Për çfarë marrin kredi shqiptarët? - Huaja për blerje banesash, në rritje të fortë. Zgjerohet edhe për mallra konsumi
Pavarësisht sfidave që solli gjatë vitit 2023 inflacioni, rritja e normës bazë të interesit, apo pasiguritë ekonomike, bankat kanë treguar gatishmëri të lartë për të financuar nevojat per kredi të individëve. Por për çfarë qëllimesh i janë drejtuar më së shumti individët bankave gjatë vitit të shkuar, për të blerë banesa të reja, mallra të qëndrueshme apo konsumi, apo shpenzime afatshkurtëra.
Nga të dhënat zyrtare rezulton se kredia për individët është rritur me 9% në terma vjetorë, duke arritur vlerën e 271,7 miliardë lekëve në dhjetor 2023, nga 249,2 miliardë në të njëjtin muaj të një viti më parë.
Bie në sy se rritja i dedikohet në masë të madhe kredisë në lekë, e cila ka amortizuar tkurrjen e fortë të kredisë në euro. Ndërkohë që ka qenë kredia për blerje banesash ajo që dominon treguesit e huamarrjes, me me shumë interes për të dyja palët, si individët, ashtu edhe bankat. Totali i kredisë në lekë për blerje apartamentesh në dhjetor ka arritur në 110.2 miliardë lekë, me rritje prej 17% krahasuar me dhjetorin e një viti më parë, kuro totali ishte 94.1 miliardë.
Ndërkaq, rënie ka shënuar muajt e fundit të vitit, overdrafti në lekë, kredia për të mbuluar nevojat imediate. Totali i kësaj kredie afatshkurtër rezulton 7.2 miliardë lekë në fund të dhjetorit, nga mesatarja prej rreth 7.4 miliardë lekësh në të cilën është luhatur përgjatë gjithë vitit të shkuar.
Por zhvillimet kryesore në kredinë në lekë për individë shënohen te huaja për blerjen e mallrave jo të qëndrueshëm, për konsum të shpejtë dhe atyre të qëndueshme, siç janë makinat. Huamarrja në lekë për blerje mallrash jo të qëndrueshme është rritur me plot 38% me bazë vjetore. Nga 34,6 miliradë lekë në fund të dhjetorit 2022, kjo kredi rezulton në 47.1 miliardë në dhjetor 2023.
Ndërkohë që e dukshme është nga ana tjetër rënia e huave për mallra të qëndrueshme. Nga 19.3 miliardë lekë në fund të dhjetorit 2022, kredia për mallra të qëndrueshme ka rënë në 16.3 miliardë në dhjetor 2023, me një tkurrje prej -15%.
Sa i përket kredisë në euro për indivitët, ajo është në rënie në gjithë gamën e saj, për shkak të rritjeve të njëpasnjëshme të normës bazë të interesit nga ana e bankes Qendrore Evropiane, e cila ka shtrenjtuar ndjeshëm huatë për individët në vend.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Mbështetja e start-upeve / Ibrahimaj: Mbështetje financiare nga 1.5 deri në 9 milion lekë sipas fazave
Ministrja e shtetit për sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së këshillit të ministrave ka bërë me dije se është firmosur një marrëveshje e rëndësishme......

Gara ndërkombëtare për projektide arkitekturore për EXPO ALBANIA - Rama: E hapur deri më 12 shkurt
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, kryeministri Rama ka bërë me dije se do të vijojë të jetë e hapur deri më 12 shkurt thirrja e fazës së......

Cilësia e rrugëve, Shqipëria lë pas Serbinë e Maqedoninë e Veriut - Studimi i GPS e rendit vendin tonë pranë Italisë dhe Greqisë
Rrugët e Shqipërisë rezultojnë që të jenë më të mirat në rajon sa i përket cilësisë së tyre. Në këtë konkluzion kanë dalë Specialistët e Pozicionimit Global......

Njohja e pensioneve me Italinë/ Sa shqiptarë dhe sa italianë përfitojnë
ISSH informon se marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë u siguron bashkatdhetarëve tanë shpërblimin dhe të drejta të barabarta për......

Stabilizohet Dollari ndërsa Euro dhe Paundi rikuperojnë pikë!
Dollari amerikan ka qëndruar relativisht konstant këtë të mërkurë duke u blerë sot me 96.4 lekë dhe duke u shitur me 97.4 lekë në raport me një ditë më parë......

Në Gjermani, punëtorët po rikthehen në sindikata - Përpjekje për rritje më të madhe pagash dhe kushte më të mira pune
Sindikatat po drejtohen gjithnjë e më shumë nga punëtorët në Gjermani në një përpjekje për të fituar rritje më të mëdha pagash dhe kushte më të mira pune në......

Jo vetëm euro, edhe dollari flukse shumë të larta në 2023 - Vetëm në dhjetor, totali i depozitave arriti 753.4 milionë, nga 716.5 milionë në nëntor
Në vitin 2023 nuk ka qenë vetëm euro që ka shtuar ndjeshëm qarkullimin në sistemin bankar shqiptar, por edhe dollari amerikan. Mbase jo me flukset shumë të......

Riparim i pajisjeve për të shmangur blerjet e reja - BE, direktivë për të udhëzuar konsumatorët drejt kursimit të parave
Brukseli pritet të prezantojë një direktivë që do t'i lejojë konsumatorët të riparojnë pajisjet e prishura në mënyrë më ekonomike, në vend që t'i zëvendësojnë......