Rekord i ri për paranë jashtë sistemit! Arrin shifrën e 350.5 mld lekëve. - Gjatë pandemisë, rritja mujore mbi dyfish më e lartë

Sasia a parasë në qarkullim jashtë sistemit bankar në vendin tonë ka prekur një shifër të re rekord gjatë muajit prill, prej 350.5 mld lekësh, duke vijuar rritjen progresive mujore. Rritja mujore fiksohet kështu pranë 0.8%, sinjalizojnë shifrat zyrtare. Kjo rritje është më e lartë se muaji paraardhës, dhe në të njëjtat nivele me shkurtin. Kështu, pandemia vijon të ketë një efekt negative në këtë tregues. Gjatë periudhës prill 2020 - prill 2021, mesatarja mujore e ndryshimit të këtij treguesi fiksohet në 1.38%. Në të njëjtën periudhë pararendëse të pandemisë, ndryshimi fiksohej në 0.57%, pra mbi dyfish më e ulët, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë.
Një tjetër indikator i rëndësishëm, ai M3, që mat totalin e parasë së gjerë, pra atë jashtë koorporaratave depozituese dhe atë brenda koorporatave depozituese, të rezidentëve, me përjashtim të bankave dhe qeverisë qendrore, ka prekur një rekord të ri gjatë prillit, prej 1.478 trilionë lekësh, nga 1.469 trilionë lekë që ishte gjatë muajit mars, tregojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Në terma rritje mujore, norma e prillit, prej 0.6% është me e larta që prej dhjetorit të vitit të kaluar, sa i përket këtij treguesi.
Sondazh

Pandemia "godet" OJF-të. Në vitin 2020 rënie me 5,8%, numri i subjekteve të reja me rritjen më të ulët që nga viti 2012
Instituti i Statistikave ka bërë publik raportin periodik mbi "Regjistrin e Ndërmarrjeve" në Shqipëri për vitin 2020. Në këtë publikim INSTAT pasqyron......

Cilësia e ujit në plazhe në Shqipëri brenda direktivave të Europës, megjithatë përkeqësohen ujërat e liqeneve dhe lumenjve gjatë 2020-ës
Agjencia Europiane e Mjedisit, në raportin më të fundit bën me dije se cilësia e ujrave të plazheve në Shqipëri është përmirësuar gjatë vitit 2020 krahasuar me......

Më pak nxënës të regjistruar në 2019. Bie përqindja e nxënësve përsëritës dhe atyre që largohen para kohe
Instituti i Statstikave ka bërë publik së fundmi “Treguesit e Mirëqenies së Fëmijëve, Adoleshentëve dhe të Rinjve në Shqipëri” një raport i cili paraqet të......

Të parët në rajon për ndërmarrjet e vogla. Në Shqipëri numërohen 142 mijë ndërmarrje me pronarë të vegjël të vetëpunësuar
Të dhënat e regjistrit rajonal të biznesit, “Bifidex”, tregojnë se Shqipëria ka rreth 176 mijë ndërmarrje aktive. Kjo shifër na pozicionon në vend të dytë në......

Shqiptarët, pak të shqetësuar për krimin financiar, - Anketa e RCC: vetëm 59% e konsiderojnë të rëndësishme, norma e dytë më e ulët në rajon
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka publikuar së fundmi anketën e parë për opinionin publik për ‘çështjet e sigurisë’ të kryera midis qytetarëve të Ballkanit......

Rënie të “Totali të huave” për muajin Prill 2021. Marsi 2021 rregjistron vlerën më të lartë të totalit të huave për individët. Rënie edhe në totalin e huave për “Korporata jofinanciare private".
Banka e Shqipërisë ka bërë publike të dhënat në lidhje me “Huatë e reja sipas qëllimit të përdorimit dhe monedhës”. Studimi i “Scan Intelligence Unit” bazohet......

Rritet me 36.4% numri i leje të ndërtimit, gjatë tremujorit të parë të vitit jepen 251 leje
Numri i lejeve të ndërtimit e ka nisur me rritje vitin 2021. Mbështetur në të dhënat nga Instituti i Statistikave mbi “Lejet e Ndërtimit” në tremujorin e parë......

Të parët në rajon për akomodim dhe ushqim/ Kemi më shumë ndërmarrje edhe se Serbia, por zhgënjejmë me bujqësinë, artin, shkencën
Të dhënat e regjistrit rajonal të biznesit, “Bifidex”, tregojnë se në Shqipëri ka rreth 176 mijë ndërmarrje aktive. Kjo shifër na vendos në vend të dytë në......