Bota Postuar më 31 Korrik 2023, 11:06

Makinat kineze fokusohen në Europë - Shumë modele bazuar në energji dhe teknologjinë e lartë po ndryshojnë historinë

Nga SCAN TV
Makinat kineze fokusohen në Europë - Shumë modele bazuar në

Më parë shiheshin me dyshim. Të tilla ishin makinat kineze të disa viteve më parë, kur para Covid-it filluan të shfaqen në sallonet dhe ekspozitat e mëdha ndërkombëtare ku dominonin prodhuesit gjermanë. Ato ishin të shëmtuara, kopje shpesh të dështuara të modeleve të suksesshme, teknologjikisht jo interesante dhe me rezultate të dobëta në testin e përplasjes.

Revolucioni i makinës elektrike, që ka thjeshtuar shumë gjërat, edhe në nivel konkurrues, ka bërë që industria e automobilave të zgjohet në një botë të ndryshme: ku një numër në rritje markash kineze ofrojnë makina të afta për të barazuar dhe shpeshherë tejkaluar, ato të markave tradicionale të njohura. Një “pushtim” i vërtetë, megjithatë, shumë kaotik, i markave të reja dhe modeleve të panjohura.

Sipas ekspertëve perëndimore, prodhuesit kinezë vazhdojnë të investojnë masivisht në dizajn. Disa grupe kanë pasur aktivitete të stilit, kërkimit dhe zhvillimit në Europë për disa kohë, si Changan dhe JAC Automotive me qendrat e tyre të stilit në Torino, ose Geely në Gotoborg të Suedisë, ku së fundmi ka inauguruar një qendër kushtuar markave Lynk&Co dhe Zeekr. Tani misioni është krijimi i makinave më tërheqëse edhe për klientët nga kontinenti i vjetër, shijet dhe tendencat e të cilëve monitorohen. Për këtë arsye, dy grupe kineze, GAC dhe Geely, kanë hapur së fundmi qendrat e tyre të avancuara të dizajnit në Milano.

Megjithatë, ekziston një element kyç industrial në këtë revolucion automobilistik. Për momentin vëllimet e shitjeve të makinave kineze në Europë janë të kufizuara, por tashmë tani, Kina është bërë eksportuesi i parë global, përpara Japonisë. Vëllimet në Europë, do të arrijnë pak më shumë se 1% në vitin 2026. Por ato janë të destinuara të rriten. Dhe ndërsa vëllimet rriten, në atë moment nuk do të mjaftojë më për të mbushur megaanije dhe për të dërguar makina në Europë. Do të nevojitet një hap strukturor, prodhimi në Europë, pasi transporti i makinave kushton.

Sipas analistëve të sektorit, Portugalia, Spanja dhe padyshim Europa Lindore janë vendet më tërheqëse për ngritjen e fabrikave kineze.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat