Bota Postuar më 24 Qershor 2022, 10:30

Dollari, humbjet e para javore për qershorin - Euro mbështetet nga aktiviteti i dobët i fabrikave në Europë

Nga SCAN TV

Dollari amerikan po qëndron në rënie në sesionin e fundit të kësaj jave, përballë monedhave kryesore ndërkombëtare dhe pritet të publikojë humbjet e para javore për këtë muaj. Investitorët po llogarisin rrugën që do të ndjekë Rezerva Federale me rritjen e interesave, për të mbajtur nën kontroll inflacionin.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan përballë monedhave kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 104.3, ndërsa në sesionin e kaluar u rrit me 0.19%.

Ndërkohë, monedha europiane po mbështetet nga pritshmëritë se Banka Qendrore Europiane do të shtrëngojë me shpejtësi politikat monetare, pasi të dhënat e publikuara treguan një dobësim të aktivitetit të fabrikave në Europë.

Gjithsesi, volumi i shkëmbimeve tregtare ka qënë i ulët gjatë kësaj jave, me investitorët që po vendosin baste për një politikë monetare të kujdesshme nga Rezerva Federale, e cila në takimin e korrikut pritet të rrisë normën bazë të interesit me 75 pikë bazë.

Ndërkohë, në ditën e dytë të dëshmisë së tij në Kongresin amerikan, presidenti i Rezervës Federale, Jerome Poëell, deklaroi se banka qëndrore është jashtëzakonisht e vendosur për të ulur inflacionin pranë objektivit, pavarësisht rreziqeve për ngadalësimin e ekonomisë.

Në tregun e kriptomonedhave, bictcoin vijon të tregtohet në mbi 20 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1130 dollarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...