mijë mëh energji humbën në rrjet, nga të cilat 560 mijë ishin humbje teknike.

Ndërkohë që, nëse marrim në konsideratë se çmimi mesatar me të cilin ka blerë energji Korporata Elektorenergjetike Shqiptare përgjatë kësaj periudhe ishte 230.1 euro/mëh, atëhere fatura për mbulimin e humbjeve teknike, që vijnë si pasojë e rrjetit të amortizuar, arrin në rreth 128.9 mln euro.

Ndërkohë që, nëse përllogarisim dhe humbjet që vijnë si pasojë e humbjeve joteknike, ku bëjnë pjesë vjedhjet e energjisë, atëhere fatura totale arrin në gati 194 mln euro. Sipas Planit të Rimëkëmbjes Financiare të Sektorit të Energjisë, të miratuar në shkurt të vitit 2015, parashikohej reduktimi i humbjeve në sektorin e shpërndarjes, duke arritur në 14% deri në vitin 2019.

Por, ky objektiv jo vetëm që nuk u arrit, por gjatë vitit 2021 u bë edhe rishikimi i planit, sipas të cilit reduktimi përgjatë çdo viti do të jetë më pak se 1% në vit, duke arritur në 17.8% në vitin 2026, nga 20.6% që ishte në fund të vitit 2021.

Reduktimi i humbjeve teknike në rrjet kërkon kryerjen e investimeve,  ndërkohë që aktualisht përmes vendimit për shpalljen e gjendjes së emergjencës, qeveria ka urdhëruar kompanitë publike të pezullojnë investimet deri në fund të vitit.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat