Pandemia "godet" OJF-të. Në vitin 2020 rënie me 5,8%, numri i subjekteve të reja me rritjen më të ulët që nga viti 2012

Instituti i Statistikave ka bërë publik raportin periodik mbi "Regjistrin e Ndërmarrjeve" në Shqipëri për vitin 2020. Në këtë publikim INSTAT pasqyron realitetin ekonomik me të dhëna mbi ndërmarrjet në vendin tonë. Nga këto të dhëna tregohet se fund të vitit 2020 numërohen 166.386 ndërmarrje aktive, duke shënuar një rritje me 2,5 % krahasuar me vitin paraardhës, ndërkohë që kjo shifër në tre vitet e mëparshme ka qenë në rënie.
“Scan Intelligence Unit” e ka ndalur fokusin e analizës te të dhënat mbi “Organizatat Jofitimprurëse” duke parë numrin e tyre në total, por edhe atyre që janë krijuar të reja në Shqipëri, që nga viti 2011 deri në vitin 2020. Nga përfundimet e paraqitura dhe në grafik shohim se viti 2020 renditet në listë nga mesi me 2 316 Organizata Jofitimprurëse. Ky është viti i parë që nga 2017-ta i cili regjistron numrin më të vogël të OJF-ve. Krahasuar me vitin 2019 ky tregues është ulur me 5,8% duke marrë parasysh se kjo mund të jetë ndikuar nga dekjurajimi prej pandemisë për të hapur organizata të reja, por gjithashtu dhe nga mbyllja e atyre ekzistuese si pasojë e krizës së shkaktuar nga COVID-19.
Sa i përket OJF-ve të reja të krijuar në vitin 2020, por edhe në vitet e tjera shohim se viti 2020 është i treti nga fundi me 189 organizata të reja të krijuara. Në pesë vitet e fundit ky është numri më i vogël. Po të bëjmë krahasimin vjetor, gjatë vitit 2019 janë regjistruar 244 OJF të reja, pra gjatë vitit 2020 janë hapur 55 OJF më pak.
Sondazh

Cilësia e ujit në plazhe në Shqipëri brenda direktivave të Europës, megjithatë përkeqësohen ujërat e liqeneve dhe lumenjve gjatë 2020-ës
Agjencia Europiane e Mjedisit, në raportin më të fundit bën me dije se cilësia e ujrave të plazheve në Shqipëri është përmirësuar gjatë vitit 2020 krahasuar me......

Më pak nxënës të regjistruar në 2019. Bie përqindja e nxënësve përsëritës dhe atyre që largohen para kohe
Instituti i Statstikave ka bërë publik së fundmi “Treguesit e Mirëqenies së Fëmijëve, Adoleshentëve dhe të Rinjve në Shqipëri” një raport i cili paraqet të......

Të parët në rajon për ndërmarrjet e vogla. Në Shqipëri numërohen 142 mijë ndërmarrje me pronarë të vegjël të vetëpunësuar
Të dhënat e regjistrit rajonal të biznesit, “Bifidex”, tregojnë se Shqipëria ka rreth 176 mijë ndërmarrje aktive. Kjo shifër na pozicionon në vend të dytë në......

Shqiptarët, pak të shqetësuar për krimin financiar, - Anketa e RCC: vetëm 59% e konsiderojnë të rëndësishme, norma e dytë më e ulët në rajon
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka publikuar së fundmi anketën e parë për opinionin publik për ‘çështjet e sigurisë’ të kryera midis qytetarëve të Ballkanit......

Rënie të “Totali të huave” për muajin Prill 2021. Marsi 2021 rregjistron vlerën më të lartë të totalit të huave për individët. Rënie edhe në totalin e huave për “Korporata jofinanciare private".
Banka e Shqipërisë ka bërë publike të dhënat në lidhje me “Huatë e reja sipas qëllimit të përdorimit dhe monedhës”. Studimi i “Scan Intelligence Unit” bazohet......

Rritet me 36.4% numri i leje të ndërtimit, gjatë tremujorit të parë të vitit jepen 251 leje
Numri i lejeve të ndërtimit e ka nisur me rritje vitin 2021. Mbështetur në të dhënat nga Instituti i Statistikave mbi “Lejet e Ndërtimit” në tremujorin e parë......

Të parët në rajon për akomodim dhe ushqim/ Kemi më shumë ndërmarrje edhe se Serbia, por zhgënjejmë me bujqësinë, artin, shkencën
Të dhënat e regjistrit rajonal të biznesit, “Bifidex”, tregojnë se në Shqipëri ka rreth 176 mijë ndërmarrje aktive. Kjo shifër na vendos në vend të dytë në......

Transporti ajror vazhdon të vuajë pandeminë. Numri i pasagjerëve ulet me 57% krahasuar me vitin 2019
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave bëjnë me dije se transporti të pasagjerëve, është rritur ndjeshëm si në rrugë detare po ashtu edhe në......