Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore përballë monedhës vendase?!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht pasi rikuperoi disa ditë radhazi pikë ka regjistruar një rënie këtë të premte teksa blihet me 112.8 lekë dhe shitet me 113.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik pas një zbritje të kuotës gjate ditëve të fundit të kësaj jave e ka mbyllur këtë periudhë në vlera të qëndrueshme pasi blihet këtë të premte me 137.8 lekë dhe shitet me 139.2 lekë.
Monedha europiane gjithashtu nuk ka shënuar luhatje të ndjeshme këtë fundjavë pasi është blerë mëngjesin e sotëm me 119.1 lekë dhe është shitur me 119.7 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Franga zvicerane është e vetmja valutë që e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pasi në raport me ditën e djeshme ka fituar pikë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 116.8 lekë dhe është shitur me 117.9 lekë.
SCAN
Sondazh

Makina, “hajduti” i shtëpisë: Na kushton rreth 3400 euro në vit, ose sa 34% e pagës mesatare të një çifti!
Rritja e çmimit të karburantit gjatë muajve të fundit, padiskutim që ka bërë shumë familje të marrin lapsin dhe letrën për të bërë llogaritë se sa ju kushton......

Turqia po heton pretendimet se Rusia ka transportuar grurë të vjedhur ukrainas!
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha të enjten se Ankaraja po heton pretendimet se gruri ukrainas është vjedhur nga Rusia dhe është dërguar në vende......

Cisternat ruse të naftës certifikohen nga Indisë përmes kompanisë në Dubai pas sanksioneve të reja globale!
India po ofron certifikim sigurie për dhjetëra anije të menaxhuara nga një degë në Dubai e grupit më të lartë të transportit rus Sovcomflot, treguan të dhënat......

Studimi: Stresi social plak para kohe sistemin tuaj imunitar!
Edel Strazimiri / SCAN Stresi social si diskriminimi dhe problemet familjare, së bashku me problemet e punës dhe parave, mund të kontribuojnë në......

Britania lançon kriptomonedhën e re të lidhur me Paundin ndërsa tregjet globale vijojnë në kaos!
E ashtuquajtura kompania stablecoin Tether po lançon një kriptomonedhë të lidhur me paundin britanik, ndërsa Mbretëria e Bashkuar përpiqet të përqafojë......

“Jo recesion për të frenuar inflacionin” - Kreu i FED, Powell: Do vendosim çmimet nën kontroll dhe enëse rrezikon rënien e ekonomisë
Kreu i bankës qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jerome Powell u shpreh se Rezerva Federale nuk po përpiqet të krijojë një recesion për të ndaluar......

SHBA, ndihmë vendeve për mallrat ruse - “Rusisë nuk i ndalohet të eksportojë ushqime dhe drithëra jashtë vendit”
Vendet duhet të kërkojnë ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëse kanë probleme me importimin e ushqimeve dhe fertilizuesve nga Rusia. Deklarata u bë......

Drejtorët e web iu ndalojnë fëmijëve internetin - Ata i mbajnë larg aparateve celularë dhe rrjeteve sociale
Udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë të qarta: për fëmijët deri dy vjec është absolutisht e ndaluar që të qëndrojnë para një ekrani; nga 2......