ERE licencon 229 MW energji - Viti 2023/ Kryesojnë TEC-et me 110 MW, 104 MW janë energji diellore

Enti Rregullator i Energjisë ka dhënë një sërë licencash për prodhim energjie gjatë vitit 2023, teksa fuqia totale e instaluar arrin në 229 MW. Sipas të dhënave zyrtare, sasia prej 110 MW i takon 2 termocentraleve lundrues, të marrë me qira nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, që janë pozicionuar në Triport të Vlorës. Licenca për këto 2 impiante është dhënë në muajin mars 2023.
Ndërkaq, pas licencave për energji fosile, renditen burimet gjeneruese të energjisë nga dielli. Në total, për vitin që shkoi ERE ka licencuar 10 subjekte, teksa fuqia totale e instaluar është 104 MW.
Me licencimin e këtyre subjekteve për prodhimin e energjisë nga dielli kapaciteti total i licenncuar për energjisë diellore arrin në 354 MW. Ndërkaq, nuk kanë munguar licencat e reja për hidrocentralet. Gjatë vitit 2023 kanë marrë miratimin 4 subjekte, për 6 hidrocentrale të parashikuar. Fuqia e instaluar e këtyre impianteve arrin në 15 MW.
Ndërkaq, sa i takon prodhimit të energjisë nga era, për vitin që shkoi nuk është dhënë asnjë licencë e re, duke bërë që lista e të licencuarve në prodhimin e energjisë nga impiantet eolike të kufizohet në vetëm 2 subjekte, për projekte me fuqi të instaluar 222 MW.
Këto licencime të reja vijnë pas atyre të viti 2022, që gjithashtu shënoi zhvillime, kryesisht në drejtim të energjisë diellore. Në total, kapaciteti i licencuar ndër vite për prodhimin e energjisë nga të gjithë burimet është 3634 MW, ku përfshihen edhe hidrocentralet e Kaskadës së Drinit.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

Kreditë me probleme bien ndjeshëm, 4.74% në dhjetor - Fundi i vitit 2023 përmirëson më tej cilësinë e portofolit të huave të sistemit bankar
Cilësia e portofolit të kredive është përmirësuar më tej gjatë fundit të vitit, duke rrëzuar pritshmëritë fillestare sipas të cilave inflacioni dhe rritja në......

Rënia e inflacionit rrit shpresat për uljen e normave të interesit të BQE-së!
Rënia e inflacionit gjerman do të nxisë më tej spekulimet për një ulje të hershme të normës së Bankës Qendrore Europiane (BQE). Megjithatë, pavarësisht të......

“New Scientist”: Zbulohet depozita e madhe e hidrogjenit në Shqipëri - Gazi natyror mund të përdoret si lëndë djegëse e pastër
Një artikull i “New Scientist” konfirmon se në vendin tonë është zbuluar një depozitë e madhe hidrogjeni në thellësi të minierës së kromit në Bulqizë. Gazi......

Vendet e “joshura” për javën e punës 4-ditore - Rezultatet dhe përfitimet për kompanitë dhe punonjësit
Gjermania është vendi më i fundit i testimit për një javë katërditore pune me një projekt të ri pilot që përfshin 45 kompani duke filluar nga ky muaj. Bisedat......

Rikthehet frika e krizës së borxheve - Cilat vende rrezikojnë “vdekjen” e ngadaltë fiskale
Ekonomistët tashmë flasin për një dekadë krize borxhi, duke komentuar se huamarrja globale arriti një rekord prej 307.4 trilionë dollarësh. Sipas tyre, bota do......

Kina planifikon mikroçipe të gjeneratës së ardhshme - Pekini po kapërcen kufizimet perëndimore mbi teknologjitë e reja
Në një garë për dominimin global të teknologjisë gjysmëpërçuese, një treg me vlerë gjysmë trilion dollarë, janë përfshirë kompanitë dhe vendet e përparuara......

Bateri me natrium në vend të litiumit - Është më e lirë, gjendet me bollëk dhe do të ndryshojë tregun
Përmbysja e radhës në sektorin e automjeteve elektrike do të jetë zëvendësimi i litiumit në bateri me natrium, një kthesë që potencialisht do të kufizojë......

Amerikanët, pesimistë për ekonominë e vendit - Frika për të ardhmen është në rritje pavarësisht papunësisë së ulët
Ekonomia amerikane jo vetëm që shmangu recesionin që kishin parashikuar shumë ekonomistë, por u rrit me 3.1% në 2023. Ky nuk është thjesht një numër, por një......