Shqipëria Postuar më 15 Qershor 2021, 10:39

Bashkia Lezhë dhe Kamëz me rënien më të madhe të të ardhurave gjatë pandemisë, Mallakastra dhe Vora për shpenzimet

Nga SCAN TV
Bashkia Lezhë dhe Kamëz me rënien më të madhe të

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka bërë publik raportin zyrtar për zbatimin e buxhetit vendor të vitit 2020, i cili përmban informacione të detajuara financiare sa i përket njësive vendore. “Scan Intelligence Unit” e ka ndalur fokusin e analizës te vlerësimi i ndryshimit të të ardhurave dhe shpenzimeve të pushtetit vendor nga viti 2019, në vitin 2020, i cili është dhe viti kur vendi ynë u godit më rëndë nga kriza e shkaktuar nga pandemia.

Të dhënat janë sipas njësive të vetëqeverisjes vendore, dhe sipas tyre shihet se rreth 30 njësi të vëtëqeverisjes vendore gjatë vitit 2020 kanë patur një rënie të të ardhurave të veta vendore në raport me vitin 2019. Nëse do të shikonim grafikun, vihet re se normën më të lartë të rënies, me më pak të ardhura e ka patur bashkia Libohovë më 61%, e ndjekur nga Bashkia e Lezhës me 57% dhe ajo e Kamzës me 37%. Nga ana tjetër ka patur bashki që gjatë vitit 2020 kanë pësuar rritje të normës duke regjistruar më shumë të ardhura se në vitin 2019, ku normën më të lartë e ka regjistruar Bashkia Pukë me 93% e ndjekur nga Bashkia Kukës me 36%. Bashkia Tiranë nuk ka pësuar ndryshim në të ardhurat e saj. Sipas raportit, kanë qenë faktorët kryesore ekonomikë sipas vendndodhjes së njësive te vetëqeverisjes vendore ato që kanë ndikuar në ecurinë e të ardhurave të veta të pushtetit vendor.

Të dhënat gjithashtu flasin dhe për ndryshimin në shpenzimet e pushtetit vendor nga viti 2019 në vitin 2020 sipas njësive të vetëqeverisjes vendore. Mes tyre vihet re se rreth 39 bashki nga totali kanë patur një rënie të shpenzimeve në vitin 2020.Bashkitë që kanë patur rënien më të madhe janë bashkitë Mallakastër me 45%, Vorë me një rënie prej 44%, bashkia Vau Dejës me rreth 38% dhe bashkia Kamëz me rreth 23% rënie të shpenzimeve. Pjesa tjetër e bashkive kanë regjistruar rritje nga ku Bashkia Rrogozhinë regjistron rritjen më të madhe me 48% e ndjekur nga ajo e Prrenjasit me 27% krahasuar me vitin 2019.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat