Bateri me natrium në vend të litiumit - Është më e lirë, gjendet me bollëk dhe do të ndryshojë tregun

Përmbysja e radhës në sektorin e automjeteve elektrike do të jetë zëvendësimi i litiumit në bateri me natrium, një kthesë që potencialisht do të kufizojë dominimin e Kinës. Shumë prodhues makinash po vënë bast tani për natriumin, nga BYD kineze te Stellantis franko-italiane. Arsyeja është se natriumi nga njëra anë përshpejton procesin e grumbullimit të energjisë dhe nga ana tjetër është më i lirë se litiumi dhe gjendet kudo me bollëk.
Procesi është gjithmonë i njëjtë: jonet lëvizin përmes elektroliteve dhe rezultojnë në ruajtjen ose çlirimin e energjisë. Por përdorimi i natriumit përshpejton procesin në krahasim me kohën e nevojshme kur përdoret litium ose nikel. Përveç kësaj, bateritë e natriumit janë më rezistente ndaj temperaturave të ulëta.
Për sa i përket kostos, natriumi është më i lirë sepse gjendet kudo dhe ndahet lehtësisht nga kripa dhe soda. Është elementi i gjashtë më i bollshëm në tokë. Ka vetëm 100 milionë tonë metrikë të rezervave të vërtetuara të litiumit në botë, por dhjetëra miliarda tonë natriumi, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA. Në vitin 2022, kostoja e një baterie me jon natriumi nuk i kalonte 90 dollarë për kilovat-orë energji të ruajtur, ndërsa një bateri litium-jon ishte 30% deri në 40% më e shtrenjtë.
Megjithatë, bateritë e prodhuara me jone natriumi paketojnë gjysmën e energjisë për kilogram bateri litium. Kjo do të thotë se bateri më të mëdha do të nevojiten për të fuqizuar një model Tesla ose BYD kur ai do të udhëtojë në distanca të gjata.
Dhe nuk është gjithmonë e mundur të vendosni një bateri të madhe në një automjet pa prishur ekuilibrin delikat të masës, aerodinamikës dhe përmasave. Në mënyrë të pashmangshme, kjo do të thotë se nëse nuk ka ndonjë zhvillim të madh teknologjik, gama e automjeteve me bateri natriumi do të jetë shumë e kufizuar në krahasim me modelet elektrike tashmë në treg.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Amerikanët, pesimistë për ekonominë e vendit - Frika për të ardhmen është në rritje pavarësisht papunësisë së ulët
Ekonomia amerikane jo vetëm që shmangu recesionin që kishin parashikuar shumë ekonomistë, por u rrit me 3.1% në 2023. Ky nuk është thjesht një numër, por një......

Si u mbyll kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht duke u blerë sot me 96.2 lekë dhe duke u shitur me 97.1 lekë në raport me një ditë më parë sipas kursit të......

A është çokollata lumturi? - Industria 'siguron' që nuk është kështu!
A është çokollata lumturi? Industria siguron që nuk është kështu! Sipas Barometrit të Kakaos, prodhuesit marrin vetëm 5-6% të vlerës së çdo......

Shkencëtarët shpuan një bërthamë akulli nga Antarktida dhe u alarmuan nga ajo që gjetën!
Dëshmitë nga një bërthamë akulli 2000 metra e gjatë zbulojnë se shtresa e akullit të Antarktidës Perëndimore u tkurr papritur dhe në mënyrë dramatike rreth......

Pishina më e gjatë e pezulluar sapo u hap në ndërtesën ‘pa mur mbajtës’ më të gjatë në botë!
Dubai po bën bujë me strukturën e tij më të fundit të rekordeve. Rrokaqiejt binjakë të sapo hapur One Za'abeel janë shtëpia e ndërtesës më të gjatë të konsolit......

Pagesa për energjinë e rinovueshme - Dokumenti: Në faturë për çdo konsumator. FTL të shesë në bursë energjinë e HEC-eve
Enti Rregullator i Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik metodologjinë mbi përcaktimin e detyrimit për energjinë e rinovueshme për t’u paguar nga......

Ndryshimet klimatike, shqetësim për furnizimin me ujë - Thatësirat, ERRU dhe AKUK: Duhen sisteme digjitale për monitorimin e rezervave
Ndryshimet klimatike po kthehen në shqetësim për rezervat ujore që përdoren nga shoqëritë e ujësjellësve për furnizimin e banorëve me ujë. Në një publikim të......

Puna në distancë, si renditet Shqipëria? - Në vendin e 51-të në botë, por të fundit në rajon për koston e jetesës
Sipas të dhënave të Indeksit Global të Punës të publikuara nga "NordLayer", publikim ky që përkon me gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, Shqipëria renditet në......