Më pak nxënës të regjistruar në 2019. Bie përqindja e nxënësve përsëritës dhe atyre që largohen para kohe

Instituti i Statstikave ka bërë publik së fundmi “Treguesit e Mirëqenies së Fëmijëve, Adoleshentëve dhe të Rinjve në Shqipëri” një raport i cili paraqet të gjithë treguesit e mundshëm me fokus fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë në kuadër të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Të dhënat pasqyrojnë informacionin në shtrirje kohore nga viti 2016 deri në vitin 2019.
"Scan Intelligence Unit" e ka ndalur fokusin te arsimi dhe trajnimi i fëmijëve duke analizuar kështu raportin e regjistrimeve sipas cikleve arsimore, normën e nxënësve të regjistruar për 1 000 banorë, përqindja e nxënësve që përsërisin vitin akademik po sipas cikleve, si dhe largimin para kohe nga shkollimi. Nga të dhënat del se raporti i nxënësve të regjistruar për 1 000 banorë ka ardhur duke u ulur që nga viti 2016 deri në vitin 2019. 158 nxënës të regjistruar për 1 000 banorë kanë qenë në vitin 2016, ndërkohë që në vitin 2019 regjistrohen 141 regjistrime për 1 000 banorë. Kjo rënie vjen dhe si pasojë e emigracionit të lartë, por në mënyrë indirekte edhe si pasojë e tkurrjes së grupmoshave të reja nga rënia e numrit të linjeve. Shifrat mbi raportin e regjistrimeve sipas cikleve arsimore tregojnë se cikli i ulët fillor 9-vjeçar ka më shumë regjistrime se ciklet e tjera, megjithatë edhe ky tregues shënon një rënie nga viti në vit.
Një tregues i analizuar është edhe përqindja e nxënësve që përsërisin vitin akademik. Të dhënat janë për nxënësit e ciklit të ulët 9- vjeçar dhe për nxënënsit e ciklit të lartë 9- vjeçar. Ky tregues paraqitet në ndryshime pozitive pasi ka ardhur duke u ulur. Për ciklin e ulët 9- vjeçar në vitin 2016 përqindja e nxënësve përsëritës ishte 0.9%, ndërkohë që në vitin 2019 ky tregues regjistrohet në 0.7%, pra një rënie më 0.2 pikë përqindje. Po ashtu të njejtin ndryshim ka pësuar dhe numri i nxënësve përsëritës për ciklin e lartë 9- vjeçar nga 1,4% gjatë 2016-ës në 0.8% në 2019-ën. Megjithatë duhet thënë se përgjindja e përsëritësve për ciklin e lartë 9-vjeçar është me 0.1 pikë përqindje më e lartë.
Gjithashtu në analizë është marrë dhe përqndja e të rinjve që largohen para kohe nga shkolla dhe trajnimi për grupmoshën nga 18 deri në 24 vjeç. Ky tregues ndjek një trend në rënie të përgjindjes së të rinjve që largohen para kohe nga shkollimi, megjithatë mbetet shqetësues. 16.3% regjistrohet largimi gjatë vitit 2019. Në terma gjinorë meshkujt kanë përqindjen më të lartë të largimeve para kohe nga shkollimi apo trajnimi. Kjo mund të jetë pasojë e emigrimit të tyre jashtë vendit për kushtë më të mira ekonomike.
Sondazh

Të parët në rajon për ndërmarrjet e vogla. Në Shqipëri numërohen 142 mijë ndërmarrje me pronarë të vegjël të vetëpunësuar
Të dhënat e regjistrit rajonal të biznesit, “Bifidex”, tregojnë se Shqipëria ka rreth 176 mijë ndërmarrje aktive. Kjo shifër na pozicionon në vend të dytë në......

Shqiptarët, pak të shqetësuar për krimin financiar, - Anketa e RCC: vetëm 59% e konsiderojnë të rëndësishme, norma e dytë më e ulët në rajon
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka publikuar së fundmi anketën e parë për opinionin publik për ‘çështjet e sigurisë’ të kryera midis qytetarëve të Ballkanit......

Rënie të “Totali të huave” për muajin Prill 2021. Marsi 2021 rregjistron vlerën më të lartë të totalit të huave për individët. Rënie edhe në totalin e huave për “Korporata jofinanciare private".
Banka e Shqipërisë ka bërë publike të dhënat në lidhje me “Huatë e reja sipas qëllimit të përdorimit dhe monedhës”. Studimi i “Scan Intelligence Unit” bazohet......

Rritet me 36.4% numri i leje të ndërtimit, gjatë tremujorit të parë të vitit jepen 251 leje
Numri i lejeve të ndërtimit e ka nisur me rritje vitin 2021. Mbështetur në të dhënat nga Instituti i Statistikave mbi “Lejet e Ndërtimit” në tremujorin e parë......

Të parët në rajon për akomodim dhe ushqim/ Kemi më shumë ndërmarrje edhe se Serbia, por zhgënjejmë me bujqësinë, artin, shkencën
Të dhënat e regjistrit rajonal të biznesit, “Bifidex”, tregojnë se në Shqipëri ka rreth 176 mijë ndërmarrje aktive. Kjo shifër na vendos në vend të dytë në......

Transporti ajror vazhdon të vuajë pandeminë. Numri i pasagjerëve ulet me 57% krahasuar me vitin 2019
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave bëjnë me dije se transporti të pasagjerëve, është rritur ndjeshëm si në rrugë detare po ashtu edhe në......

Marsi rrit transaksionet pa para,- Transaksionet në POS dhe homebanking rriten me 22% dhe 12.8%
Shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë, të cilat i referohen muajit mars, flasin për një rritje të ndjeshme të transaksioneve, si në numër ashtu edhe në......

Kartat bankare prekin rekord të ri, arrijnë në 1.3 mln në T1, "kërcen" kërkesa për karta krediti
Numri i kartave bankare në qarkullim në vendin tonë ka prekur shifrën e rreth 1 milionë e 305 mijë të tillave në tremujorin e parë të vitit. Në fUnd të......