Cilët janë sektorët në krizë të dukshme të fuqisë punëtore?!

Gjatë viteve të fundit, dorëheqjet nga puna kanë arritur një numër rekord. Disa kanë ndërruar karrierë, disa kanë kërkuar punë për avancim më të shpejtë dhe disa janë larguar krejtësisht nga fuqia punëtore. Me fjalë të tjera, njerëzit janë larguar dhe, në disa sektorë dhe pozicione pune, ata nuk janë kthyer më.
Ndoshta nuk është befasuese, duke pasur parasysh kushtet e këqija në shumë vende pune gjatë gjithë pandemisë. Mungesa e punëtorëve është më e dukshme në industritë e mikpritjes dhe të shërbimit, ku pozicionet për larës pjatash, shofer kamioni, shitës, kamerierë, agjentë aeroporti, ndihmës shëndetësorë në shtëpi dhe role të ngjashme kanë qenë të hapura prej vitesh.
Kjo nuk është për shkak se njerëzit nuk duan të punojnë, thonë ekspertët por ata thjesht duan punë më të mira; pagesa më të larta, kushte të përmirësuara. Përmbysja e tregut të punës e shkaktuar nga pandemia u ka mundësuar disa punëtorëve të kalojnë në punësim më të mirë dhe nëse sektorët e goditur shumë duan që punëtorët e tyre të kthehen, ata duhet të gjejnë mënyra për t'i bërë pozicionet e tyre më tërheqëse.
Pse janë këto vende pune ‘boshe’?
Nëse të qenit punonjës shërbimi ishte e vështirë para pandemisë, më pas gjërat u bënë krejtësisht të mjerueshme për shumë njerëz. Shitësit me pakicë që qëndruan të hapur u përballën me ndërprerje të zinxhirit të furnizimit dhe luhatje të dukshme të kërkesës së klientit. Më pak punonjës duhej të punonin më shumë orë dhe rritja e orëve jashtë orarit kontribuoi në dorëheqjet masive. Me shkollat e mbyllura dhe transportin publik të reduktuar, e shumë faktorë të tjerë ndikuan në rritjen e numrit të pozicioneve të lira pune në shumë sektorë.
Forma të tjera biznesi u zhvendosën në internet, por në industrinë e mikpritjes, për shembull, është shumë e vështirë të zëvendësosh dikë që është në recepsionin e një hoteli me dikë që punon virtualisht. Kjo do të thoshte që punonjësit e shërbimit të vijës së parë, të detyruar të ndërveprojnë me kolegët dhe klientët ndërsa të gjithë të tjerët strehoheshin në shtëpi, ishin ndër më të cenuarit ndaj Covid-19.
Një arsye tjetër për kaq shumë njerëz të larguar nga puna? Sepse thjesht ata munden. Mungesa e personelit ka lënë shumë kompani në mëshirën e atyre që punojnë ose jo për to. Me tregun e punës që anon deri më tani në favor të punëtorit, ka qenë më e lehtë për punëtorët që të lënë një punë dhe të marrin një tjetër, duke pakësuar më tej nxitjen që njerëzit të kthehen në punë që i konsiderojnë të padëshirueshme. Njerëzit që dikur i kishin ato punë i kanë zëvendësuar ato ose janë zhvendosur në industri të reja.
Çfarë po bëjnë kompanitë në përpjekje për të mbushur ‘të paplotësueshmen’?
Nuk është e pazakontë, këto ditë, të shohësh tabela jashtë restoranteve, dyqaneve dhe tregjeve që ofrojnë paga fillestare të padëgjuara më parë për orë për të punësuarit e rinj. Shumë punëdhënës vendosën bonuse fillestare dhe jo vetëm.
Megjithatë, ndërkohë që stimujt financiarë nuk dëmtojnë, ata nuk bëjnë asgjë për të adresuar gjërat e tjera kryesore që punëtorët duan që ato punë "të paplotësueshme" shpesh nuk ofrojnë; fleksibilitet, parashikueshmëri dhe kushte më të mira.
Sipas ekspertëve për të plotësuar një punë të paplotësueshme, duhet ta bëni atë jo vetëm të vlefshëm financiarisht, por gjithashtu të siguroni njëfarë fleksibiliteti, disa garanci sigurie dhe të gjeni një mënyrë për të gjeneruar besnikëri.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Kontrollorët francezë të trafikut ajror largohen për shkak të pagesës – Ndërpriten rreth 1 mijë fluturime në ditën e parë
Të paktën 1,000 fluturime u anuluan në Francë të premten pasi stafi i kullës së kontrollit të aeroportit ra dakord të organizonte një largim. Ishte pjesë e......

Parlamenti Evropian voton për të rritur objektivat për burimet e rinovueshme – Kërkohet dyfishimin e tyre
Parlamenti Evropian mbështeti rishikimet e Direktivës së Energjisë së Rinovueshme dhe Direktivës së Efiçencës së Energjisë (EED) me propozime për të rritur......

Katër qytetet që u kanë thënë jo makinave!
Kur vala fillestare e Covid parandaloi tubimet e brendshme në shumicën e vendeve të botës, shumë qytete u përgjigjën duke rimenduar shpejt se si mund të dukej......

Miliarderi indian Gautam Adani bëhet njeriu i dytë më i pasur në botë – Tejkalon Jeff Bezos dhe Bernard Arnault
Kryetari i Grupit Adani, Gautam Adani, tejkaloi kryetarin dhe CEO-n e LVMH, Bernard Arnault të premten dhe tani është personi i dytë më i pasur në botë me një......

Italia, 14 miliardë euro për krizën energjetike - Kryeministri Draghi: Qeveria ka dhënë mbi 50 miliardë euro ndihmë në total
Një dispozitë e re mbështetëse, e treta, sic shpjegoi kryeministri Mario Draghi në konferencë për shtyp në fund të takimit të këshillit të ministrave që i dha......

Qeveria spanjolle rinovon banesat - 500 mijë shtëpi përfshihen në projekt për përmirësimin e energjisë
Ndërtesat janë një problem për efikasitetin e energjisë në Spanjë. Vendi renditet si nga më të këqijtë në Bashkimin Europian për sa i përket rehabilitimit dhe......

Përkeqësohet ekonomia në Britaninë e Madhe - Analistët paralajmërojnë një situatë edhe më kritike në vijim
Vdekja e mbretëreshës Elizabetë ndodhi në një moment kur Mbretëria e Bashkuar ishte nën presion si pasojë e ndryshimeve politike me largimin e kryeministrit......

Inflacioni dhe ushqimet e shtrenjta - Itali, 1 person në 2 redukton blerjet
Çmimi i lartë i energjisë dhe thatësira shkaktuan reduktim të ndjeshëm të të korrurave në Itali duke bërë që cmimet e ushqimeve dhe të pijeve të rriten me......