Pandemia, shqiptarët me rënien më të madhe të konsumit të alkolit mes vendeve të Europës, me gati 30%
Një artikull akademik i botuar në revistën shkencore "Varësia", (SOCIETY FOR THE STUDY OF ADDICTION), tregon se sa ka rënë konsumi i alkolit gjatë vitit të pandemisë për 21 vende të Europës, ku mes këtyre vendeve gjendet e renditur dhe Shqipëria. Studimi pëfshin një kampionim prej 31 964 individë gjithsej, të cilët kanë raportuar konsumin e alkolit gjatë vitit të kaluar, pra vitit të pandemisë. Ndër këto vende shohim se vendi ynë regjistron rënien më të madhë të konsumit të alkolit me gati 30 %, në tërësinë e vendeve të Europës. Kampionimi në vendin tonë ishte me rreth 349 individë, të cilët kanë raportuar mbi konsumin e alkolit vitin e kaluar. Këto rezultate përpiqen të na tregojnë se pandemia ka reduktuar konsumin e alkolit dhe kjo ndoshta mund të jetë shkak i mbylljes së bareve e lokaleve, por gjithashtu sipas raportit mund të jetë dhe si pasojë e rënies ekonomike dhe e pagave më të ulta. Kjo situatë mund t’i ketë shtyrë qytetarët të rivlerësojnë buxhetin e tyre duke reduktuar kështu dhe alkolin. Le të rikujtojmë se sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për periudhën janar-dhjetor të vitit 2020, pra vitit të pandemisë, sasia e importuar e mallrave të akcizës ka rënë ndjeshëm për produktin e birrës duke reduktuar kështu dhe konsumin e saj. Analiza e të dhënave mbi ndryshimin e konsumit të alkolit zbuloi se frekuenca e pirjes nuk e ndryshoi domethënien në shtatë vende të cilat janë, Danimarka, Franca, Gjermania, Irlanda, Polonia, Sllovenia dhe Ukraina, ndërsa sasia e alkooli e konsumuar mbeti e njëjtë vetëm në dy vende, Gjermani dhe Irlandë. Mbretëria e Bashkuar është i vetmi vend i cili ndryshe nga të tjerët ka pësuar rritje gjatë vitit 2020.
Klikoni këtu për të parë raportin e plotë
Sondazh

Rritet shkalla e papunësisë në 11.9%. Te të rinjtë regjistrohet rritja më e madhe
Pandemia vazhdon ta godasë tregun e punës, por si ka ndikuar më konkretisht në të gjithë treguesit e tij gjatë tremujorit të parë të vitit 2021? Shifrat më të......

Huaja e qeverisë, rekord historik në T1! Borxhi i jashtëm bruto arrin në 8.8 mld euro, ai i huamarrjes së qeverisë si asnjëherë më parë
Stoku i borxhit të jashtëm bruto të vendit tonë ka prekur nivelin e 8.8 mld eurove gjatë tremujorit të parë të vitit, tregojnë shfirat më të fundit të......

Remitancat, rekord në T1! Prekin shifrën e 168.5 mln euro, niveli më i lartë në më shumë se një dekadë
Remitancat kanë prekur nivelin më të lartë që prej vitit 2010 në tremujorin e pare të këtij viti. Kështu, të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se,......

Tjetër rekord historik për kreditë me probleme! Zbresin në 7.88%, edhe pas shfuqizimit të masave rregulluese të BSH
Një prej treguesve më të rëndësishëm të shëndetit financiar të sektorit bankar, ai i kredive me probleme, ka prekur një rekord të ri histroik minimal, pranë......

Banka Botërore "zhvlerëson" rritjen ekonomike të Shqipërisë, ul projeksionet. Më mirë se rajoni, por të varur nga hapja e kufijve dhe çelja e negociatave
Banka Botërore ka shkurtuar projeksionet për rritjen ekonomike të vendit tonë gjatë këtij viti dhe atij të ardhshëm, me respektivisht nga 0.7 pikë përqindje.......

Ekonomia Shqiptare bëhet më prodhuese, shërbimet zbresin në 61% të totalit të ndërmarrjeve nga 84% në 2011
Qëndrueshmëria ekonomike e një vendi vërehet tek stabiliteti i strukturës ekonomike të tij. Për të kuptuar strukturën ekonomike analizohet sjellja e......

Shoqëritë Aksionere pranë minimumit historik .Gjatë vitit të kaluar niveli më i ulët që prej 2010-ës
Regjistri i ndërmarrjeve i publikuar së fundmi nga Instituti i Statistikave jep të dhëna mjaft interesante mbi ndërmarrjet në vendin tonë për vitin 2020. “Scan......

Rekord i ri për paranë jashtë sistemit! Arrin shifrën e 350.5 mld lekëve. - Gjatë pandemisë, rritja mujore mbi dyfish më e lartë
Sasia a parasë në qarkullim jashtë sistemit bankar në vendin tonë ka prekur një shifër të re rekord gjatë muajit prill, prej 350.5 mld lekësh, duke vijuar......