Dhjetori konfirmon zbutjen e inflacionit - Norma vjetore, pranë 4.8%. Qendrojmë mbi mesataren e BE
Gjatë muajit të fundit të vitit të kaluar, inflacioni ka vijuar të tregojnë tendenca të lehta në rritje, duke u ngjitur pranë 4%, sinjalizojnë shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave. Kujtojmë se përgjatë vitit 2023, trajektorja rënëse e inflacionit ka nisur që prej muajit mars, kur zbriti pranë 5.3%, pas një serie të gjatë muajsh në rritje për të ardhur në muajin tetor ku norma e inflacionit ishte edhe më e ulta për vitin 2023.
Në tetor norma e inflacionit arriti në 3.8%, por gjatë muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2023 tendenca ishte në rritje. Në harkun kohor të një viti duket se çmimet po normaliohen pasi po të rikujtojmë normën e inflacionin në muajin dhjetor të vitit 2022, ky ndryshim ishte 7.4%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Dhjetor 2023, krahasuar me Nëntor 2023 është 0.5%.
Përgjatë të gjithë vitit 2023, norma mesatare e inflacionit fiksohet pranë 4.8%, nga 6.7% që ishte gjatë vitit pararendës. Megjithëse në rënie, duket se inflacioni në vendin tonë po zbutet më ngadalë se në vendet e Europës duke kaluar mbi mesataren e Bashkimit Europian.
Kontributin kryesor në rritjen e çmimeve përgjatë dhjetorit e kanë dhënë “ushqimet dhe pijet joalkoolike”, me 2.38 pikë përqindje, ndjekur nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, me 0.51 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me 0.34 pikë përqindje, grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 0.21 pikë përqindje, ndërsa grupi “Hotele, kafene dhe restorante” me 0.20 pikë përqindje. Nga të dhënat duket se vetëm çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar negativisht me 0.21 pikë përqindje.
Krahasuar me muajin Dhjetor 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 6.7%, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 5.4%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4.6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4.4%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4.3%. Po ashtu grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u rrit me 3.4%, “Veshje dhe këpucë” me 3.0%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2.6%, “Shërbimi arsimor” me 2.3%, “Shëndeti” me 1.2% dhe “Komunikimi” me 0.3%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 3.3%.
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 20.8%, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 10.9%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 6.7%, “mish” me 5.5%, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 2.7%, “peshk” me 2.4%, etj.
Nga analiza e detajuar e shifrave ndërkohë, rezulton se në dhjetor të vitit 2023, grupi “Argëtim dhe Kulturë” dhe grupi “Shëndetësi” kanë regjistruar nivel më të lartë çmimesh se një vit më parë. Në dhjetor të vitit 2022 çmimet për grupin “Argëtim dhe Kulturë” rriteshin me 1.3%, ndërsa në dhjetor të vitit 2023 norma e inflacionit për këtë grup regjistrohet në 5.4%. Sa i përket shëndetësisë, në dhjetor të vitit 2022 çmimet rriteshin me 1.1%, ndërsa në dhjetor të vitit 2023 norma e inflacionit për këtë grup regjistrohet në 1.2%.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Sektorët që “shkelin” të dhënat e qytetarëve - Komisioneri, 4.52 milionë lekë gjoba për 19 subjekte vitin e kaluar
19 subjekte janë gjobitur gjatë vitit që lamë pas për shkak se kanë abuzuar me të dhënat e qytetarëve. Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka......

Inflacioni “goditi” ushqimet në 2023 - Shqiptarët shpenzuan më shumë për bulmet e zarzavate
Gjatë vitit 2023 shqiptarët shpenzuan më shumë për ushqime. Ndonëse, gjatë vitit të kaluar inflacioni i përgjithshëm regjistroi nivelin prej 4%, në grupin......

Cilat janë pasojat në treg nga çmimet e referencës? - Gjoka: Pronarët e banesave të vjetra ta shikojnë si favor, nuk sjell rritje çmimesh
Amortizimi i çmimeve të referencës me 1 për qind për çdo vit vjetërsie të banesës për efekt të transaksioneve, pritet të sjellë efekte pozitive në tregun e......

9000 subjekte në “sitë” për ujrat e zeza - Brenda 3 muajsh, kush i derdh në det, liqen apo lumenj, të instalojë impiantet e trajtimit
Të gjithë subjektet që kryejnë aktivitete ekonomike në zonat bregdetare, si dhe në bregun e liqeneve dhe lumenjve, dhe shkarkojnë ujërat e ndotur në ujëra......

Mbi 222 mijë transaksione në euro në 2023 nga AIPS - U transmetuan përmes sistemit të pagesave të mëdha mbi 3.6 miliardë euro në 11 muaj
Numri i transaksioneve të kryera përmes sistemit AIPS për pagesat në euro brenda vendit ka kaluar shifrën prej 200 mijë ende pa u mbyllur viti 2023, ndërkohë......

Kaos në tregun e kriptomonedhave - “Hakohet” llogaria e SEC, postohet lajmi se ETF-të janë miratuar
Tregu i kriptomonedhave është përfshirë nga kaosi për pak orë, për shkak të një postimi të rremë në llogarinë e “X” të Komisionit të Letrave me Vlerë dhe......

Nafta Brent ngjitet pranë 77 USD - Rezervat në SHBA ranë me 5.2 mln fuçi, gjatë javës së kaluar
Nafta po tregtohet e qëndrueshme pranë 77 dollarëve për fuçi në sesionin e sotëm, për shkak të rënies së rezervave të naftës në SHBA, gjatë javës së kaluar.......

Tregu i brendshëm valutor gjen stabilitet - Edhe në tregjet ndërkombëtare, euro e qëndrueshme pranë 1.095 USD
Tregu i brendshëm valutor duket se ka gjetur një stabilitet, pas forcimit të monedhave kryesore ndërkombëtare, për 5 sesione me radhë. Edhe në tregjet......