Bota Postuar më 24 Qershor 2022, 10:28

Nafta, e qëndrueshme pranë 110 dollarë - OPEC pritet të rrisë prodhimin, Biden vizitë në Arabinë Saudite

Nga SCAN TV

Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa tregu po përpiqet të balancojë rreziqet që vijnë nga ngadalësimi i kërkesës, në njërën anë, dhe nga furnizimi i tregut në anën tjetër. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 110 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 104 dollarë për fuçi.

Edhe diferenca mes dy bençmarkëve është zgjeruar në rreth 6 dollarë, në favor të naftës Brent. Çmimet u gjendën nën presion në sesionin e kaluar, pasi të dhënat në SHBA treguan një ngadalësim të sektorit të manifakturës dhe të shërbimeve.

Edhe njëjta situatë rezultoi edhe në ekonominë më të madhe të Europës, në Gjermani. OPEC dhe aleatët e tjerë, duke përfshirë Rusinë, që ndryshe njihen si OPEC+, pritet të hartojnë një plan për të rritur prodhimin në gusht, në përpjekje për të lehtësuar barrën e çmimeve të karburanteve te inflacioni.

Gjithashtu, në këtë linjë, presidenti amerikan Joe Biden planifikon të vizitojë Arabinë Saudite. Tregjet po presin edhe të dhënat mbi rezervat e naftës në SHBA, për javën e kaluar, që duhej të ishin publikuar të enjten, por për shkak të një problemi teknik ato do të publikohen ditën e sotme.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat