Italia, 14 miliardë euro për krizën energjetike - Kryeministri Draghi: Qeveria ka dhënë mbi 50 miliardë euro ndihmë në total

Një dispozitë e re mbështetëse, e treta, sic shpjegoi kryeministri Mario Draghi në konferencë për shtyp në fund të takimit të këshillit të ministrave që i dha dritën jeshile dekretit të ndihmës financiare.
Kjo ndihmë do të shpërndahet në tre drejtime: Ndihma për familjet dhe bizneset për të përballuar krizën energjitike, si dhe në përgjithësi koston e lartë të jetesës; ndërhyrje për përshpejtimin e reformave strukturore të planit kombëtar për rimëkëmbjen dhe qëndrueshmërinë. Si dhe për zbatimin e diversifikimit të energjisë për shkëputjen nga gazi rus dhe drejtimin tek burimet e rinovueshme. Masa parashikon gjithashtu dhe një bonus prej 150 euro për ata që kanë të ardhura vjetore deri në 20 mijë euro, bëhet fjalë për 22 milion italianë, dhe uljen e akcizës për karburantet deri në 31 tetor.
Tema kryesore e asaj që mund të ishte konferenca e fundit për shtyp e Draghit në postin e kryeministrit ishte inflacioni dhe në vecanti zgjidhjet që dispozita e re jep për të mbrojtur familjet dhe sipërmarrjet, pa krijuar një deficit të mëtejshëm. Dragi theksoi se aktualisht janë 14 miliard euro ndihma të reja, të cilave do i shtohen 17 miliard të dekretit të dytë duke arritur në një shumë prej 31 miliard eurosh. Ai shtoi se kjo shumë duket se i përgjigjet kërkesës për një ndihmë totale prej 30 miliard eurosh.
Ndihmat, sipas kreut të qeverisë, duke llogaritur dhe muajt e fundit arrijnë në shumën e 50 miliard eurosh. Draghi sqaroi se në përgjithësi flitet për një shifër të barabartë me 3.5% të PBB-së, që e vendos Italinë ndër vendet që kanë shpenzuar më shumë në Europë.
Për sa i përket situatës ekonomie në vend, aktualisht, Draghi shpjegoi se pritshmëritë ishin për një rritje prej 3%, por sipas tij rritja është 3.4 ose 3.5%. një vit më parë vendi regjistronte një rritje prej 6.5% ndërsa për vitin e ardhshëm Draghi parashikon një gjysëm recesioni pasi dukshëm ekonomia italiane po përjeton një ngadalësim, por ende nuk ka shenja të një recesioni.
SCAN

Qeveria spanjolle rinovon banesat - 500 mijë shtëpi përfshihen në projekt për përmirësimin e energjisë
Ndërtesat janë një problem për efikasitetin e energjisë në Spanjë. Vendi renditet si nga më të këqijtë në Bashkimin Europian për sa i përket rehabilitimit dhe......

Përkeqësohet ekonomia në Britaninë e Madhe - Analistët paralajmërojnë një situatë edhe më kritike në vijim
Vdekja e mbretëreshës Elizabetë ndodhi në një moment kur Mbretëria e Bashkuar ishte nën presion si pasojë e ndryshimeve politike me largimin e kryeministrit......

Inflacioni dhe ushqimet e shtrenjta - Itali, 1 person në 2 redukton blerjet
Çmimi i lartë i energjisë dhe thatësira shkaktuan reduktim të ndjeshëm të të korrurave në Itali duke bërë që cmimet e ushqimeve dhe të pijeve të rriten me......

Roger Federer, tenisti më i pasur në histori - Pasuria e tij prej 450 milionë dollarë mes vilave dhe sponsorëve
Në moshën 41 vjecare, Roger Federer mbetet tenisti më i paguar në botë, me një pasuri prej 450 milion dollarësh. Kampioni që ka deklaruar tërheqjen e tij nga......

Programim e kodim IT që në klasë të parë - Qeveria miraton memorandumin me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan, nis në 100 shkolla
Këshilli i Ministrave ka miratuar një meomorandum bashkëpunimi me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim mbi një program i cili parashikon për përfshirjen......

“Riedukim” për tatimorët dhe doganierët! - Krijohet “akademia” e trajnimeve për të rritur nivelin e burimeve njerëzore
Infomaliteti i lartë në ekonomi, perfomanca e luhatshme ndër vite në vjeljen e taksave dhe tatimeve, si dhe ndërrimi i shpeshtë i stafit në administratën......

Zbulohet motoçikleta e parë në botë fluturuese që mund të arrijë një shpejtësi deri në 100 km/h! (FOTOT)
Motoçikleta e parë fluturuese në botë u zbulua në panairin e automjeteve në Detroit, që do të thotë se një ditë së shpejti ne mund të ngasim një mjet të......

“81.5% e familjeve, vështirësi për të paguar dritat” - Studimi: 19% nuk e ngrohin fare ujin në kuzhinë, nuk ka plan për eleminimin e varfërisë energjetike!
81.5% e familjeve shqiptare deklarojnë se e kanë të vështirë për të paguar faturat e energjisë elektrike”. Të dhënat i përkasin studimit mbi varfërinë......