“Gjeneva do të ketë klimë mesdhetare” - Ekspertët kërkojnë ndërtimin e shtëpive të bardha dhe mbjelljen e ullinjve

Me ndryshimet klimatike, deri në vitin 2090, Gjeneva do të ketë klimë mesdhetare. Kështu deklaroi një zyrtar zviceran i partisë së të Gjelbërve, sipas të cilit qyteti duhet të transformohet sipas modelit urban mesdhetar, me mure të bardha dhe infrastruktura që favorizojnë qarkullimin natyror të ajrit. Në fshat, nënvizon ai, kanë filluar të mbillen ullinj.
Zvicra do të preket veçanërisht nga ngrohja globale, thotë Antonio Hodgers, kreu i departamentit të tokës në kantonin e Gjenevës. “Për çdo dy gradë Celsius rritje të temperaturave globale, zona fushore do të regjistrojë katër gradë më shumë”, shton ai, duke specifikuar se llogaritjet bazohen në parashikimet e Panelit Ndërqeveritar të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (IPCC).
Sipas Hodgers, Gjeneva duhet të përshtatet me verërat më të nxehta, çka detyron rritjen e hapësirave të gjelbra dhe reduktimin e sipërfaqeve të asfaltit. Hodgers gjithashtu planifikon mbjelljen e 150,000 pemëve.
Qendra historike e Gjenevës është "tashmë pjesërisht e përshtatur" me një klimë më të ngrohtë, vëren ai. “Ky aspekt duhet të merret parasysh kur vendoset për të ndërtuar apo rinovuar”. Sa i përket fushatës, "kantoni tashmë po i ndihmon fermerët", vazhdon ai. "Disa po i përkushtohen pemëve të ullirit."
Hodgers beson se shoqëria perëndimore do të jetë në gjendje të mësohet me standardet e reja të klimës. "Qeniet njerëzore janë krijuar për t'u përshtatur", vëren ai, duke nënvizuar se "njerëzit kanë jetuar të lumtur në mesdhe për mijëra vjet". Por, për 15% të popullsisë më të kërcënuar të botës, klima “do të bëhet e paqëndrueshme. Kjo është ajo që më shqetëson më shumë”, përfundon ai.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Shumë vapë për pushime? Si Europa po rivlerëson industrinë e saj të turizmit!
Industria e turizmit, e cila jep një kontribut të rëndësishëm në produktin e brendshëm bruto të Europës, mund të ekspozohet ndaj ngarkesave të konsiderueshme......

Shtohen problemet ekonomike në Kinë – ‘Do duhej një mrekulli për të arritur rritjen e planifikuar’!
Pandemia ka "mbaruar” edhe në Kinë, por ajo vijon të jetë shumë larg normës së planifikuar të rritjes ekonomike. Ndërsa rritja ekonomike në tremujorin e parë......

Recesioni i madh i Rolex - Si Fed ndaloi bumin e orëve luksoze
Që nga fundi i vitit 2022, Wall Street ka qenë i mbushur me parashikime për rritjen e normave të interesit të Rezervës Federale për të shkaktuar kërdi në......

Java nis në të ‘kuqe’ – Regjistrohet sërish rënie për valutat kryesore!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rënie pas një rikuperimi të ndjeshëm që shënoi javën e kaluar teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 92.6 lekë dhe është......

Zjarret në Europë u frenuan, por Greqia jep alarmin për kërcënimin e klimës!
Një rënie e temperaturave dhe erërat më të qeta ndihmuan zjarrfikësit të merren me flakët në Greqi dhe të gjitha zjarret e mëdha u frenuan deri në mesditë të......

Parlamenti Evropian pritet të rritet me 15 eurodeputetë në 2024 – Ja shtetet që do të përfaqësojnë
15 deputetë shtesë do të zënë vendet e tyre në Parlamentin Evropian pas zgjedhjeve të BE-së të vitit të ardhshëm, pasi qeveritë arritën një marrëveshje......

Pse Afrika e Jugut po rrezikon marrëdhëniet e saj me SHBA-në dhe BE-në?
Për shumë vëzhgues, qëndrimi i Afrikës së Jugut ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë është i çuditshëm. Ndërsa vendi pretendon se është "i paangazhuar", diplomatët......

Norma kryesore e inflacionit të Fed bie në nivelin më të ulët në gati 2 vjet!
Inflacioni tregoi shenja të mëtejshme ftohjeje në qershor, sipas një matësi të lëshuar të premten që Rezerva Federale ndjek nga afër. Indeksi i çmimeve të......