Ujësjellësit përmirësuan eficiencën e energjisë - Kostot e larta për furnizimin me ujë, treguesi u ul në 0,5 kWh/metër kub

Shoqëritë e ujëjsjellësve kanë përmirësuar lehtë treguesin e eficiencës së energjisë, duke ulur kostot e furnizimit me ujë. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Ujit, gjatë vitit 2023 ky tregues rezultoi në 0.5 kWh/m³, nga 0,65 kWh/m³ që ishte ky tregues një vit më parë. Kjo është hera e parë që raportohet tendenca e eficiencës së energjisë, pasi ky indikator i performancës u shtua një vit më parë.
Kostot e energjisë janë një shqetësim për shoqëritë e ujësjellës – kanalizme, që lindin si pasojë e humbjeve fizike, por edhe cilësisë së pompave të përdorura prej tyre.
Për këtë arsye, më herët studimet e Entit Rregullator të Ujit tregojnë nevojën e rritjes së eficiencës së përdorimit të energjisë elektrike nga shoqëritë UK, si dhe rrugëve të tjera për reduktimin e sasisë së energjisë elektrike të përdorur me anë të uljes së prodhimit të ujit, duke reduktuar humbjet fizike.
Në fakt, Enti në analizën e propozimeve për tarifa të shoqërive UK pranë saj i kushton vëmendje kryesore treguesit të humbjeve dhe në vendimin përfundimtar të miratimit të tarifave i vendos objektiva konkrete shoqërisë për reduktimin e tij.
Gjithashtu, ERRU analizon gjendjen teknike të pompave të përdorura në sistemet e furnizimit me ujë dhe KUN, moshën e tyre si një element mjaft i rëndësishëm i rendimentit dhe konsumit të energjisë elektrike. Ndërkohë që, në rekomandimet e vendimit përfundimtar të tarifave, thekson domosdoshmërinë e hartimit nga shoqëritë UK të planeve të rritjes së eficiencës së energjisë të përdorur prej tyre.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Benefitet e punonjësve në administratë - Nga përfitimet në Shqipëri, tek krahasimi me vendet e tjera
Punësimi në sektorin publik është një alternativë preferenciale për qytetarët në Shqipëri, por edhe në botë për shkak të përfitimeve që lidhen me pagën apo......

Punë me 4 ditë në Shqipëri, apo orare të shkurtuara? - Muça: Momenti i duhur për ta testuar, klasifikim sipas profesioneve
Ndërsa disa shtete në botë kanë testuar shkurtimin e ditëve të javës në punë për punonjësit, a ka ardhur koha që edhe Shqipëria të vërë në jetë një iniciativë......

Edhe të vetëpunësuarit “largohen” nga kredia në euro - I drejtohen lekut për shkak të nënçmimit të fortë të monedhës evropiane
Ndërsa e kanë nisur vitin të orientuar më shumë nga huamarrja në euro, kategoria e të vetëpunësuarve ka zgjedhur të ndërrojë monedhë përgjatë muajve të 2023,......

ERE licencon 229 MW energji - Viti 2023/ Kryesojnë TEC-et me 110 MW, 104 MW janë energji diellore
Enti Rregullator i Energjisë ka dhënë një sërë licencash për prodhim energjie gjatë vitit 2023, teksa fuqia totale e instaluar arrin në 229 MW. Sipas të......

Kreditë me probleme bien ndjeshëm, 4.74% në dhjetor - Fundi i vitit 2023 përmirëson më tej cilësinë e portofolit të huave të sistemit bankar
Cilësia e portofolit të kredive është përmirësuar më tej gjatë fundit të vitit, duke rrëzuar pritshmëritë fillestare sipas të cilave inflacioni dhe rritja në......

Rënia e inflacionit rrit shpresat për uljen e normave të interesit të BQE-së!
Rënia e inflacionit gjerman do të nxisë më tej spekulimet për një ulje të hershme të normës së Bankës Qendrore Europiane (BQE). Megjithatë, pavarësisht të......

“New Scientist”: Zbulohet depozita e madhe e hidrogjenit në Shqipëri - Gazi natyror mund të përdoret si lëndë djegëse e pastër
Një artikull i “New Scientist” konfirmon se në vendin tonë është zbuluar një depozitë e madhe hidrogjeni në thellësi të minierës së kromit në Bulqizë. Gazi......

Vendet e “joshura” për javën e punës 4-ditore - Rezultatet dhe përfitimet për kompanitë dhe punonjësit
Gjermania është vendi më i fundit i testimit për një javë katërditore pune me një projekt të ri pilot që përfshin 45 kompani duke filluar nga ky muaj. Bisedat......