Europa Postuar më 31 Korrik 2023, 11:05

Inflacioni i lartë, italianët ulin shpenzimet - Sondazhi, 5 në 10 qytetarë detyrohen të reduktojnë konsumin e energjisë elektrike

Nga SCAN TV
Inflacioni i lartë, italianët ulin shpenzimet - Sondazhi, 5 në 10

Ndërsa inflacioni vijon të regjistrohet në nivele ende të larta pothuajse 6 në 10 italianë pritet të ulin shpenzimet për blerje, 53% konsumin e energjisë elektrike, 51% shpenzimet për aktivitete kulturore dhe argëtuese dhe 44% konsumin e gazit.

Ky skenar rezulton nga një sondazh i kryer me një kampion prej 800 persona të moshës mbi 18 vjeç. Sipas ekspertëve, politikat aktuale monetare rrezikojnë të përkeqësojnë më tej situatën, duke rënduar jo vetëm mbi prodhimin, por edhe mbi qytetarët. Rritjet e normave të interesit do të tkurrin shpenzimet.

Rezultatet e vrojtimit konfirmojnë se inflacioni është një “taksë” që ndikon më shumë tek shtresat e dobëta. Tek punëtorët ulja e blerjeve prek 74% të tyre, Megjithatë, krahasuar me anketën e mëparshme (shtator 2022), në një nivel mesatar të përgjithshëm, përqindjet e atyre që duhej të reduktonin konsumin e energjisë elektrike dhe gazit u ulën përkatësisht me 10 dhe 12 pikë përqindjeje.

Raporti ndalet edhe në efektet e rritjes së çmimeve në shpenzimet e ushqimit, duke u fokusuar në strategjitë e blerjes të zbatuara nga familjet për t'u përballur me rritjen e çmimeve të produkteve. Sa i përket strategjive të blerjes, 51% e të intervistuarve deklarojnë se kanë ulur blerjen e produkteve të tepërta, 46% blejnë produkte kryesisht promocionale dhe 32% kërkojnë produktet më të lira.

Për sa i përket kanaleve të shitjes së produkteve ushqimore, rezultatet e anketës tregojnë një rritje mesatare të shpeshtësisë së blerjeve prej 29% në dyqanet me ulje çmimesh.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat