Banka Botërore "zhvlerëson" rritjen ekonomike të Shqipërisë, ul projeksionet. Më mirë se rajoni, por të varur nga hapja e kufijve dhe çelja e negociatave
Banka Botërore ka shkurtuar projeksionet për rritjen ekonomike të vendit tonë gjatë këtij viti dhe atij të ardhshëm, me respektivisht nga 0.7 pikë përqindje. Kështu, për vitin aktual, rritja ekonomike parashikohet në 4.4%, ndërkohë që në muajin janar kjo normë projektohej në 5.1%. Sa i përket vitit të ardhshëm, projeksionet për rritjen ekonomike flasin për nëj normë pranë 3.7%, nga 4.4% që parashikohej në janar. Edhe sa i përket vitit 2023, projeksionet sinjalizojnë një normë rritje ekonomike pranë 3.7% për ekonominë shqiptare. Me projeksionin e ri për rritjen ekonomike të vendit gjatë vitit aktual, Këndvështrimi i Bankës Botërore është tashmë i ndryshëm me atë të qeverisë shqiptare, që pret një normë rritje prej rreth 5.5%. Gjithsesi, duhet kujtuar se gjatë vitit të kaluar, atë ku pandemia dha impaktin më të madh, pjesa dërrmuese e institucioneve ndërkombëtare dështuan me projeksionet e tyre, pasi flisnin për një normë rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto në terma vjetor, nga 6%-12%, ndërkohë që shifrat zyrtare paraprake sot flasin për një kontraktim të ekonomisë sonë prej “vetëm” 3.3%.
Sa i përket krahasimit me rajonin, rritja ekonomike gjatë këtij viti, sipas Bankës Botërore do të jetë më e ulët se Serbia dhe Mali i Zi, si dhe më e lartë se Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnje Hercegovina. Rritja ekonomike në Kosovë këtë vit projektohet në 4%, në Serbi pranë 5%, Mal të Zi pranë 7.1%, Maqedoni të Veriut në 3,6% dhe Bosnje Hercegovinë në 2.8%. Krahasuar me rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore (ECA) ndërkohë, ekonomia shqiptare pritet të ketë një performancë më të mirë, duke qenë se rritja ekonomike për këtë rajon parashikohet pranë 3.9%. Për vitin e ardhshëm, performanca e Shqipërisë parashikohet lehtë nën mesataren rajonale. Ndërkohë, sa i përket diferencës me rritjen globale, këtë vit dhe atë të ardhshëm, Shqipëria projektohet të performojë nën mesataren globale, për ta “thyer” atë vetëm në vitin 2023. Sa i përket vitit aktual, rritja ekonomike globale parashikohet në 5.6% nga ana e Bankës Botërore. “Shqipëria dhe Mali i Zi do të vazhdojnë të dëmtohen nga kufizimet në udhëtimet ndërkombëtare. Ndërkohë, rritja afat-mesëm në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut do të nxitet nga përshpejtimi i reformave strukturore, rrjedhojë e përgatitjeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian, në rast se nuk do të ketë më shtyrje në çeljen e negaociatave. Ky rajon pritet gjithashtu të përfitojë nga reformat e fundit të Bashkimit Europian për planin ekonomik dhe atë të investimeve, që do të mobilizojë fonde dhe mbështetje ndaj rritjes gjithëpërfshirëse dhe konkurruese, si dhe tranzicionin e gjelbërt dhe atë dixhital”-nënvizon mes reshtave, Banka Botërore.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Ekonomia Shqiptare bëhet më prodhuese, shërbimet zbresin në 61% të totalit të ndërmarrjeve nga 84% në 2011
Qëndrueshmëria ekonomike e një vendi vërehet tek stabiliteti i strukturës ekonomike të tij. Për të kuptuar strukturën ekonomike analizohet sjellja e......

Shoqëritë Aksionere pranë minimumit historik .Gjatë vitit të kaluar niveli më i ulët që prej 2010-ës
Regjistri i ndërmarrjeve i publikuar së fundmi nga Instituti i Statistikave jep të dhëna mjaft interesante mbi ndërmarrjet në vendin tonë për vitin 2020. “Scan......

Rekord i ri për paranë jashtë sistemit! Arrin shifrën e 350.5 mld lekëve. - Gjatë pandemisë, rritja mujore mbi dyfish më e lartë
Sasia a parasë në qarkullim jashtë sistemit bankar në vendin tonë ka prekur një shifër të re rekord gjatë muajit prill, prej 350.5 mld lekësh, duke vijuar......

Pandemia "godet" OJF-të. Në vitin 2020 rënie me 5,8%, numri i subjekteve të reja me rritjen më të ulët që nga viti 2012
Instituti i Statistikave ka bërë publik raportin periodik mbi "Regjistrin e Ndërmarrjeve" në Shqipëri për vitin 2020. Në këtë publikim INSTAT pasqyron......

Cilësia e ujit në plazhe në Shqipëri brenda direktivave të Europës, megjithatë përkeqësohen ujërat e liqeneve dhe lumenjve gjatë 2020-ës
Agjencia Europiane e Mjedisit, në raportin më të fundit bën me dije se cilësia e ujrave të plazheve në Shqipëri është përmirësuar gjatë vitit 2020 krahasuar me......

Më pak nxënës të regjistruar në 2019. Bie përqindja e nxënësve përsëritës dhe atyre që largohen para kohe
Instituti i Statstikave ka bërë publik së fundmi “Treguesit e Mirëqenies së Fëmijëve, Adoleshentëve dhe të Rinjve në Shqipëri” një raport i cili paraqet të......

Të parët në rajon për ndërmarrjet e vogla. Në Shqipëri numërohen 142 mijë ndërmarrje me pronarë të vegjël të vetëpunësuar
Të dhënat e regjistrit rajonal të biznesit, “Bifidex”, tregojnë se Shqipëria ka rreth 176 mijë ndërmarrje aktive. Kjo shifër na pozicionon në vend të dytë në......

Shqiptarët, pak të shqetësuar për krimin financiar, - Anketa e RCC: vetëm 59% e konsiderojnë të rëndësishme, norma e dytë më e ulët në rajon
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka publikuar së fundmi anketën e parë për opinionin publik për ‘çështjet e sigurisë’ të kryera midis qytetarëve të Ballkanit......