Shqipëria Postuar më 8 Shkurt 2024, 11:21

Korçarët, me nivelin më të lartë të kursimeve/ Rritën depozitat deri në 9.2%. Shkodra dhe Elbasani “kursyen” më pak

Nga SCAN TV

“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga “Banka e Shqipërisë” për të kuptuar ecurinë e nivelit të depozitave sipas rretheve. Kjo përllogaritje është bërë mbi sasinë e depozitave në sektorin bankar sipas 8 qarqeve kryesore të cilat figurojnë në statistikat e institucionit, ndërkohë që 4 qarqe të tjera përmblidhen si “të tjera”.

Depozitat sipas qarqeve i referohen totalit të depozitave, pra, individëve dhe bizneseve, dhe periudha e marrë në shqyrtim është ajo e tremujorit të fundit të vitit 2023. Shifrat sinjalizojnë se, totali i depozitave në sektorin bankar ka prekur nivelin e 1.59 trilionë lekëve, në rritje me 5% krahasuar me të njejtin tremujor të vitit të kaluar.

Nëse analizën e zhvendosim sipas rretheve shohim se Korça rezulton të jetë rrethi me rritjen më të lartë të depozitave në sektorin bankar për tremujorin e fundit. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, shohim se depozitat në këtë rreth kanë arritur pranë 61 mld lekëve, duke konstatuar kështu një rritje me 9.2%. Në këtë renditje ndjek Fieri dhe Tirana me një rritje të “kursimeve” në 7.3% dhe 7.1% përkatësisht. Një rritje të konsiderueshme regjistrojnë edhe rrethet si Lezha dhe Durrësi me 5.8% dhe 5% përkatësisht.Ndërkohë, sipas të dhënave, rritja ka qenë më e ulët në rrethet si Shkodra dhe Vlora.

Shifrat tregojnë se totali i depozitave duke përfashirë depozitat në monedhë vendase dhe atë të huaj paraqiten me rritje në çdo rreth. Sipas të dhënave rritja e depozitave në monedhën e huaj kundrejt monedhës vendase është dyfishuar apo trefishuar. Ndërkohë, në Tiranë depozitat në lekë janë rritur me 13% ndërsa depozitat në monedhën europiane janë rritur me vetëm 3%. Kjo rritje e depozitave në monedhë të huaj lidhet me kushtet favorizuese të kursit të këmbimit gjatë kohëve të fundit.

Armela Duka/SCAN Intel

Sondazh

Poll
Shqipëria 8 Shkurt

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore!

Dollari amerikan ka humbur pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 96.2 lekë dhe duke u shitur me 97.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat