Ekonomia e Eurozonës tregon elasticitet ndërsa PBB-ja e tremujorit të dytë mposht pritjet!

Inflacioni i Eurozonës ra në korrik dhe shifrat e reja të rritjes treguan rritje të aktivitetit ekonomik në tremujorin e dytë të këtij viti duke sjellë disa lajme pozitive në rajon.
Inflacioni total në eurozonë ishte 5.3% në korrik, sipas të dhënave paraprake të publikuara të hënën, më i ulët se 5.5% i regjistruar në qershor. Megjithatë, ajo mbetet shumë mbi objektivin prej 2% të Bankës Qendrore Europiane për bllokun 20-anëtarësh.
Eurozona ka qenë duke luftuar me inflacionin e lartë vitin e kaluar, duke bërë që BQE t'i nënshtrohet një viti të plotë rritjesh të njëpasnjëshme të normave në një përpjekje për të ulur çmimet. Javën e kaluar, banka qendrore rriti sërish normat me një çerek pikë përqindjeje, duke e çuar normën e saj kryesore të interesit në 3.75%.
Fillimisht, pjesa më e madhe e presioneve të çmimeve në eurozonë vinin nga kostot e larta të energjisë, por muajt e fundit më së shumti kanë kontribuar çmimet e ushqimeve. Këtë muaj, ushqimet, alkooli dhe duhani ndikuan sërish në rritje të inflacionit me 10.8% në korrik, megjithëse kjo ishte më e ulët se në muajt e mëparshëm.
Shifrat e inflacionit vijnë kundër një sfondi të rritjes së mëparshme në rënie, me PBB-në (produkti i brendshëm bruto) në stagnim në tremujorin e parë të këtij viti. Megjithatë, një publikim i veçantë i të dhënave të hënën tregoi se rritja u përshpejtua në tremujorin e dytë, duke u zgjeruar me 0.3% më shumë se 0.2% që pritej nga analistët e anketuar nga Reuters.
Si ekonomitë e Francës dhe Spanjës u treguan relativisht elastike në tremujorin e dytë, me të parën që shënoi një normë PBB prej 0.5% dhe të dytën duke u zgjeruar me 0.4%. Gjermania, megjithatë, u tregua më e dobët gjatë të njëjtës periudhë tre mujore, duke mos shënuar ndonjë rritje.
Edel Strazimiri / SCAN

Gjermania pritet të jetë ekonomia e vetme kryesore që nuk do të rritet këtë vit!
Ekonomia gjermane ende po dështon të rritet, treguan shifrat të premten, pasi vendi që duhet të jetë fuqia industriale për të gjithë Europën po lufton me......

Makinat kineze fokusohen në Europë - Shumë modele bazuar në energji dhe teknologjinë e lartë po ndryshojnë historinë
Më parë shiheshin me dyshim. Të tilla ishin makinat kineze të disa viteve më parë, kur para Covid-it filluan të shfaqen në sallonet dhe ekspozitat e mëdha......

Perspektiva të mira për udhëtimet turistike - Pavarësisht motit ekstrem në Europë, vlerësimet janë të larta
Aksionet e shoqërive europiane të udhëtimit u tkurrën për shkak të motit ekstrem në korrik, por shumë investitorë mendojnë se kërkesa solide do të vazhdojë të......

Inflacioni i lartë, italianët ulin shpenzimet - Sondazhi, 5 në 10 qytetarë detyrohen të reduktojnë konsumin e energjisë elektrike
Ndërsa inflacioni vijon të regjistrohet në nivele ende të larta pothuajse 6 në 10 italianë pritet të ulin shpenzimet për blerje, 53% konsumin e energjisë......

“Gjeneva do të ketë klimë mesdhetare” - Ekspertët kërkojnë ndërtimin e shtëpive të bardha dhe mbjelljen e ullinjve
Me ndryshimet klimatike, deri në vitin 2090, Gjeneva do të ketë klimë mesdhetare. Kështu deklaroi një zyrtar zviceran i partisë së të Gjelbërve, sipas të cilit......

Shumë vapë për pushime? Si Europa po rivlerëson industrinë e saj të turizmit!
Industria e turizmit, e cila jep një kontribut të rëndësishëm në produktin e brendshëm bruto të Europës, mund të ekspozohet ndaj ngarkesave të konsiderueshme......

Shtohen problemet ekonomike në Kinë – ‘Do duhej një mrekulli për të arritur rritjen e planifikuar’!
Pandemia ka "mbaruar” edhe në Kinë, por ajo vijon të jetë shumë larg normës së planifikuar të rritjes ekonomike. Ndërsa rritja ekonomike në tremujorin e parë......

Recesioni i madh i Rolex - Si Fed ndaloi bumin e orëve luksoze
Që nga fundi i vitit 2022, Wall Street ka qenë i mbushur me parashikime për rritjen e normave të interesit të Rezervës Federale për të shkaktuar kërdi në......