Bota Postuar më 30 Janar 2024, 09:54

Amerikanët jetojnë më gjatë me prindërit - 57% e të rinjve deri në 25 vjeç jetojnë në shtëpinë e prindërve

Nga SCAN TV
Amerikanët jetojnë më gjatë me prindërit - 57% e

Prindërit i kanë mbështetur gjithmonë fëmijët e tyre në udhëtimin drejt moshës madhore, nga financimi i një dasme deri tek ndihma e tyre për të blerë një shtëpi. Megjithatë, ‘kordoni i kërthizës’ ekonomik duket se pritet shumë më ngadalë, siç zbulon një studim i ri për SHBA. Prindërit vazhdojnë të financojnë fëmijët e tyre edhe në moshën madhore dhe numri i të rinjve që jetojnë ende në shtëpitë e prindërve të tyre po rritet.

Më konkretisht, rreth 59% e prindërve thanë se i ndihmuan financiarisht fëmijët e tyre të rritur vitin e kaluar, sipas studimit, që u fokusua tek të rriturit nën 35 vjeç. Përveç kësaj, më shumë të rinj - nën 25 vjeç jetojnë me prindërit e tyre, 57% krahasuar me 53% në 1993.

Mbështetja prindërore është e zgjatur sepse brezave të rinj tani u duhet më shumë kohë për të arritur shumë piketa në jetën e të rriturve, një proces shumë më i shtrenjtë se sa ishte për gjeneratat e mëparshme, bien dakord ekonomistët dhe studiuesit. Ekziston gjithashtu një hendek më i madh i pasurisë midis amerikanëve të moshuar dhe atyre më të rinj, që do të thotë se disa prindër kanë më shumë mjete për të ndihmuar. Me pak fjalë, mosha e rritur nuk do të thotë më pavarësi financiare.

Për shumicën e të rinjve, mosha e rritur nuk do të thotë më pavarësi financiare. Fëmijët nuk po marrin domosdoshmërisht paga më të mëdha se prindërit e tyre, por ata po qëndrojnë në listën e pagave më gjatë se gjeneratat e mëparshme. Kjo ndihmë afatgjatë mund të jetë një pengesë për lëvizshmërinë sociale, duke e bërë edhe më të vështirë për të rinjtë nga familjet me të ardhura më të ulëta të arrijnë, theksojnë studiuesit. Pra, ku i kanalizojnë fëmijët “paratë e xhepit” nga prindërit? Shumica thanë se mbulojnë shpenzimet e përditshme të familjes, të tilla si faturat e telefonit dhe abonimet në shërbimet e transmetimit si Netflix.

Sasia dhe shpeshtësia e ndihmës ndryshon sipas moshës. Ata në grupmoshën më të madhe 18 deri në 34 vjeç kanë shumë më shumë gjasa të raportojnë se janë të pavarur financiarisht nga prindërit e tyre. Gati një e treta e të rinjve të moshës 30 deri në 34 vjeç thonë se ende marrin ndihmë prindërore.

Në përgjithësi, ndërsa gjeneratat e mëparshme fituan një ndjesi më të madhe pavarësie financiare në fillim të të 20-tave, të rinjtë sot shpesh nuk mund të arrijnë piketa të ngjashme, të tilla si të jetojnë vetëm ose të blejnë shtëpinë e tyre të parë, për shembull, pa burime financiare nga prindërit.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 30 Janar

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Monedha europiane vijon të mos luhatet duke ruajtur relativisht të njëjtat vlera sikurse edhe një ditë më parë duke u blerë sot me 103.5 lekë dhe duke u shitur......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat