Perspektiva të mira për udhëtimet turistike - Pavarësisht motit ekstrem në Europë, vlerësimet janë të larta

Aksionet e shoqërive europiane të udhëtimit u tkurrën për shkak të motit ekstrem në korrik, por shumë investitorë mendojnë se kërkesa solide do të vazhdojë të mbështesë sektorin.
Një indeks i stoqeve europiane të udhëtimeve dhe kohës së lirë është zgjeruar me 33% krahasuar me vitin e kaluar, falë rritjeve më të mprehta të çmimeve në artikuj si biletat e linjave ajrore dhe tarifat e hoteleve.
Linjat ajrore, operatorët e lundrimit dhe pronarët e hoteleve kanë qenë përfituesit kryesorë, ashtu si edhe prodhuesit e avionëve dhe motorëve.
Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Turizmit, numri i vendeve pa kufizime ndaj COVID-19 është rritur trefish gjatë një viti, në mbi 180 dhe lëvizjet e turistëve po afrohen në nivelet para pandemisë. Europa është ndër rajonet me më rritje.
Tregtarët ende shohin më shumë mundësi përpara, edhe pse tregjet përballen me pasiguri makroekonomike në rritje dhe Europa me motin ekstrem.
Lojërat Olimpike të Parisit dhe Kampionati Europian i Futbollit në Gjermani vitin e ardhshëm do të mbështesin gjithashtu rritjen. Sipas ekspertëve të sektorit, perspektiva e industrisë globale duket e mirë për vitin 2024.
Goldman Sachs pret përmirësime të rëndësishme të vlerësimeve dhe fitimeve këtë vit. Për vitin 2024, parashikohet që debati të zhvendoset në qëndrueshmërinë e tendencave aktuale, me rritjen e papunësisë në Mbretërinë e Bashkuar që çon në një moderim të rritjes së kërkesës për kohën e lirë.
Ryanair, linja ajrore më e madhe në Europë për nga numri i pasagjerëve, shënoi fitime rekord javën e kaluar dhe tha se kërkesa dukej e fuqishme për pjesën tjetër të verës, megjithëse paralajmëroi se rritja e tarifave mund të zbutet. Nga ana tjetër, kompania nuk parashikon ulje të udhëtimeve për shkak të valës së të nxehtit në Europën Jugore.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Inflacioni i lartë, italianët ulin shpenzimet - Sondazhi, 5 në 10 qytetarë detyrohen të reduktojnë konsumin e energjisë elektrike
Ndërsa inflacioni vijon të regjistrohet në nivele ende të larta pothuajse 6 në 10 italianë pritet të ulin shpenzimet për blerje, 53% konsumin e energjisë......

“Gjeneva do të ketë klimë mesdhetare” - Ekspertët kërkojnë ndërtimin e shtëpive të bardha dhe mbjelljen e ullinjve
Me ndryshimet klimatike, deri në vitin 2090, Gjeneva do të ketë klimë mesdhetare. Kështu deklaroi një zyrtar zviceran i partisë së të Gjelbërve, sipas të cilit......

Shumë vapë për pushime? Si Europa po rivlerëson industrinë e saj të turizmit!
Industria e turizmit, e cila jep një kontribut të rëndësishëm në produktin e brendshëm bruto të Europës, mund të ekspozohet ndaj ngarkesave të konsiderueshme......

Shtohen problemet ekonomike në Kinë – ‘Do duhej një mrekulli për të arritur rritjen e planifikuar’!
Pandemia ka "mbaruar” edhe në Kinë, por ajo vijon të jetë shumë larg normës së planifikuar të rritjes ekonomike. Ndërsa rritja ekonomike në tremujorin e parë......

Recesioni i madh i Rolex - Si Fed ndaloi bumin e orëve luksoze
Që nga fundi i vitit 2022, Wall Street ka qenë i mbushur me parashikime për rritjen e normave të interesit të Rezervës Federale për të shkaktuar kërdi në......

Java nis në të ‘kuqe’ – Regjistrohet sërish rënie për valutat kryesore!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rënie pas një rikuperimi të ndjeshëm që shënoi javën e kaluar teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 92.6 lekë dhe është......

Zjarret në Europë u frenuan, por Greqia jep alarmin për kërcënimin e klimës!
Një rënie e temperaturave dhe erërat më të qeta ndihmuan zjarrfikësit të merren me flakët në Greqi dhe të gjitha zjarret e mëdha u frenuan deri në mesditë të......

Parlamenti Evropian pritet të rritet me 15 eurodeputetë në 2024 – Ja shtetet që do të përfaqësojnë
15 deputetë shtesë do të zënë vendet e tyre në Parlamentin Evropian pas zgjedhjeve të BE-së të vitit të ardhshëm, pasi qeveritë arritën një marrëveshje......