Eksportet drejt “thyerjes” së 2018-ës! 5-mujori i parë i vitit i gjen në 142 mld lekë, mbi rekordin historik
Tregtia e jashtme vazhdon rimëkëmbjen pas krizës së shkaktuar nga pandemia. Kështu, shifrat zyrtare të majit tregojnë se, eksportet u rritën me 52.7% në terma vjetorë, për të prekur shifrën e 33 mld Lekëve. Krahasuar me prillin 2021 ndërkohë, rritja regjistrohet në 14.5%. Edhe për importet, shifrat duken pozitive, në rritje si në terma vjetorë ashtu edhe në terma mujorë. Importet regjistrohen në rritje me 38.4% krahasuar me majin 2020, dhe në rritje prej 1.6% krahasuar me muajin paraardhës, duke prekur shifrën e 62 mld lekëve. Defiçiti tregtar gjatë majit ka arritur në 29 mld lekë, në rritje vjetore prej 25.1%, dhe në ulje me 15% krahasuar me muajin paraardhës.
Sa i përket 5 muajve të parë të këtij viti, eksportet regjistrohen në 142 mld lekë, në rritje me 38.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërkohë që importet fiksohen në 287 mld lekë, në rritje me 30.9%. Në të dyja rastet bëhet fjalë për shifrën më të latë gjatë 4 viteve të fundit. Madje, në rastin e eksporteve, edhe më e lartë se 5-mujori i parë i 2018-ës. Këtë vit, Shqipëria regjistron rekordin më të lartë historik sa i përket eksportvee në total, prej 310 miliardë lekësh gjatë të gjithë vitit. Me jëtë ecuri, ky vit duket se do ta tejkalojë rekordin e 2018-ës.
Ndërkohë, sa i përket kontributit të grupeve kryesore në rritjen e eksporteve, lëndët djegëse minerale dhe materialet e ndërtimit zënë dy vendet e para, me rreth 18 pikë përqindje. I vetmi zë me kontribut negativ është ai i ushqimeve, pijeve dhe duhanit, me një konribut prej -0.2 pikë përqindje. Nga krahu tjetër, te importet, kontribut pozitiv në rritjen vjetore prej rreth 38% ka dhënë grupi i makinerive, i ndjekur nga materialet e ndërtimit.
Gjatë këtij pesë mujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (32,5%), Kosova (72,2%) dhe Spanja (30,2%). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Mbretëria e Bashkuar (29,4%) dhe Ukraina(35,5%). Pesëmujori i importeve sipas vendeve partnere ndërkohë, evidenton Italinë, Turqinë dhe Greqinë si vendet me rritjen më të madhe, dhe Zvicrën me Ukrainën si vendet partnere me rënien më të madhe.
Sondazh

Bashkia Lezhë dhe Kamëz me rënien më të madhe të të ardhurave gjatë pandemisë, Mallakastra dhe Vora për shpenzimet
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka bërë publik raportin zyrtar për zbatimin e buxhetit vendor të vitit 2020, i cili përmban informacione të detajuara......

Ekskluzive/ Raporti vjetor i Moody`s për Shqipërinë. - “Një pjesë e madhe e borxhit, me maturim afat-shkurtër, sjell nevoja të mëdha për financim”
Agjencia e vlerësimit të kreditit, Moody`s ka publikuar raportin vjetor për Shqipërinë, të siguruar ekskluzivisht nga “Scan Intelligence Unit”. Krahasuar me......

Paga mesatare rritet me 5.2 % në T1 2021, ajo bruto arrin në 56 mijë lekë në muaj
Paga mesatare bruto në Shqipëri për tremujorin e parë të vitit 2020 ishte 53 232 lekë në muaj. Sipas të dhënave të Instat, paga mesatare për vitin 2021, në......

Pandemia, shqiptarët me rënien më të madhe të konsumit të alkolit mes vendeve të Europës, me gati 30%
Një artikull akademik i botuar në revistën shkencore "Varësia", (SOCIETY FOR THE STUDY OF ADDICTION), tregon se sa ka rënë konsumi i alkolit gjatë vitit të......

Rritet shkalla e papunësisë në 11.9%. Te të rinjtë regjistrohet rritja më e madhe
Pandemia vazhdon ta godasë tregun e punës, por si ka ndikuar më konkretisht në të gjithë treguesit e tij gjatë tremujorit të parë të vitit 2021? Shifrat më të......

Huaja e qeverisë, rekord historik në T1! Borxhi i jashtëm bruto arrin në 8.8 mld euro, ai i huamarrjes së qeverisë si asnjëherë më parë
Stoku i borxhit të jashtëm bruto të vendit tonë ka prekur nivelin e 8.8 mld eurove gjatë tremujorit të parë të vitit, tregojnë shfirat më të fundit të......

Remitancat, rekord në T1! Prekin shifrën e 168.5 mln euro, niveli më i lartë në më shumë se një dekadë
Remitancat kanë prekur nivelin më të lartë që prej vitit 2010 në tremujorin e pare të këtij viti. Kështu, të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se,......

Tjetër rekord historik për kreditë me probleme! Zbresin në 7.88%, edhe pas shfuqizimit të masave rregulluese të BSH
Një prej treguesve më të rëndësishëm të shëndetit financiar të sektorit bankar, ai i kredive me probleme, ka prekur një rekord të ri histroik minimal, pranë......