Biznesi, me “shtëpi” të re te piramida - Rama: Ulet papunësia, rriten investimet e huaja. “Shtëpia e re e biznesit do të jetë në një nga kubat e piramidës”

Deklarata është bërë nga ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj gjatë mbledhjes së Këshillit Ekonomik Kombëtar, e cila u zhvillua nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama. Ibrahimaj theksoi se, në këtë “shtëpi” do të mirëpresim bizneset për adresimin e problematikave të tyre, por do të shërbejë edhe si vend për takime të përjavshme të sekretariateve teknike që do të ngrihen në vijim të Këshillit Ekonomik Kombëtar. Sipas saj, tashmë biznesi do të ketë një mbështetje më të madhe për forcën punëtore.
“Propozim që lidhet me trajnimin në vendin e punës të punonjësve në biznese, duam të propozojmë një instrument me qëllim përmbushjen e gjithë nevojave që biznesi ka nevojë për forcë punëtore", u shpreh Ibrahimaj.
Nga ana tjetër, kryeministri Rama deklaroi se ka një rënie të ndjeshme të papunësisë.
“Gjithë kjo situatë pozitive e ekonomisë të reflektohet edhe në një rënie të mëtejshme të papunësisë, në 10.5%”, tha Rama.
2023 është cilësuar si një nga ato vitet që ka shënuar shifrën më të lartë të investimeve të huaja direkte.
“Interes i shtuar në sektorë të energjisë dhe turizmit nga investitorë të huaj”, u shpreh Rama.
Këshilli Ekonomik Kombëtar ka për qëllim institucionalizimin e dialogut mes qeverisë dhe sipërmarrjes në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit në Shqipëri.
Diamila Leka / SCAN
Sondazh

Presidenti Begaj miraton ndryshimet në qeveri – Dekretohet Gonxhja dhe ridekretohet Mete
Me dekret Presidenti Bajram Begaj ka miratuar shkarkimin e Elva Margaritit nga Ministria e Kulturës dhe Ervin Metes nga posti i Ministrit të Financave dhe......

60.8 mln lekë për mirëmbajtjen e TAP - Hapet tenderi për aktivitetet e inspektimit, të nevojshme për identifikimin e problemeve
Mirëmbjatja e tubacionit të gazsjellësit Trans Adriatik në territorin shqiptar pritet të kushtojë rreth 60.8 mln lekë, deri në shtatorin e vitit që vjen.......

Cilat janë sfidat e bizneseve shqiptare? - Anketa e RCC: Largimi i të rinjve të talentuar dhe mungesa e fuqisë punëtore
Paqëndrueshmëria makroekonomike, korrupsioni dhe kriza e migrimit janë problemet kryesore me të cilat përballet biznesi shqiptar. Këtë tregojnë të dhënat më të......

Ku është më e rrezikshme të jesh shofer? - Libani zë vendin e parë, Shqipëria pozicionohet në mes të renditjes
Pa dyshim që drejtuesit e mjeteve, veçanërisht në zonat e pazhvilluara, përballen me problematika të ndryshme. Specialistët e Pozicionimit Global (Global......

Pensionet private, kufij striktë për shoqëritë administruese - Raportim të detyruar në AMF për mjaftueshmërinë e fondeve
Shoqëritë administruese të fondeve të pensioneve private do të jenë të detyruara të kenë një kapital minimal të vetin në fondin që administrojnë, ndërkohë që......

Energjia për klientët në nevojë - Miratohet vendimi për gazin, mbështetja financiare 50–100% e kostove të konsumit
Ndonëse Shqipëria nuk ka ende një treg funksional të gazit natyror, qeveria ka miratuar vendimin për statusin e klientit të nevojë për furnizimin me gaz......

Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin naftën me 2% - SHBA dhe Britania, sulme ushtarake ndaj Houthit në Jemen
Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm, me mbi 2%, në sesionin e fundit të javës, për shkak të rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara dhe......

Leku e mbyll javën në qëndrueshmëri - Euro dhe dollari rriten lehtë përballë monedhës vendase
Java është mbyllur me ndryshime të vogla, në tregun e brendshëm valutor, me euron dhe dollarin që kanë realizuar fitime modeste në raport me lekun. Ndërkohë,......