Ngrohja globale shënon një rekord të ri - Janari i këtij viti, muaji më i ngrohtë në histori

Temperatura mesatare globale në janar 2024 ishte 1.6°C mbi nivelet para-industriale për muajin, që do të thotë se planeti ka tejkaluar standardin prej 1.5°C për 12 muajt e fundit. Janari i vitit 2024 ishte janari më i ngrohtë i regjistruar në nivel global, sipas të dhënave të Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike - C3S të Copernicus.
Duke raportuar në emër të Komisionit Europian, C3S publikoi përditësimin e tij mujor të klimës mbi ndryshimet e vërejtura në temperaturat globale të ajrit dhe detit, mbulesën e akullit të detit dhe variablat hidrologjike. Të gjitha gjetjet e raportuara bazohen në analizat e gjeneruara nga kompjuteri të të dhënave mbi variablat e klimës atmosferike, tokësore dhe oqeanike.
C3S raportoi një temperaturë mesatare të ajrit sipërfaqësor prej 13.14 C në janar 2024, që është 0.70 C mbi mesataren 1991 - 2020 për janarin dhe 0.12 C mbi temperaturën e janarit më të ngrohtë të mëparshëm në 2020 - ën.
Kjo e bën atë muajin e tetë me radhë që është më i ngrohti i regjistruar për muajin përkatës të vitit. 2024 filloi me një janar që ishte 1.66 C më i ngrohtë se një vlerësim i mesatares së janarit për 1850 - 1900, periudha e caktuar e referencës para - industriale.
C3S i bazoi këto gjetje në një sistem të quajtur ERA5 - të dhëna për orë të krijuara duke përdorur miliarda matje nga satelitët, anijet, avionët dhe stacionet e motit në mbarë botën. Organizata gjithashtu raporton se temperatura mesatare globale për dymbëdhjetë muajt e fundit - shkurt 2023 deri në janar 2024 është më e larta, në 0.64 C mbi mesataren 1991 - 2020 dhe 1.52 C mbi mesataren para-industriale 1850 - 1900.
Temperaturat europiane variuan në janar 2024 nga shumë më poshtë mesatares 1991-2020 mbi vendet nordike në shumë mbi mesataren në jug të kontinentit. Jashtë Europës, temperaturat ishin shumë mbi mesataren në Kanadanë lindore, Afrikën veriperëndimore, Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore, dhe nën mesataren mbi Kanadanë perëndimore, SHBA-në qendrore dhe pjesën më të madhe të Siberisë lindore.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

15-vjeçari, Njutoni i Rripit të Gazës - Adoleshenti krijon një sistem për të ndriçuar tendën e familjes
Duke përdorur dy ventilatorë që mori nga një treg skrapi dhe duke i futur disa tela, adoleshenti Hussam Al-Attar ka krijuar burimin e tij të energjisë......

Industria kripto konsumon më shumë energji se Greqia - Në SHBA janë përgjegjëse për 2.3% të konsumit total
Qeveria amerikane dëshiron të monitorojë më nga afër konsumin e energjisë në industrinë e kriptove, ndaj paraqiti një kërkesë urgjente në EIA për të mbledhur......

Qeveria italiane do të ndihmojë fermerët - Lehtësime tatimore për përballjen me vështirësitë
Qeveria e Italisë do të ofrojë lehtësi tatimore për të ndihmuar fermerët që përballen me vështirësi, duke siguruar mbështetje për sektorin mes një vale......

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan ka humbur pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 96.2 lekë dhe duke u shitur me 97.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane......

Reforma e pensioneve e 2015 nuk dha rezultatin e pritshem - Nunaj: shtohet padrejtesia per pensionistet ne zonat rurale
Të marrësh 150 dollarë pension në muaj edhe pse ke punuar e kontribuar 40 vite me radhë, është një padrejtësi sociale. Pork jo ndodh me skemën tonë të......

VKM, kriteret e ‘statusit special’ për hotelet me 4-5 yje. Investimet në strukturat hoteliere duhet të jenë nga 8 deri 15 milion euro
Qeveria ka miratuar kriteret e reja që duhet të plotësojnë investitorët, për të përfituar statusin special në strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje. Referuar......

Nuk ndryshon norma e interesit për kreditë dhe depozita. Vendimet e Këshillit Mbikëqyrës të BSH
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normat bazë të interesit. Më konkretisht, Këshilli vendosi: të mbajë të......

Përditësimi i udhëtimit në BE: Kostoja e vizës Shengen do të rritet gjatë vitit 2024!
Vizat Shengen kërkohen për qytetarët nga vendet jo-anëtare të BE-së që nuk përfitojnë nga rregulli 90-ditor pa viza i BE-së dhe zonës Shengen. Komisioni......