Industria kripto konsumon më shumë energji se Greqia - Në SHBA janë përgjegjëse për 2.3% të konsumit total

Qeveria amerikane dëshiron të monitorojë më nga afër konsumin e energjisë në industrinë e kriptove, ndaj paraqiti një kërkesë urgjente në EIA për të mbledhur të dhëna nga ata që zhvillojnë në mënyrë komerciale këtë aktivitet. Si pjesë e anketës, objektet e regjistruara do të duhet të japin informacion mbi konsumin e tyre të energjisë.
Në fakt është vlerësuar se është përdorur më shumë energji elektrike se e gjithë Greqia në vitin 2023, për të gjeneruar kriptovaluta.
Sipas një studimi të ri nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, konsumi global i energjisë elektrike nga minatorët e kriptomonedhave përbën ndërmjet 0.2% dhe 0.9% të kërkesës globale për energji elektrike. Në praktikë, ai është diku midis konsumit vjetor të Greqisë 0.2% dhe atij të Australisë 0.9%.
Konsumi i madh i energjisë në industrinë e kriptomonedhave është një problem i njohur. Shtatorin e kaluar, një analizë e ‘Neë York Times’ zbuloi se miniera e bitcoin konsumon shtatë herë më shumë energji se Google në një vit, ose rreth 91 teravat orë. Vetëm në SHBA, minierat e kriptomonedhave përbëjnë 0.6% deri në 2.3% të konsumit total të energjisë në vend. Kjo do të thotë, e njëjta energji e konsumuar nga i gjithë shteti i Utah ose Virxhinia Perëndimore.
Sipas llogaritjeve nga Indeksi i Konsumit të Energjisë Elektrike të Cambridge Bitcoin, pjesa e minierave të bitcoin që ndodhen në vend u rrit nga 3.4% në janar 2020 në 37.8% në janar 2022. Aktualisht ka gjithsej 137 objekte minerare në 21 shtete të SHBA-së, më të përqendruara në Teksas, Georgia dhe Nju Jork.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Qeveria italiane do të ndihmojë fermerët - Lehtësime tatimore për përballjen me vështirësitë
Qeveria e Italisë do të ofrojë lehtësi tatimore për të ndihmuar fermerët që përballen me vështirësi, duke siguruar mbështetje për sektorin mes një vale......

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan ka humbur pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 96.2 lekë dhe duke u shitur me 97.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane......

Reforma e pensioneve e 2015 nuk dha rezultatin e pritshem - Nunaj: shtohet padrejtesia per pensionistet ne zonat rurale
Të marrësh 150 dollarë pension në muaj edhe pse ke punuar e kontribuar 40 vite me radhë, është një padrejtësi sociale. Pork jo ndodh me skemën tonë të......

VKM, kriteret e ‘statusit special’ për hotelet me 4-5 yje. Investimet në strukturat hoteliere duhet të jenë nga 8 deri 15 milion euro
Qeveria ka miratuar kriteret e reja që duhet të plotësojnë investitorët, për të përfituar statusin special në strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje. Referuar......

Nuk ndryshon norma e interesit për kreditë dhe depozita. Vendimet e Këshillit Mbikëqyrës të BSH
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normat bazë të interesit. Më konkretisht, Këshilli vendosi: të mbajë të......

Përditësimi i udhëtimit në BE: Kostoja e vizës Shengen do të rritet gjatë vitit 2024!
Vizat Shengen kërkohen për qytetarët nga vendet jo-anëtare të BE-së që nuk përfitojnë nga rregulli 90-ditor pa viza i BE-së dhe zonës Shengen. Komisioni......

Fermerët italianë pritet të protestojnë në rrugët e Romës në ditët në vijim!
Më shumë se 2000 kamionë fermash do të zbresin në kryeqytetin italian deri në fund të javës për të protestuar kundër mungesës së rregullimit të importeve nga......

SCAN TV zbardh marrëveshjen me Italinë për pensionet - Dokumenti i firmosur nga dy ministrat. Si do të njihen kontributet?
Pas një përpjekje disa vjeçare, është finalizuar marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë, për njohjen e periudhave kontributive për efekt......