Shqipëria Postuar më 22 Janar 2024, 19:31

Denaj mbledh përpunuesit e qumështit: "Gjeni gjuhën e komunikimit me blegtorët"

Nga SCAN TV
Denaj mbledh përpunuesit e qumështit: "Gjeni gjuhën e

Pas protestave të zhvulluara së fundmi nga fermerët, Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ka zhvilluar nje takimin me përpunuesit e qumështit për të gjetur një gjuhë komunikimi dhe për të adresuar problematikat e blegtorëve."Trajtuam disa nga problematikat, në veçanti ato të lidhura me informalitetin në treg dhe për të reduktuar këtë fenomen me masa të drejtpërdrejta", është shprehur Ministrja Denaj.

Sipas saj, rritja turistëve dhe nxitja e konsumit të brendshëm ka një ndikim të madh në nxitjen e konsumit të produkteve shqiptare në tregjet lokale dhe hotelet shqiptare.

"Theksova bashkëpunimin mes paleve pasi është e nevojshme kuptueshmëria e problematikave që ekzitojnë ndërmjet tyre në mënyrë që ndërlidhja e fermerëve me përpunuesit e qumështit të jetë e favorshme për të gjithë. Kjo do të krijojë një bashkim në zinxhirin e vlerës, çka do të çojë përpara këtë sektor", shkruan Ministrja në njoftimin e bërë publik.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat