Rikthehet frika e krizës së borxheve - Cilat vende rrezikojnë “vdekjen” e ngadaltë fiskale

Ekonomistët tashmë flasin për një dekadë krize borxhi, duke komentuar se huamarrja globale arriti një rekord prej 307.4 trilionë dollarësh. Sipas tyre, bota do të përjetojë një krizë borxhi që do të zgjasë për 10 vitet e ardhshme dhe nuk do të përfundojë mirë.
Normat e larta të interesit të dy viteve të fundit kanë zmadhuar problemin e shërbimit të borxhit, me vendet me të ardhura të larta dhe tregjet në zhvillim që tashmë e kanë rritur borxhin e tyre me 100 trilionë dollarë në krahasim me një dekadë më parë.
Sipas tyre ka dy mënyra për të trajtuar problemin e borxhit: ose duke rritur taksat ose me rritje të shpejtë. Si pjesë e produktit të brendshëm bruto global - GDP, borxhi është rritur në 336%, nga rreth 110% në vitin 2012 për ekonomitë e përparuara dhe 35% për ekonomitë në zhvillim.
Ata shpjegojnë se qeveritë do të duhet të përmbushin pagesa të konsiderueshme të borxhit, që do të thotë se do të duhet të reduktojnë shpenzimet për infrastrukturën jetike sociale, duke përfshirë shëndetin, arsimin dhe mbrojtjen sociale.
Ata që arrijnë të përmirësojnë situatën e tyre fiskale do të përfitojnë duke tërhequr fuqinë punëtore, kapitale dhe investime, ndërsa ata që nuk do të arrijnë do të humbasin shumë, duke vlerësuar se këto vende do të përjetojnë vdekje të ngadaltë fiskale apo edhe falimentim.
Në nivel vendi, ata komentojnë se SHBA, Britania e Madhe, Japonia dhe Franca ishin përgjegjëse për mbi 80% të rritjes së borxhit në gjysmën e parë të vitit të kaluar. Në rastin e tregjeve në zhvillim, Kina, India dhe Brazili treguan rritjet më të forta.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Kina planifikon mikroçipe të gjeneratës së ardhshme - Pekini po kapërcen kufizimet perëndimore mbi teknologjitë e reja
Në një garë për dominimin global të teknologjisë gjysmëpërçuese, një treg me vlerë gjysmë trilion dollarë, janë përfshirë kompanitë dhe vendet e përparuara......

Bateri me natrium në vend të litiumit - Është më e lirë, gjendet me bollëk dhe do të ndryshojë tregun
Përmbysja e radhës në sektorin e automjeteve elektrike do të jetë zëvendësimi i litiumit në bateri me natrium, një kthesë që potencialisht do të kufizojë......

Amerikanët, pesimistë për ekonominë e vendit - Frika për të ardhmen është në rritje pavarësisht papunësisë së ulët
Ekonomia amerikane jo vetëm që shmangu recesionin që kishin parashikuar shumë ekonomistë, por u rrit me 3.1% në 2023. Ky nuk është thjesht një numër, por një......

Si u mbyll kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht duke u blerë sot me 96.2 lekë dhe duke u shitur me 97.1 lekë në raport me një ditë më parë sipas kursit të......

A është çokollata lumturi? - Industria 'siguron' që nuk është kështu!
A është çokollata lumturi? Industria siguron që nuk është kështu! Sipas Barometrit të Kakaos, prodhuesit marrin vetëm 5-6% të vlerës së çdo......

Shkencëtarët shpuan një bërthamë akulli nga Antarktida dhe u alarmuan nga ajo që gjetën!
Dëshmitë nga një bërthamë akulli 2000 metra e gjatë zbulojnë se shtresa e akullit të Antarktidës Perëndimore u tkurr papritur dhe në mënyrë dramatike rreth......

Pishina më e gjatë e pezulluar sapo u hap në ndërtesën ‘pa mur mbajtës’ më të gjatë në botë!
Dubai po bën bujë me strukturën e tij më të fundit të rekordeve. Rrokaqiejt binjakë të sapo hapur One Za'abeel janë shtëpia e ndërtesës më të gjatë të konsolit......

Pagesa për energjinë e rinovueshme - Dokumenti: Në faturë për çdo konsumator. FTL të shesë në bursë energjinë e HEC-eve
Enti Rregullator i Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik metodologjinë mbi përcaktimin e detyrimit për energjinë e rinovueshme për t’u paguar nga......