Shqipëria Postuar më 16 Gusht 2022, 11:49

Bizneset thellojnë borxhet ndaj OSHEE-së - Niveli më i lartë që nga viti 2010, rritje edhe nga institucionet shtetërore dhe ujësjellësit

Nga SCAN TV
Bizneset thellojnë borxhet ndaj OSHEE-së - Niveli më i lartë

80.33 mld lekë është borxhi që konsumatorët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për fatura të papaguara të energjisë, deri në fund të qershorit, duke shënuar një rritje të ndjeshme në raport me fundin e vitit 2021, ku shuma totale arrinte në 78.39 mld lekë. Përveç konsumatorëve familjarë, vlera e faturave të papaguara ka pësuar rritje për të gjitha kategoritë e tjera më konkretisht për bizneset, konsumatorët buxhetorë dhe ata jobuxhetorë.

Por, rritja e pazakontë vihet re te kategoria e biznesit, ku niveli i detyrimeve të prapambetura ka arritur në rreth 12.1 mld lekë, borxhi më i lartë i akumuluar në 12 vitet e fundit.  Në krahasim me fundin e vitit 2021 vlera për fatura të papaguara nga kjo kategori u rrit me 691 mln lekë, teksa që prej vitit 2017 për këtë kategori tendenca e faturave të papaguara ishte në rënie, me përjashtim të vitit 2021, ku përgjatë gjithë vitit u shënua një rritje me 293 mln lekë, në raport me fundin e vitit 2020.

Kjo rritje e moslikujdimit të detyrimeve për energjinë elektrike përkon me periudhën e rritjes së çmimit të energjisë për rreth 7500 biznese, që nga data 1 janar plotësuan kriteret për të dalë në treg të lirë energjie. Për bizneset e lidhur në tensionin 20 KV çmimi u rrit në 18.8 lekë/këh, ndërkohë që për ato të lidhur në tensionin 10 dhe 6 kv në 19.69 lekë/këh.

Ndërkaq, edhe institucionet jobuxhetore, ku bëjnë pjesë kryesisht ujësjellësit rritën ndjeshëm nivelin e borxheve për energjinë, duke akumuluar një vlerë prej 18.1 mld lekë, nga 15.72 mld lekë që ishte deri në fund të vitit të kaluar.

Edhe për këtë kategori, kjo është vlera më e lartë për detyrime të papaguara, të paktën që prej vitit 2010. Sa i takon faturave të institucioneve shtetërore, borxhi ka arritur në  gati 5 mld lekë. Ndërkohë që, konsumatorët familjarë kanë 45.1 mld lekë fatura të palikujduara për energjinë, duke shënuar një rënie me 1.34 mld lekë përgjatë 6-mujorit, në raport me fundin e vitit të kaluar.

Ola Mitre / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=y21r-csvVY4

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat