Shqipëria Postuar më 9 Shkurt 2024, 10:49

Kreditë me probleme bien ndjeshëm, 4.74% në dhjetor - Fundi i vitit 2023 përmirëson më tej cilësinë e portofolit të huave të sistemit bankar

Nga SCAN TV
Kreditë me probleme bien ndjeshëm, 4.74% në dhjetor - Fundi i

Cilësia e portofolit të kredive është përmirësuar më tej gjatë fundit të vitit, duke rrëzuar pritshmëritë fillestare sipas të cilave inflacioni dhe rritja në nivele rekord e normës bazë të interesit do shtonte kreditë me probleme.

Banka e Shqipërisë sapo ka raportuar se niveli i kredive me probleme ka rënë në 4.74% në dhjetor 2023. Rënia është e dukshme, në masën 6.5% krahasuar me muajon nëntor, kur ato zinin 5.07% të totalit. Gjatë fillimit të vitit 2023 kreditë me probleme shfaqën një rritje graduale, e cila megjithëse e lehtë, dha sinjale se ato mund të rriteshin përgjatë vitit. Pritshmëri që jo vetëm nuk u materializuan, por edhe u rrëzuan.

Ndërkaq, në përmirësim kanë rezultuar në dhjetor edhe tregues të tjerë të të rëndësishëm të cilësisë së kredisë. Treguesi i huave me probleme neto nga provigjonet ndaj kapitalit rregullator, ra në 5.51% në dhjetor, nga 5.96% një muaj më parë. Ky tregues kishte qëndruar mbi vlerën 7% përgjatë gjithë vitit të shkuar, duke arritur vlerën më të lartë në shkurt 7.64%.

Sa i përket treguesit tjetër, Huatë me probleme neto nga provigjonet ndaj kapitalit aksioner, ai e mbylli nëntorin e vitit 2023 në vlerën 5.28%, nga 5.80% në nëntor. Ky tregues kishte arritur vlerën më të lartë në muajin mars, në nivelin 7.17%.

Gjysma e dytë e vitit shënoi rritje të kujdesit të bankave në miratimin e kredive, por edhe ndryshim të sjelljes së biznesit e të individëve, të cilët u orienduan fort nga kreditimi në lekë, kundrejt huave në monedhën e përbashkët evropiane.

Kredia në lekë kulmoi kulmoi në 10% në muajin shtator. Paralelisht, normat e rritjes së kredisë në valutë u tkurrën ndjeshëm në 2.0%. Ndërkaq, gjysma e dytë e vitit 2023 u karakterizua nga zhvendosja e portofolit drejt kreditimit në lekë, e ndihmuar nga ngushtimi i shpejtë i diferencës midis normave të interesit të kredisë në lekë kundrejt asaj në valutë, si edhe nga mbiçmimi i monedhës vendase ndaj euros. Si pasojë e këtyre zhvillimeve, raporti i kredisë në lekë ndaj totalit u rrit në 55%, duke rezultuar 4 pp më e lartë se në fund të vitit 2022.

Paralelisht, Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të nëntorit të rrisë në 3.25% normën bazë të interesit, pikërisht me qëllim dhënien e sinjaleve për shtim të vëmendjes ndaj kredive të reja. Masë që duket se është reflektuar në parametrat e cilësisë së kredisë.

Lorenc Rabeta/SCAN

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 9 Shkurt

Si u mbyll kjo javë për valutat e huaja?

Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht duke u blerë sot me 96.2 lekë dhe duke u shitur me 97.1 lekë në raport me një ditë më parë sipas kursit të......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat