Europa Postuar më 30 Janar 2024, 09:58

BQE ul kufirin për kreditimin e vendeve jashtë BE - Një ndihmë e rëndësishme për ekonomitë më të vogla

Nga SCAN TV
BQE ul kufirin për kreditimin e vendeve jashtë BE - Një

Banka Qendrore Europiane vendosi të ulë kufirin për kreditimin e bankave qendrore nga jashtë Bashkimit Europian në kohë krize. Ndryshimet duhet ta bëjnë më të lehtë për ekonomitë më të vogla jashtë kufijve të BE-së - si Ukraina - të marrin hua në euro nga BQE nëse janë nën presion financiar.

Në deklaratën e saj BQE sqaroi se bazuar në përvojën e krijuar gjatë pandemisë dhe luftës së Rusisë në Ukrainë, korniza e re parashikon zgjerimin e kushteve të aksesit në kohë krize ose kur ekziston një rrezik i shtuar i materializimit të një krize.

Lehtësirat ekzistuese të marrëveshjes së riblerjes - sipas të cilave vendet marrin hua nga BQE kundrejt kolateralit --me bankat qendrore të Kosovës, Malit të Zi, San Marinos, Maqedonisë së Veriut, Andorrës, Shqipërisë dhe Hungarisë u zgjatën deri në fund të vitit të ardhshëm.

Aktualisht, linja të tilla ‘repo’ mund t'u jepen vetëm vendeve që kanë potencial për të dëmtuar politikën e vetë BQE-së për shkak të madhësisë së tyre, përdorimit të lartë të euros dhe lidhjeve financiare dhe ekonomike me BE-në.

Dorina Kurtaj / SCAN

Shqipëria 30 Janar

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Monedha europiane vijon të mos luhatet duke ruajtur relativisht të njëjtat vlera sikurse edhe një ditë më parë duke u blerë sot me 103.5 lekë dhe duke u shitur......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat