Parlamenti Evropian voton për të rritur objektivat për burimet e rinovueshme – Kërkohet dyfishimin e tyre

Parlamenti Evropian mbështeti rishikimet e Direktivës së Energjisë së Rinovueshme dhe Direktivës së Efiçencës së Energjisë (EED) me propozime për të rritur objektivat. Ligjvënësit vendosën gjithashtu që kufijtë duhet të përcaktohen dhe të zvogëlohen për biomasën drusore të llogaritur si burim energjie të rinovueshme dhe kërkuan që të hiqen subvencionet për drurin primar.
Parlamenti Evropian dëshiron një rritje të konsiderueshme të përdorimit të energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030 dhe konsumi i energjisë të reduktohet në masë të madhe. Ai votoi për të rritur pjesën e burimeve të rinovueshme në konsumin final të energjisë së Bashkimit Evropian në 45% nga 40%, sipas rishikimit të Direktivës së Energjisë së Rinovueshme (RED) nga 2018. Komisioni Evropian propozoi të njëjtin objektiv nën paketën e tij REPowerEU.
Në një votim të veçantë, ligjvënësit mbështetën rishikimin e Direktivës së Efiçencës së Energjisë (EED), ligji që përcakton objektivat e kursimit të energjisë si për konsumin primar ashtu edhe për atë final të energjisë.
BE-ja duhet të dyfishojë pjesën e burimeve të rinovueshme
Vlen të përmendet se shtetet anëtare miratuan një rritje të objektivit të burimeve të rinovueshme në 40% në qershor, në përputhje me planet e mëparshme. Plani REPowerEU u prezantua në maj.
Nëse objektivi i ri konfirmohet nga vendet anëtare të BE-së në bisedimet e ardhshme me parlamentin, BE-ja do të duhet të arrijë një pjesë prej 45% të burimeve të rinovueshme në përzierjen e saj të përgjithshme të energjisë deri në vitin 2030 krahasuar me normën aktuale prej 22%.
Të Gjelbërit dhe të Majtët fillimisht u kërkuan ligjvënësve të tjerë që të ngrinin objektivin midis 55% dhe 56%, në mënyrë që 100% të mund të arrihet deri në vitin 2040.
Legjislacioni përcakton objektivat për një sërë sektorësh. Në transport, burimet e rinovueshme janë planifikuar të ulin emetimet e gazeve serrë me 16% ose tre pikë përqindje më shumë se në direktivën aktuale. Industria duhet të rrisë përdorimin e burimeve të rinovueshme me 1.9 pikë përqindje në vit dhe rrjetet e ngrohjes qendrore me 2.3 pikë.
Ambicia është të rritet pjesa e karburanteve të rinovueshme me origjinë jo biologjike (RFNBO) duke përfshirë hidrogjenin e gjelbër dhe amoniakun e gjelbër në 5.7% deri në fund të dekadës, ndërsa objektivi për tregun e karburantit detar është 1.2%. RFNBO parashikohet të arrijë 50% të karburantit të përdorur në prodhimin industrial deri në vitin 2030 dhe 75% deri në 2035.
Kufijtë e paqartë për biomasën drunore
Anëtarët e Parlamentit Evropian miratuan amendamentet që bëjnë thirrje për uljen graduale të pjesës së të ashtuquajturit dru primar kryesisht pemë të shëndetshme dhe të rrëzuara që llogariten si energji e rinovueshme. Ata kërkuan heqjen e subvencioneve për kategorinë dhe përdorimin e biomasës në termocentralet dhe për përjashtimin e vajit të palmës dhe produkteve të sojës nga biokarburantet në transport.
Ligjvënësit nuk propozuan një afat kohor për shkurtimin e përdorimit të drurit primar si biomasë.
Parlamentarët votuan se BE-ja duhet së bashku të sigurojë që konsumi final i energjisë të reduktohet me të paktën 40% deri në vitin 2030 dhe 42.5% në konsumin e energjisë primare krahasuar me parashikimet e 2007-ës. Shtetet anëtare duhet të përcaktojnë kontributet kombëtare të detyrueshme.
Komisioni Evropian miratoi paketën Fit-for-55 vitin e kaluar me synimin për të ulur emetimet me të paktën 55% në dekadën aktuale. Versioni aktual i Direktivës së Energjisë së Rinovueshme detyron BE-në të arrijë një pjesë prej 32% të burimeve të rinovueshme në konsumin e energjisë. Direktiva për Efiçiencën e Energjisë, e cila gjithashtu duhet të rishikohet, përcakton nivelin e përmirësimeve në 32.5%.
SCAN
Sondazh

Katër qytetet që u kanë thënë jo makinave!
Kur vala fillestare e Covid parandaloi tubimet e brendshme në shumicën e vendeve të botës, shumë qytete u përgjigjën duke rimenduar shpejt se si mund të dukej......

Miliarderi indian Gautam Adani bëhet njeriu i dytë më i pasur në botë – Tejkalon Jeff Bezos dhe Bernard Arnault
Kryetari i Grupit Adani, Gautam Adani, tejkaloi kryetarin dhe CEO-n e LVMH, Bernard Arnault të premten dhe tani është personi i dytë më i pasur në botë me një......

Italia, 14 miliardë euro për krizën energjetike - Kryeministri Draghi: Qeveria ka dhënë mbi 50 miliardë euro ndihmë në total
Një dispozitë e re mbështetëse, e treta, sic shpjegoi kryeministri Mario Draghi në konferencë për shtyp në fund të takimit të këshillit të ministrave që i dha......

Qeveria spanjolle rinovon banesat - 500 mijë shtëpi përfshihen në projekt për përmirësimin e energjisë
Ndërtesat janë një problem për efikasitetin e energjisë në Spanjë. Vendi renditet si nga më të këqijtë në Bashkimin Europian për sa i përket rehabilitimit dhe......

Përkeqësohet ekonomia në Britaninë e Madhe - Analistët paralajmërojnë një situatë edhe më kritike në vijim
Vdekja e mbretëreshës Elizabetë ndodhi në një moment kur Mbretëria e Bashkuar ishte nën presion si pasojë e ndryshimeve politike me largimin e kryeministrit......

Inflacioni dhe ushqimet e shtrenjta - Itali, 1 person në 2 redukton blerjet
Çmimi i lartë i energjisë dhe thatësira shkaktuan reduktim të ndjeshëm të të korrurave në Itali duke bërë që cmimet e ushqimeve dhe të pijeve të rriten me......

Roger Federer, tenisti më i pasur në histori - Pasuria e tij prej 450 milionë dollarë mes vilave dhe sponsorëve
Në moshën 41 vjecare, Roger Federer mbetet tenisti më i paguar në botë, me një pasuri prej 450 milion dollarësh. Kampioni që ka deklaruar tërheqjen e tij nga......

Programim e kodim IT që në klasë të parë - Qeveria miraton memorandumin me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan, nis në 100 shkolla
Këshilli i Ministrave ka miratuar një meomorandum bashkëpunimi me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim mbi një program i cili parashikon për përfshirjen......