BSH dhe BB bashkëpunim për modernizimin e pagesave - Zv.Guvernatorja: Dy projekte madhore të BSH, anëtarësimi në SEPA dhe pagesat e shpejta

Banka e Shqipërrise në Bashkëpunim me Bankën Botërore po organizojnë një workshop me fokus modernizimin e sistemeve të pagesave. Zëvendës guvernatorja e BSH theksoi se Banka e Shqipërisë ka dy projekte madhore si anëtarësimi në SEPA dhe implementimi I pagesave të shpejta.
Një workshop dy ditor më 8-9 shkurt po zhvillohet në ambientet e Bankës së Shqipërisë me temë “Modernizimi i Sistemeve të pagesave në Shqipëri”.
Në bashkëpunim dhe me Bankën Botërore si dhe mbështetjen e Bashkimit Europian, në kuadër të projektit rajonal të Bankës Botërore “Modernizimi i sistemit të pagesave në Ballkanin Perëndimor”, pjesëmarrës në të janë aktorët kryesorë të sistemit të pagesave dhe infrastrukturës së tregjeve financiare në vend dhe ekspertë të huaj të fushës së sistemeve e shërbimeve të pagesave.
Ndërkaq, zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e sistemit të pagesave me Bankën Botërore dhe institucionet e tjera ndërkombëtare. Ndërsa theksoi se Banka e Shqipërisë ka intensifikuar përpjekjet së bashku me Bankën Botërore, BE-në dhe Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, në drejtim të tre prioriteteve kryesore të punës tonë në fushën e sistemeve të pagesave, të tilla si: implementimi i ligjit “Për shërbimet e pagesave” pjesëmarrja në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA) dhe ndërtimi i Instant Payment.
Sipas zëvendësguvernatores tashmë është finalizuar miratimi i kuadrit rregullator që bën të mundur zbatimin e plotë të ligjit “Për shërbimet e pagesave”. Zbatimi i tij, nga njëra anë e hap tregun edhe për palë të treta ofruese të shërbimeve të pagesave, dhe nga ana tjetër, rrit kërkesat për përforcimin e standardeve të sigurisë në kryerjen e pagesave. Në këtë kontekst, sfidë aktuale mbetet zbatimi në praktikë i konceptit të “bankingut të hapur”, i cili ofron mundësi për zgjerimin e shërbimeve të pagesave dhe rritjen e konkurrencës.
Gjatë këtij takimi, zëvendësguvernatorja prezantoi dy projekte madhore të Bankës së Shqipërisë, aplikimin për pjesëmarrjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Tregun Unik të Pagesave ose I njohur ndryshe SEPA, si dhe implementimin e pagesave të shpejta.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

Mbi 34 mijë cigare elektronike “ngecin” në doganë - Bllokohen në Portin e Durrësit. Kontrabandë drejt Kosovës
Doganat shqiptare kanë bllokuar një sasi prej mbi 34 mijë cigare elektronike. Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në Portin e......

Ujësjellësit përmirësuan eficiencën e energjisë - Kostot e larta për furnizimin me ujë, treguesi u ul në 0,5 kWh/metër kub
Shoqëritë e ujëjsjellësve kanë përmirësuar lehtë treguesin e eficiencës së energjisë, duke ulur kostot e furnizimit me ujë. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti......

Benefitet e punonjësve në administratë - Nga përfitimet në Shqipëri, tek krahasimi me vendet e tjera
Punësimi në sektorin publik është një alternativë preferenciale për qytetarët në Shqipëri, por edhe në botë për shkak të përfitimeve që lidhen me pagën apo......

Punë me 4 ditë në Shqipëri, apo orare të shkurtuara? - Muça: Momenti i duhur për ta testuar, klasifikim sipas profesioneve
Ndërsa disa shtete në botë kanë testuar shkurtimin e ditëve të javës në punë për punonjësit, a ka ardhur koha që edhe Shqipëria të vërë në jetë një iniciativë......

Edhe të vetëpunësuarit “largohen” nga kredia në euro - I drejtohen lekut për shkak të nënçmimit të fortë të monedhës evropiane
Ndërsa e kanë nisur vitin të orientuar më shumë nga huamarrja në euro, kategoria e të vetëpunësuarve ka zgjedhur të ndërrojë monedhë përgjatë muajve të 2023,......

ERE licencon 229 MW energji - Viti 2023/ Kryesojnë TEC-et me 110 MW, 104 MW janë energji diellore
Enti Rregullator i Energjisë ka dhënë një sërë licencash për prodhim energjie gjatë vitit 2023, teksa fuqia totale e instaluar arrin në 229 MW. Sipas të......

Kreditë me probleme bien ndjeshëm, 4.74% në dhjetor - Fundi i vitit 2023 përmirëson më tej cilësinë e portofolit të huave të sistemit bankar
Cilësia e portofolit të kredive është përmirësuar më tej gjatë fundit të vitit, duke rrëzuar pritshmëritë fillestare sipas të cilave inflacioni dhe rritja në......

Rënia e inflacionit rrit shpresat për uljen e normave të interesit të BQE-së!
Rënia e inflacionit gjerman do të nxisë më tej spekulimet për një ulje të hershme të normës së Bankës Qendrore Europiane (BQE). Megjithatë, pavarësisht të......