VKM, kriteret e ‘statusit special’ për hotelet me 4-5 yje. Investimet në strukturat hoteliere duhet të jenë nga 8 deri 15 milion euro

Qeveria ka miratuar kriteret e reja që duhet të plotësojnë investitorët, për të përfituar statusin special në strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje. Referuar vendimit, për të marrë këtë status duhet që struktura akomoduese të ndodhet në zonat me përparësi për zhvillimin e turizmit, si dhe të ketë një vlerë investimit jo më pak se 8 mln euro për hotel me 4 yje dhe jo më të vogël se 15 mln euro për ndërtimin e strukturës akomoduese me 5 yje.
Po ashtu, duhet që hoteli të menaxhohet nga një operator i regjistruar si markë tregtare ose i njohur ndërkombëtarisht “brand name” me 4 dhe/ose 5 yje. Vendimi i ri ka hequr kritere që duhet të plotësoheshin deri më tani në lidhje me investime të ngjashme të kryera apo menaxhuara me herët, si dhe në lidhje me kapacitetet financiare që duhet të ketë investitori. Deri më tani, aplikuesi duhet të kishte pasur xhiro të paktën 40% të vlerës së investimit në 3 vitet financiare të fundit të marra së bashku. Ndërkaq, vendim I ir përcakton edhe listën e dokumenteve që duhet të dorëzohen.
Aplikimi bëhet përmes e-Albania, ndërsa shqyrtohet nga një komision të përbërë nga 7 anëtarë që do të ngrihet pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Ndërkaq, është ministri përgjegjës për turizmin që shqyrton raportin përmbledhës të komisionit dhe që vendos nëse statusi do të refuzohet apo do të dërgohet për miratim pranë Këshillit të Ministrave.
Pas hyrjes në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave për dhënien e statusit, aplikuesi njoftohet nga autoriteti kontraktues, që brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të nënshkruajë marrëveshjen e zhvillimit me autoritetin, që përfshin të gjitha detajet e projektit, përfshirë vlerën e investimit.
Ola Mitre/SCAN
Sondazh

Nuk ndryshon norma e interesit për kreditë dhe depozita. Vendimet e Këshillit Mbikëqyrës të BSH
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normat bazë të interesit. Më konkretisht, Këshilli vendosi: të mbajë të......

Përditësimi i udhëtimit në BE: Kostoja e vizës Shengen do të rritet gjatë vitit 2024!
Vizat Shengen kërkohen për qytetarët nga vendet jo-anëtare të BE-së që nuk përfitojnë nga rregulli 90-ditor pa viza i BE-së dhe zonës Shengen. Komisioni......

Fermerët italianë pritet të protestojnë në rrugët e Romës në ditët në vijim!
Më shumë se 2000 kamionë fermash do të zbresin në kryeqytetin italian deri në fund të javës për të protestuar kundër mungesës së rregullimit të importeve nga......

SCAN TV zbardh marrëveshjen me Italinë për pensionet - Dokumenti i firmosur nga dy ministrat. Si do të njihen kontributet?
Pas një përpjekje disa vjeçare, është finalizuar marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë, për njohjen e periudhave kontributive për efekt......

Qeveria, mbështetje për idetë novatore - Ibrahimaj: Fondet do të ndahen në tre faza
Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delina Ibrahimaj deklaroi se është miratuar vendimi për mbështetjen e......

Brukseli nis aksionin ligjor kundër 'ligjit të sovranitetit' të Hungarisë!
Legjislacioni, i kryesuar nga partia në pushtet e Viktor Orban dhe i miratuar nga parlamenti në mes të dhjetorit, i jep fuqi shtetit të hetojë njerëzit dhe......

Sa shqiptarë dhe italianë përfitojnë njohje pensionesh? - Të ardhura më dinjitozë për emigrantët. Të drejta të barabarta përfitimesh
Nënshkrimi i Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë, ishte finalizim i negociatave disa vjeçare midis dy shteteve për tu siguruar......

Për çfarë marrin kredi shqiptarët? - Huaja për blerje banesash, në rritje të fortë. Zgjerohet edhe për mallra konsumi
Pavarësisht sfidave që solli gjatë vitit 2023 inflacioni, rritja e normës bazë të interesit, apo pasiguritë ekonomike, bankat kanë treguar gatishmëri të lartë......