Shqipëria Postuar më 14 Qershor 2021, 10:13

Ekskluzive/ Raporti vjetor i Moody`s për Shqipërinë. - “Një pjesë e madhe e borxhit, me maturim afat-shkurtër, sjell nevoja të mëdha për financim”

Nga SCAN TV

Agjencia e vlerësimit të kreditit, Moody`s ka publikuar raportin vjetor për Shqipërinë, të siguruar ekskluzivisht nga “Scan Intelligence Unit”. Krahasuar me raportin e kaluar, atë shoqërues të vendimit për të mbajtur të pandryshuar në B1 me perspektivë të qendrueshme notën e borxhit sovran të Shqipërisë, projeksionet nuk kanë ndryshuar, dhe flasin për një rritje ekonomike pranë 4.8% këtë vit dhe 4.2% vitin e ardhshëm. “Profili i kreditit të Shqipërisë mbetet i kufizuar nga sfidat strukturore ekonomike të vazhdueshme, përshirë bazën e ngushtë të eksporteve dhe mjedisin ende të dobët të investimeve, pavarësisht progresit me reformat”-thotë gjigandi i vlerësimit të kreditit, duke shtuar se: “Profili i kreditit të Shqipërisë është i ndjeshëm ndaj tronditjeve të jashtme, duke pasur parasysh shkallën e ulët të diversifikim të ekonomisë dhe varësisë ndaj bujqësisë dhe energjisë hidrike”. Sa i përket financave publike, raporti vjetor i Moody`s thotë se, pavarësisht përmirësimit të strukturës së borxhit të brendshëm të qeverisë, një masë e konsiderueshme ka maturitet afat-shkurtër, çka përkthehet në nevoja të mëdha për financim të lartë. Ndër të tjera, qeveria mbetet gjithashtu e varur nga sektori bankar për të plotësuar nevojat e saj për financim.

Sa i përket pikave të forta të Shqipërisë në aspektin fiskal, Moody`s nënvizon progresin gradual me reformat strukturore dhe institucionale në kuadër të përpjekjes për t`u bërë pjesë e Bashkimit Europian, dhe veçanërisht ato të depolitizimit të administratës publike, ajo e drejtësisë si dhe rritja e përpjekjeve për të luftuar korrupsionin. “Hapja formale e negociatave me BE do të mbështesë përmirësime të mëtejshme institucionale”-shton agjencia.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat