Inflacioni dhe ushqimet e shtrenjta - Itali, 1 person në 2 redukton blerjet
Çmimi i lartë i energjisë dhe thatësira shkaktuan reduktim të ndjeshëm të të korrurave në Itali duke bërë që cmimet e ushqimeve dhe të pijeve të rriten me 10.5%. Kjo situatë ka detyruar italianët që të reduktojnë blerjet për shportën e tyre të shpenzimit. Të dhënat janë publikuar në analizën e Coldireti mbështetur në raportin e Istat për sa i përket inflacionit në muajin gusht. Ndërkohë në krahasim me një vit më parë cmimet e perimeve janë rritur me 12.4% ndërsa ato të frutave me 8.3%.
Me rritjen e inflacionit një italian në dy, 51% e popullsisë kanë reduktuar blerjet e tyre për shkak të rritjes rekord të cmimeve që kanë goditur fuqinë blerëse të qytetarëve. 18% e italianëve deklarojnë se kanë reduktuar cilësinë e blerjeve, të detyruar që t’i drejtohen prodhimeve me cmime të ulëta në mënyrë që të mbërrijnë në fund të muajit. Ndërsa 31% e qytetarëve nuk i kanë ndryshuar zakonet e blerjeve.
Sipas raportit të publikuar, italianët gjurmojnë cmimet më të ulëta dhe duke ndryshuar dyqanet apo supermarketet në kërkim të ofertave për prodhime të ndryshme.
Rezultati është rënia me 11% e blerjeve për sa i përket frutave dhe perimeve në krahasim me një vit më parë. Shënohet kështu një nivel minimal që nga fillimi i shekullit. Konsumi i frutave nga familjet në tremujorin e parë të vitit 2022 ndaloi në 2.6 ton. Qytetarët kanë reduktuar me 16% sasinë e kungujve të blerë, 12% të domateve, 9% të patateve, 7% të karrotave dhe 4% të sallatave. Ndërsa për frutat shënohet një rënie prej 8% për portokallet.
Nëse çmimet për familjet rriten, rritja e kostove prek rëndë të gjithë zinxhirin agroushqimor duke filluar nga fshati - raporton Coldiretti - ku më shumë se 1 fermë në 10 (13%) është në një situatë kaq kritike sa të vendosë të ndërpresë aktivitetin. Por shumë më shumë se 1/3 e totalit kombëtar - 34% - është gjithsesi i detyruar në këtë kohë të punojë në një gjendje të ardhurash negative si rezultat i rritjeve të cmimeve me plus 170% të plehrave për bujqësinë, + 90% e ushqimeve dhe në + 129% të cmimit të naftës.
SCAN
Sondazh

Roger Federer, tenisti më i pasur në histori - Pasuria e tij prej 450 milionë dollarë mes vilave dhe sponsorëve
Në moshën 41 vjecare, Roger Federer mbetet tenisti më i paguar në botë, me një pasuri prej 450 milion dollarësh. Kampioni që ka deklaruar tërheqjen e tij nga......

Programim e kodim IT që në klasë të parë - Qeveria miraton memorandumin me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan, nis në 100 shkolla
Këshilli i Ministrave ka miratuar një meomorandum bashkëpunimi me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim mbi një program i cili parashikon për përfshirjen......

“Riedukim” për tatimorët dhe doganierët! - Krijohet “akademia” e trajnimeve për të rritur nivelin e burimeve njerëzore
Infomaliteti i lartë në ekonomi, perfomanca e luhatshme ndër vite në vjeljen e taksave dhe tatimeve, si dhe ndërrimi i shpeshtë i stafit në administratën......

Zbulohet motoçikleta e parë në botë fluturuese që mund të arrijë një shpejtësi deri në 100 km/h! (FOTOT)
Motoçikleta e parë fluturuese në botë u zbulua në panairin e automjeteve në Detroit, që do të thotë se një ditë së shpejti ne mund të ngasim një mjet të......

“81.5% e familjeve, vështirësi për të paguar dritat” - Studimi: 19% nuk e ngrohin fare ujin në kuzhinë, nuk ka plan për eleminimin e varfërisë energjetike!
81.5% e familjeve shqiptare deklarojnë se e kanë të vështirë për të paguar faturat e energjisë elektrike”. Të dhënat i përkasin studimit mbi varfërinë......

Fushatë anti-evazion në Shqipëri. Goditet kontrabanda e naftës me bidona! Bllokohen dyqane që shisnin veshje e telefonë kontrabandë. Në sitë dyqane fizike dhe online
Ditët të fundit Policia e Shtetit është mobilizuar për të goditur rastet e ‘kontrabandës së vogël’ duke bllokuar një serë aktivitetesh të paligjshme. Në listën......

Ripremtohet netimi vjetor i energjisë - Vetëprodhimi nga panelet diellore, nuk ka rritje të sasisë së lejuar mbi 0.5 MW
Për të disatën herë është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka premtuar se do të ndryshojë ligjin për të mundësuar netimin vjetor për vetëprodhuesit e......

BE, 600 mln euro financim për Shqipërinë - Integrimi, ratifikohet marrëveshja për shtatë vitet e ardhshme
Bashkimi Europian ka akorduar një fond prej 600 milionë euro për Shqipërinë për 7 vitet e ardhshme, në kuadër të instrumenti i ri IPA3, si asistencë......