Puna në distancë, si renditet Shqipëria? - Në vendin e 51-të në botë, por të fundit në rajon për koston e jetesës
Sipas të dhënave të Indeksit Global të Punës të publikuara nga "NordLayer", publikim ky që përkon me gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, Shqipëria renditet në vendin e 51-të si një ndër destinacionet kryesore të punës në distancë mes 108 vendeve të marra në studim.
Ky indeks, potencialin e këtyre vendeve për t'u kualifikuar e bazon në katër dimensione kryesore për secilin. Vlerësimi në pikë bazohet në sigurinë kibernetike, ekonominë, infrastrukturën dhe sigurinë sociale, elementë këta që garantojnë cilësinë e punës në distancë. Siguria kibernetike lidhet me sigurinë dixhitale, pra me integritetin e infrastrukturës, kapacitetin e reagimit ndaj kërcënimeve dixhitale etj. Koncepti i ekonomisë i referohet kostos së jetesës, lehtësisë së komunikimit dhe mundësive për kohë të lirë cilësore. Ndërkohë, dimensioni i infrastrukturës dixhitale dhe fizike i referohet aftësive dixhitale të vendit për të ofruar dhe mbështetur një shërbim të qëndrueshëm, të shpejtë dhe të gjerë interneti.
Nga ana tjetër, siguria sociale përfshin aspektet e sigurisë sociale dhe fizike të punës dhe të jetuarit në distancë. Sipas vlerësimit të këtyre faktorëve Shqipëria ka marrë 0.691 dhe 0.680 pikë në sigurinë kibernetike dhe sigurinë sociale, nga 1 pikë në total, duke u renditur mes 50 shteteve me pikët më të larta. Ndërkohë, nga ana tjetër, në infrastrukturën dixhitale dhe ekonomi ka marrë përkatësisht 0.566 dhe 0.652 pikë.
Por si paraqitet Shqipëria krahasimisht me vendet e rajonit? Sipas analizës së ‘Scan Intel’ rezulton se Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë pikët më të larta në rajon duke u renditur kështu si dy të parat. Serbia renditet në vend të 37-të, ndërsa Maqedonia eVeriut në vend të 47-të. Më pas në renditje ndjek Shqipëria vlerësimi i së cilës ishte 0.649 pikë. Referuar faktorëve të pikëzimit Shqipëria ka siguruar më shumë pikë krahasuar me Maqedoninë e Veriut dhe në sigurinë kibernetike ndërkohë që kjo e fundit është vlerësuar me pikë më të larta në ekonomi, infrastrukturën dixhitale dhe sigurinë sociale. Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina janë vlerësuar me 0.586 dhe 0.537 pikë respektivisht. Për Kosovën ky studim nuk disponon të dhëna.
Danimarka dhe Holanda kryesojnë këtë indeks si dy vendet me infrastrukturën më të përshtatshme për punën në distancë.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

Mazhoranca “tërheq” lojërat e fatit – Ndryshimet në ligj hiqen nga rendi i ditës në seancën e tensionuar të Kuvendit
Seanca plenare e ditës së enjte sërish është zhvilluar në një situatë të tensionuar të krijuar nga deputetët e opozitës dhe ka zgjatur vetëm pak......

Shqiptarët, kampionë bote për numrin e kartave SIM! - Thuajse 4 milionë karta në treg, 1.43 për banor. Mbi mesataren e BE dhe botërore
Ndërsa pozicionohemi më së shumti në fund të renditjeve botërore në shumë tregues, duket se shqiptarët i kanë siguruar tashmë vetes një vend të parë ku lë pas......

Si do të trajtohen lojtarët e basteve? - Detajet/ Kompanitë vendosin ndalesa, familjarët të drejtë kërkese
Projektligji “Për lojërat e fatit” i rishikuar së fundmi nga Ministria e Financave, i jep rëndësi të lartë sigurimit të mbrojtjes së lojtarit. Sipas......

Korçarët, me nivelin më të lartë të kursimeve/ Rritën depozitat deri në 9.2%. Shkodra dhe Elbasani “kursyen” më pak
“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga “Banka e Shqipërisë” për të kuptuar ecurinë e nivelit të depozitave sipas rretheve. Kjo përllogaritje është bërë......

Cilat janë shtetet që prodhojnë më shumë vaj ulliri? - Lista/ Shqipëria, në vendin e 16-të. Lë pas SHBA-të dhe Arabinë Saudite
Vaji i ullirit është një nga llojet më të njohura të vajrave në treg dhe është gjithashtu i gjithanshëm në përdorim dhe i shëndetshëm. Por për disa vende, vaji......

Koha për të kaluar në 5G, implementimi që në 2024 - AKEP: Akses korporatave në qendra tregtare, industrive, apo aeroporte
Implementimi i teknologjisë 5G duket se do të nisë që këtë vit, duke u bazuar te arkitektura aktuale 4G, ndërkohë që synohet një korridor i përbashkët 5G me......

“Mbyllja gjatë pandemisë dëmtoi produktivitetin” - Raporti i OECD: Proçesi është kthyer 40 vjet prapa, pasojat do të zgjasin në kohë
Sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik - OECD, ndikimi i bllokimeve në arsimin e fëmijëve gjatë pandemisë Covid-19 mund të ketë frenuar......

Ngrohja globale shënon një rekord të ri - Janari i këtij viti, muaji më i ngrohtë në histori
Temperatura mesatare globale në janar 2024 ishte 1.6°C mbi nivelet para-industriale për muajin, që do të thotë se planeti ka tejkaluar standardin prej 1.5°C......